e enjte, 28 janar 2010

NEVOJA E TREGUT TE PUNES PER VLERA FETARE


Nga Englantina Xh.

Vitet e fundit, sipermarrjet po i kushtojne nje rendesi te vecante menaxhimit te burimeve njerezore. Keto te fundit perbejne nje faktor jo vetem kompetitiv ne lidhje me ambientin e jashtem, por sjellin edhe nje sere vlerash qe te menaxhuara me kujdesin e etikes dhe kompetencen e biznesit, shnderrohen ne nje leve strategjike qe con drejt suksesit.

Studime bashkohore kane treguar qe per te arritur suksesin, nje organizim, duhet te krijoje nje lidhje te forte mes vlerave te fuqise punetore dhe strategjise se sipermarrjes, duke i shkrire ne nje te vetme.

Ne nje realitet te globalizuar, politikat e menaxhimit te burimeve njerezore sa vijne e behen edhe me komplekse per ti bere balle ndryshueshmerise se teknologjise, se kulturave dhe mendesive, te kushteve te tregut, te shijeve te konsumatoreve, per ti bere balle krizave financiare qe kodasin here pas here ekonomine.

Nje nga proceset e menaxhimit te burimeve njerezore eshte perputhja e objektivave individuale te ketyre te fundit me objektivat e organizates ne te cilen bejne ose kane si qellim te bejne pjese. Ne ditet e sotme objektivi kryesor i organizmave ekonomike nuk eshte me ai i prodhimit te fitimit por i sodisfaksionit te objektivave te te gjithe subjekteve (te brendeshme dhe te jashtem) qe mbartin drejtpersedrejte apo terthorazi interesa Vetem keshtu shkohet drejt nje suksesi afatgjate te kompanive. Ky pikveshtim i menaxhimit ka udhezuar menaxheret te dalin nga kornizat e “homo ekonomikus” dhe ti japin rendesine e duhur etikes dhe responsabilitetit. Keshtu, duke qene se cdo organizim ose sipermarrje ekonomike eshte e perbere nga individe, tek burimet njerezore, pervec kompetences qe eshte e padiskutueshme, kerkohet cdo dite e me teper nje bagazh i konsoliduar morali dhe etike per te mbajtur larte flamurin e pergjegjesise sociale. Edhe pse eshte e veshtire te shihet nje lidhje kaq e ngushte mes etikes dhe parase, sot, mbare shoqeria ka me teper se kurre nevoje per prodhimin e kapitaleve nga mendje te shendosha nga ky pikveshtrim (BE ka hartuar nje sere guidash dhe direktivash, te ashtuquajtura Libri i gjelbert apo Libri i Bardhe). Kjo eshte e vetmja zgjidhje per te mos pasuruar me tej listen e gjate te skandaleve ne te katra anet e globit, duke filluar qe nga kompanite e kalibrit te Nike/Adidas e Mikrosoft (shfrytezimi i fuqise punetore, monopolizimi i tregut te softweret-ve) e deri tek kriza e fundit e Dubai World.

Meqe Islami perfshin te gjitha fushat e jetes se individit, s’kishte si te mos parashikonte direktiva qe te disiplinonin sjelljen e njeriut ne marredhenie pune, cfaredoqofte pozita e tij ne brendesi te nje organizimi ekonomik (drejtues, sipermarres apo punetor i thjeshte). Ne fakt, burimet njerezore ne fene islame, karakterizohen nga veti qe sic do shohim nga analiza e meposhtme, mund te sjellin vetem vlere te shtuar per biznesin, vlera qe perputhem plotesisht me etikat bashkohore qe pretendohet te aderohen nga sipermarrjet.

Nder te tjera, jane 4 principe shume te rendesishme qe filozofia islame ve ne dispozicion te njeriut, per te lejuar qe ky i fundit te kete nje sjellje etike ne biznes dhe jo vetem. “Uniciteti”, “Ekuilibri”, “Zgjedhja e lire” dhe “Pergjegjesia”, perbejne sistemin baze te sjelljes se besimtarit.

Principi i Unicitetit konsiston ne lidhjen e vecante dhe te drejtpersedrejti qe besimtari ka me Zotin, dhe vetekoshienca e pranise se Tij ne cdo moment dhe kudo qe njeriu ndodhet. Besimtari pranon Zotin si fuqia dhe energjia me e larte qe ekziston dhe i nenshtrohet Atij ne cdo veprim dhe vendim. Keshtu ne mendjen e tij krijohet nje sensacion i vecante i shoqerise qe e rrethon, ku “tensioni” qe e karakterizon con drejt harmonise mes idese se supremacise hyjnore dhe ambientit politik, economik, social.

Nderkohe qe Uniciteti krijonte lidhjen vertikale te besimtarit me Krijuesin, Ekuilibri, qe shpreh nje dimension horizontal, perfshin gjithe vlerat etiko-morale qe berbejne bazen e struktures se cdo ambienti. Keto vlera karakterizohen nga nje elasticitet llogjik per ti bere balle evolucionit dhe adaptimit te kontekseve ne ndryshim te vazhdueshem. Ne ekonomi, Ekuilibri udhezon njeriun ne raportin me dinamikat e prodhimit, te konsumit dhe te distribucionit duke i dhene perparesi objektivave primare. Ne nje ambient pune, individi duke patur si qellim arritjen e ekuilibrit, ben te pamunduren per arritjen e nje harmonie me komponentet e tjere.

Nga ana tjeter, sipas Islamit, njeriu eshte plotesisht i lire te ndermarre vendime dhe te shprehe idete etij. Ne te njejten kohe te gjitha rezultatet ose me mire pergjegjesia e rezultateve qe derivojne nga kjo Zgjedhje e lire, i peson ai vete ne rradhe te pare. Keshtu edhe pse fuqia hyjnore eshte sunduese mbi gjithcka, njeriut i eshte lene liri ne zgjedhjet e tij. Sipas islamit liria individuale dhe liria kolektive lidhen nepermjet ures se koshiencen sociale dhe pergjegjesise, dhe ata qe kane keto virtyte jane me te ngritur tek Zoti i tyre.

Spontanisht kalojme tek principi i “Pergjegjesise individuale”, e cila percaktohet pikerisht nga kornizat e lirise individuale dhe domosdoshmerise se respektimit te te gjithe elementeve qe perbejne ambientin qe na rrethon. Keshtu, ne islam, konflikti mes mireqenies individuale dhe mireqenies kolektive humb kuptimin e tij, duke u zevendesuar nga nje interdipendence mes dy nocioneve. Pikerisht per kete duhen kosideruar te unifikuara per te prodhuar nje rizultat te perbashket solidal. Ne fakt, liria individuale arrin kulmin e saj, kur individi perjeton ekzistencen e tij duke u bere koshient per rolin qe ai dhe gjithe te tjeret duhet te luajne per mireqenien sociale. Vetem keshtu njeriu mund te jete i cliruar nga skllaveria e ndjenjave dhe emozionet e demshme sic jane egoismi, koprracia, manipulimi etj.

Keto principe, jane te lidhura shume ngushte me njera tjeren, dhe arritja e tyre eshte ne varesi reciproke. Biznesmeni apo punetori i thjeshte mysliman, kerkon cdo dite e me teper arritjen e ketij ekuilibri te ketij sistemi principesh, ekuiliber qe perben obiektivin kryesor te ekzistences se tij, duke e udhezuar drejt sjelljeve dhe vlerave universale.

Tani, le te thyejme disa mendesi te gabuara mbi fuqine punetore praktikante te fese islame.

Nuk jane te pakte ata qe mendojne se myslimanet nuk i kushtojne rendesi punes dhe arsimit, por i dedikohen vetem adhurimit te Zotit te tyre duke e cuar kohen duke u falur neper xhami. Kjo nuk eshte aspak e vertete, sepse pike se pari cdo opinion duhet te bazohet mbi njohuri te shendosha dhe jo mbi supozime dhe hamendje boshe. Pike se dyti ne Islam parazitlleku eshte rreptesisht i denuar si nga Kurani ashtu edhe nga tradita profetike. Filozofia islame fton njeriun ti perkushtohet me vullnet dhe ndershmeri punes dhe dijes te cilat konsiderohen si garantet me te fuqishem te mireqenies si ne kete jete ashtu edhe ne tjetren. Asnje besimtar me besim te shendoshe nuk do kompromentonte nje vend ne Parajse (Xhennet) me parazitllekun, manipulimin dhe korrupsionin ne jeten tokesore.

Mendesia tjeter e gabuar eshte ajo qe bazohet ne ponimin qe: myslimanet jane te drejte me myslimane por jo me njerezit e feve te tjera apo ateistet! Islami i kushton nje rendesi shume te vecante drejtesise ne marredheniet e myslimaneve me njeri tjetrin dhe me jomyslimanet. Ne islam jane te denueshme ndjenjat apo veprimet rraziste. Ne realitetin qe po jetojme, ata qe po diskriminohen jane pikerisht myslimanet. Kjo ndjenje e injektuar nga propagandat e mediave, ka cuar ne rritjen e solidaritetit edhe ne marredhenie pune te myslimaneve me njeri tjetrin. Pikerisht per kete, ne kompanite qe udhehiqen nga titullare te fese islame, i jepet precedence punesismit te individeve qe pervec kompetences profesionale te jene edhe besimtare: si shembull po sjell diskriminimin e vajzave mbartese te veshjes islame, te cilat perbuzen nga tregu i punes (sidomos ne administraten publike) edhe megjithese kane formimin arsimor dhe profesional te kerkuar. Ne fakt, ne lidhje me gruan myslimane, ka nje sere mendesish te tjera te gabuara sic jane; grate myslimane nuk arsimohen apo qe jetojne plotesisht nen vartesine e burrave (ku jane keta te fundit qe i kushtezojne dhe i ndrydhin ne jeten e tyre sociale dhe intelektuale). Ne lidhje me kete, arsimimit dhe formimit intelektual te gruas Islami i kushton nje rendesi te vecante, sepse ajo konsiderohet si edukatorja kryesore e femijeve dhe si rezultat i brezit te ri. Keshtu, realiteti verteton qe universitetet ne Shqiperi jane plote me te rinj dhe te reja myslimane qe presin vetem te behen pjese aktive e ekonomise se vendit duke shfaqur potencialin e tyre pjellor dhe jo te shterpe sic mendojne mendje te pa informuara. Nga ana tjeter, sigurisht qe ka realitete si per shembull ne disa vende arabe apo ne te ashtuquajtura islame, ku vihet re nje nivel shume skars i arsimimit ne vecanti te gruas. Studjues te kalibrin internacional, kane vertetuar qe keto jane thjesht rezultat i kultures tribale-patriakale dhe keqinterpretimit te principeve fetare. Keto te fundit bejne qe te hasim raste sporadike jo te pelqyeshme dhe ne shoqerine tone, prandaj le te gjykojme objektivisht mbi islamin dhe mos i pergjithesojme. Secili duhet ta liroje mendjen dhe mendimin nga skllaveria e mediave dhe injorances te cilat, sic thote Tariq Ramadan, na bombardone me informazione duke mos na informuar ne te vertete dhe duke mos incentivuar diskutimet dhe debatet mbi shkaqet dhe pasojat e fakteve te caktuara. Duhet, vazhdon z. Ramadan, ti paraqesim ne keto te fundit sepse eshte e drejte themelore e te gjitheve, per mos tu bere viktime e propagandave qe kane per qellim te nxjerrin padrejtesisht, islamin ne drite te keqe.

Gjithashtu, ne marredhenie pune, edhe megjithese lejohet gjerarkia e funksioneve dhe roleve, Islami ka si objektiv vendosjen e ekuilibrit mes niveleve te ndryshme dhe repsektimi i ndryshueshmerise se perberesve te kolektivit. Ne fakt, ka shume hadithe qe disiplinojne me perpikmeri, vecanerisht sjelljen e siperoreve mbi punetoret nen vartesine e tyre, sepse pikerisht ketu gjen me teper praktikim abuzimi i pushtetit (Profeti a.s predikonte nepermjet islamit zhdukjen e sllaverise). Nga ana tjeter, Islami incentivon punetoret te organizohen ne mbrojtjen e te drejtave te tyre (sindakatat e sotme): keshtu profetti a.s fton myslimanet te ndihmojne njeri tjetrin ne parandalimin e shtypesve te te drejtave.

Nje mendesi tjeter e gabuar bredh neper opinione dhe konsiston ne faktin se mendohet qe myslimanet, jeten dhe idete e tyre i bazojne tek nje guide normash dhe vlerash te prapambetura per realitetin ku jetojme. Gjithashtu mendohet qe jane shume pak flesibel per tju pershtatur ndryshimeve dhe te rejave qe karakterizojne shoqerine ne pergjithesi dhe jeten ekonomike ne vecanti. Ne lidhje me kete realiteti po tregon te kunderten. Ne arenen nderkombetare flitet cdo dite e me teper per nje sistem te plote dhe te sofistikuar te ekonomise islamike; rrjeti i bankave dhe dritareve islamike sa vjen e dendesohet; kompanite qe mbajne lart flamurin e etikes islame po korrin suksese ne te katra anet e globit; titujt islamike ne bursa qendrojne ne vendet e para per nga vlera dhe stabiliteti. Islami ka predikuar qe 16 shekuj me pare futjen e etikes dhe pergjegjesise sociale ne biznes. Sot gjithe bota, mbas gjithe skandaleve te multinacionaleve skllavpronare dhe bancave manipuluese po kerkon me shume veshtiresi ti imponoje kompanive guida mbi adaptimin e kodeve etike ne menaxhimin e fuqise punetore dhe mbrojtjen e interesave te konsumatoreve.. Islami, me imponimin e trasparences ka mbrojtur gjithnje interesat e ketyre te fundit, ndersa punetoreve i ka dhene shekuj me pare te drejtat sindakale. Shume banca perendimore, per te dale nga kriza, po praktikojne dhenien e kredive pa interes duke kopjuar principet islame, etj.

Per te perforcuar me tej koerencen e principeve islame ne ekonomi, konceptit te Kontrollit te brendshem (Internal Auditing), i eshte dhene jete me kohe ne ekonomine islame. Kompanite ne te gjithe boten po investojne shifra marramendese ne kete drejtim, ndersa. Keshtu, principi i Unitetit dhe i Ekuilibrit, duke u aplikuar ne te gjitha raportet mes organizimit dhe kapitalit njerezor shpien ne forcimin e besimit reciprok, ndershmerise dhe respektimit te interesave te komponenteve duke ndertuar skeletin e nje Internal Auditing-ut “islamik” te suksesshem dhe modern.

Si perfundim do te shtoja qe principet fetare nuk demtojne ekonomine ne teresi dhe as bizneset ne detaj. Vlerat islame, kompletojne me tej karakterin dhe profesionalitetin e individeve qe i mbartin, duke prodhuar vetem vlere te shtuar per sipermarrjet e ndryshme ne vecanti dhe per shoqerine ne teresi. Lufta kundrejt paragjykimeve dhe propagandave qellimkeqija duhet te intensifikohet per ti hapur dyert e kompanive burimeve njerezore myslimane.



Brescia, me 24/12/2009

e shtunë, 23 janar 2010

Pse nguroj ta coj femijen tim ne Medrese


Nga Furkani

Edukimi i brezave dhe formimi i tyre ne menyre racionale dhe strategjike ka sjell qe shpesh ose mbase gjithmone te ndertohen shoqeri dhe rilindin shtete deri ne superioritet ekonomik dhe kulturor. Investimet kolosale dhe shume strategjike te bera nga vende si Japonia mbas luftes se dyte boterore dhe India se fundi ben qe suksesi i tyre te jete i dukshem ne nje kohe relativisht te shkurter. Sigurisht te investosh ne arsim sot dhe ta kthesh ate ne nje komoditet komercial apo aset te kerkuar ne nje treg global dinamik kerkon ekspertize, tradite, profesionalisem dhe strategji. Nuk eshte cudi qe keto elemente kane bere qe arsimi ne Mbreterine e Bashkuar te jete nje nder burimet kryesore te fitimit dhe jo konsumit ne ekonomine e vendit.

Megjithate edukimi nuk ka si qellim fitimin dhe ky do te ishte elementi i fundit qe mbase duhet permendur, por synimi kryesor i tij qendron ne krijimin dhe formimin e individitit per te perballuar dhe drejtuar problematikat e kohes. Ajo shoqeri qe nuk di ti perceptoje dhe parashikoje drejt kontekstet sociale, politike, por dhe filozofite e zhvillimit, rrezikon te prodhoje injorance te certifikuar, gje qe po rrezikon te ndodhe dhe me edukimin sa publik por dhe privat ne Shqiperi. Ne fakt ky shkrim ka tjeter qellim dhe synon te evidentoje nje tjeter dinamike te problemit te arsimit Shqiptar – ai i arsimit fetar dhe me konkretisht te analizoje medresene shqiptare dhe filozofine e saj nga nje shikim shume i percipte qe me se shumti niset nga nje shqetesim permanent intelektual por dhe social.

Shqetesimi lidhet me reagimin dhe format e reagimit qe sot shume muslimane shqiptare ndermarrin ndaj fenomeneve sociale ne pergjithesi, por dhe te islamofobise ne vecanti. Po e nis analizen e ketij problemi tek Medreseja shqiptare duke ditur se ai brez qe me se shumti reagon sot nuk i perket ketij edukimi por nje brezi me se shumti i edukuar ne menyre sporadike dhe jo te strukturar, pa forme dhe subjekt, me shume i veteorientuar sesa i mirorganizuar, shume pasionant dhe pak racional. Pa dyshim, keto dhe shume faktore te tjere bejne qe reagimet shpesh te karakterizohen nga keqperceptimi, keqinterpretimi i faktoreve dhe aktoreve, mungesen e debatit dhe keqkuptimi per te, mungesa e ndjeshmerise, mos njohja e realiteteve jashte komunitetit, agresivitet dhe shpesh here dhe papjekuri. Sigurisht qe per fenomenin e keqreagimit ka faktore subjektive dhe objektive. Dhe pikerisht ne kete rafsh mungesa e nje edukimi cilesor fetar (e nenvizoj edukim dhe jo kulture fetare) mund te jete nje faktor krejtesisht objektiv.

Kush do te ishte pra nje mekanizem afatgjate qe do te prodhonte nje brez i cili nuk do te bente gabimet e parardheseve te tij. Pa dyshim shkollimi apo medreseja ne rastin konkret do te ishte nje alternative dinjitoze. Kur flasim per reagimin ketu nuk duhen pasur parasysh vetem replikat shkencore, publike apo tifozeria e mendimeve. Reagimi ne kete rast eshte ofrimi i alternativave dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete sipas filozofise dhe metodologjise islame. Nga ana tjeter, keq reagimi (pra mungesa e etikes) eshte pasoje mbi te gjitha qe tregon mungesen e edukimit fetar. Nje handikap te tille do ta mbulonte sado pak nje medrese profesionale.

Dilema qendron, a eshte e afte Medreseja shqiptare qe te themeloje nje brez te tille intelektualesh, mendimtaresh dhe pse jo deri dhe formimin e lidereve sa fetare dhe politike. Kujtojme qe Kryeministri aktual Turk vjen nga nje shkollim i tille. Pa dyshim qe pyetja eshte shume e gjere dhe do te kerkonte nje analize empirike te bazuar ne statistika per ti dhene nje pergjigje sa me te sakte. Por ne situaten qe flasim indikatoret, te bazuar ne nje observim te shpejte, nuk jane shume premtues.

Se pari, ne pergjithesi sistemi arsimor shqiptar eshte ne nje tranzicion te vazhdueshem dhe kjo gje padyshim ka influencuar dhe ne medresene shqiptare. Se dyti, ka nje inkoherence dhe ndryshim mjaft te shpejte te menaxhimit dhe filozofise se mesimdhenies ne medrese. Nese deri ne vitet 2005 medreseja kishte nje karakter te theksuar fetar dhe pak e orientuar ne shkencat pozitive sot balanca eshte permbysur. Pra medreseja po i ngjan me shume nje kolegji profesional ku nxenesit po mesojne edhe disa lende fetare. Medreseja pra nese ne konceptin e arsimit modern do te konsiderohej nje shkolle profesionale ku nxenesit nder te tjera specializohen ose i referohen me shume nje profesioni te caktuar, duket te jete teresisht jashte ketij pozicioni apo roli shoqeror. Pra shkolla profesionale ka si qellim te plotesoje ato boshlleqe te lena nga pjesa tjeter e sistemi arsimor. Me pak fjale nese ne sistemin publik nuk ka shkolla, lende apo dege per arsmimin fetar kjo duhet te plotesohej nga medreseja.

Se treti, harta e shperndarjes dhe organizimit te medreseve ne Shqiperi te jep me shume pershtypjen e nje konglomerati garnizonesh ku secili ka autonimine e tij sipas bimbashit qe e drejton. Nese shkon ne nje medrese dhe kerkon te shohesh filozofine e saj mos mendo se do te kuptosh strukturen dhe botkuptimin e tjetres. Pra ka mungese origjinaliteti, kohezioni dhe strukturimi te filozofise se mesimdhenies ne teresi.

Se katerti, medreseja nuk ka nje vije lineare ne programin e vet arsimor dhe copezimi dhe pjesezimi i saj ne metoda me karakter me shume gjeografik sesa teorik si metoda arabo egjiptiane, kuvajtiane, saudite, turke (dhe ketu nuk po perfshij grupet turkofile) apo nje kokteil i te gjithave nga pak, pervec faktit qe nuk po arrin te krijoje nje tradite te saj, por po rezikon te prodhoje breza te pa plotesuar, kontradiktor dhe te paqarte per te ardhmen e tyre. Pra me shume gjasa nje medresist mund te kuptoje me mire kontekstin turk apo arab se sa ate Shqiptar. Dhe pa dyshim kjo mund te krijoje frustacione te botkuptimit qe me pas reflektohen ne ndertimin e karakterit te medresistit ne vecanti por dhe te komunitetit te muslimaneve ne pergjithesi.

Se pesti, qe eshte dhe me shqetesuese, eshte pikerisht mesimdhenia apo individet qe zgjidhen te japin mesim ne medrese. Te gjithe elementet qe nga kushtet e perzgjedhjes, formimit pedagogjik, por dhe te lendes, kurrikuluma, eksperienca, integriteti, pagesat dhe perceptimi i sakte i stafit pedagogjik per realitetin formojne amalgamen kryesore te problemit atje.

Se gjashti, disiplina fizike e trupezuar dhe ne nje disiplinim te zhvillimit intelektual duket se po prodhon nje brez apatik dhe konformist. Pra liria intelektuale duhet mbrujtur shume mire ne metodikat e mesimdhenies dhe dhene prioritet. Sot kemi shume nevoje per nje brez me ide, kreative, krenar dhe vizionar ne nje situate te renduar dhe te mbushur me steriotipe ndaj muslimaneve dhe islamit. Do te ishte ideale qe medreseja shqiptare te kishte revisten e saj, gazeten dhe faqen e internetit. Sigurisht do te na gezonte fakti kur nje NGO aktive ne Shqiperi do te drejtohej nga nje ish medresist. Pa dyshim do te ishte shume shpredhenese nese do te shikonim disa medresiste te veshur ne menyre estetike te mernin persiper dhe te reagonin ne menyre shume civile per te drejtat e tyre shoqerore apo dhe bashkmoshatareve te tyre ne shkollat e tjera publike ne Shqiperi. Sot mungojne klubet kulturore, artistike apo dhe sportive ne keto shkolla.

Ne perfundimi, shqetesimi i ngritur ngelet po i tille, dhe komuniteti muslimaneve ngelet teresish jetim ne kaosin e tij ideor dhe social. Dhe ato insitutcione kryesore, sic eshte edhe medreseja nga e cila pritet qe jo vetem te percillet nje ndertim fetar, por mbi te gjitha te ndertohet nje brezi i afte per te perballuar sfidat komplekse, duket te jane ende ne gjetjen e identitetit te tyre. Per kete qellim une nguroj ta coj femijen tim ne medrese.

e diel, 17 janar 2010

Duaji edhe ata qe te fyejne


Hamza Jusuf bisedon me Nazim Baksh rreth kërkimit për virtyt, bukuri dhe dashuri në një kohë urrejtje, armiqësie dhe zemërimi.


Nazim Baksh
Përgjigjja e përshtatshme për ata që shajnë fenë tuaj është t’iu përgjigjesh me të njëjtën mënyrë. Megjithatë pozita më e vitytshme mbetet të falësh. Siç e dimë falja, pavarësisht se ka më pak virtyt duke e krahasuar me dashurinë, mund të çoj në dashuri. Nga përkufizimi dashuria nuk ka nevojë për falje. Ajo çka sot shumë muslimanë duket se e kanë harruar është se feja jona është fe e dashurisë dhe Profeti jonë paqja dhe bekimet e Zotit qoftë mbi të, ishte Habib, i dashur. Atëherë si mundet dashuria, virtyt përcaktues i bashkësis tonë, të zëvendësohet prej dëshirës për të ndrequr gabimet, apo për të ndëshkuar në vend të faljes?

Hamza Jusuf
Kjo është si rezultat i muslimanëve që e shohin veten si viktima. Viktimizimi është një mentalitet disfatist. Eshtë mentalitet i pafuqisë.
Fjala viktimë vjen nga latinishtja “victima“ e cila bart në vetë idenë e dikujt që vuan lëndim, humbje apo vdekje në sajë të një sipërmarrje vullnetare. Me fjalë të tjera, viktimë e vetë veprimeve të veta. Muslimanët kurrë nuk kanë patur një mentalitet të viktimizimit. Prej prespektivës metafizike, e cila është gjithmonë prespektiva e parë dhe themelorja e një muslimani, nuk mund të ketë asnjë viktimë.
Ne besojmë se gjithë vuajtjet kanë një vlerë shpërblyese.

Nazim Baksh
Nëse tendenca mes muslimanëve është të vëzhguarit e veteve si viktima, të cilat shfaqen për mua si një rënie prej mirësisë, çfarë virtyti na duhet të kultivojmë për të përjashtuar apo lënë mënjanë këtë gjendje mendore dhe fizike, në të cilën e gjejmë veten?

Hamza Jusuf
Virtyti i durimit po humbet. Durimi është virtyti i parë pas teubes (pendimit). Dijetarët e hershëm muslimanë e konsideronin durimin si makam apo stacionin e parë në botën e virtytit në të cilën njeriu ka hyrë.
Durimi në Islam do të thotë durim në mes të fatkeqësisë. Një njeri duhet të tregohet i duruar në ç’do gjë që e lëndon apo e godet. Durim do të thotë të mos humbasësh mënyrën e të sjellurit apo vetëpërmbajtjen. Nëse do të shohim tek jeta e Profetit Muhammed a.s., nuk do të gjejmë asnjëherë dalje jashtë kontrollit apo mospërmbajtje. Durimi ishte shenjë dalluese e karakterit të tij. Ai ishte “i buti”, e cila është një prej kuptimeve të halim: ue kane ahlemen-nas. Ai ishte më i buti i njerëzisë. Asgjë nuk e ç’fazojë atë as së brendshmi as së jashtmi pasi ai ishte me Allahun në gjithë gjendjet e tij.

Nazim Baksh
Durimi është një virtyt i bukur…e vajtimi i Profetit Jakub … “fa sabren xhemil”. Shfaqet se durimi nuk është virtyt i izoluar, por më shumë është i lidhur me një varg virtytesh. A u duhet muslimanëve të fokusohen mbi këtë virtyt në këmbim të vityteve të tjera?

Hamza Jusuf
Virtytet tradicionale të një qenie njerëzore ishin katër dhe Kadi Ibn Al Arabi i konsideroi ato si virtyte të rëndësishme apo si ummahatul fadaa’il për tërë njerëzimin. Ato janë: maturia, guximi, përmbajtja dhe drejtësia.
Maturia apo më mirë dituria praktike dhe guximi janë cilësi përcaktuese të Profetit a.s. Ai ka thënë se Zoti e do trimërinë madje edhe në vrasjen e një gjarpri të rrezikshëm.
Përmbajtja është aftësia për të kontrolluar veten. Mospërmbajtja, shenjë dalluese e mungesës së vetëpërmbajtjes, thuhet se ndodh kur njeriu është i paaftë për të kontrolluar veten. Në mjekësinë moderne përdoret kur dikush nuk mund të kontrollojë urinën e hollë apo të trashë. Por jo shumë kohë më parë, fjala mospërmbajtje nënkuptonte një person që nuk është i aftë të kontrollojë temperamentin, dëshirën apo etjen e tij seksuale. Përmbajtja është virtyt moral që zbut etjen e dikujt në përputhje me maturinë. Në kulturën e hershme muslimane, mbi etikën Islame, drejtësia konsiderohej e pamundur pa virtytet e maturisë, trimërisë dhe përmbajtjes.
Bujaria si virtyt rrjedh prej trimërisë sepse një personi bujar i duhet të jetë i guximshëm përballë varfërisë. Po ashtu, thjeshtësia e ka prejardhjen nga të përmbajturit, pasi njeriu i thjeshtë shpesh e frenon dëshirën për t’u mburrur dhe për t’u reklamuar pasi ai apo ajo i shohin talentet dhe arritjet e tyre si dhuratë prej Allahut dhe jo prej vetes.
Durimi si virtyt i bashkangjitet virtytit të guximit pasi durimtari ka guximin të duroj vështirësitë.
Kështu ‘hilm’ (nga e cila del ‘halim’), shpesh e përkthyer si vetëpërmbajtje, durim apo butësi, është vrenjtur në shoqërinë tonë. Ende mbetet virtyti që ne kemi nevojë për të frenuar emocionin e fuqishëm të inatit. Inati i papërmbajtshëm shpesh çon në mllef dhe mllefi mund të çoj në dhunë brenda nuancave të saj të shumta.

Pararendësit tanë janë shquar për një shkallë të lartë durimi, ndërsa një numër i madh prej nesh karakterizohen nga një shkallë e lartë inati, zemërimi, urrejtje, mllefi dhe tërbimi. Këto janë emocione negative, të cilat na dalin si pengesë për të jetuar një jetë të vitytshme.
Njeriu duhet të duroj fatkeqësitë, sprovat, vështirësitë, mundimet, vuajtjet, nëqoftëse përballet me to. I duruari nuk duhet të pikëllohet apo të merakoset, pasi çfarëdo sprove ta godasi, sigurisht nuk duhet ta çoj atë kah humbjes së kontrollit të sjelljes apo adab.
Siç e dini Adab është çdo gjë.
Allahu thotë në Kur’an: “Isbiru uas-sabiru” . “Kini durim dhe përgëzoheni njëri-tjetrin me durim.” Bukuria e durimit qëndron se “inallahe me’as-sabirin’, ‘Allahu është me durimtarët.’ Nëqoftëse ke Zotin nga ana jote ti gjithmonë do të jesh fitimtar. Allahu thotë në Kur’an ‘Ista’inu bi sabri ue salat.’Isti’aana është një folje vetvetore arabe ‘aana është ‘të ndihmosh vetveten’. Allahu na tregon se si t’i mbrojmë vetet tona me durim dhe falje. Kjo është mahnitëse pasi Profeti a.s. ka thënë, ‘nëse kërkoni ndihmë, kërkoni ndihmë vetëm nga Zoti’. Po ashtu Allahu thotë në Kur’an: ista’inu bi sabri ue salat.
Kjo do të thotë të gjesh ndihmë tek durimi dhe falja sepse këto janë mjetet, të cilat Allahu u ka dhënë juve që të kërkoni ndihmë vetëm prej Atij. Atëherë si mundet njeriu t’a shohi veten si viktimë, kur fatkeqësitë, sprovat dhe vështirësitë janë përfundimisht provime nga Allahu.
Kjo nuk do të thotë se bota është e lirë nga sulmi dhe se viktimat befas janë fashitur. Ajo çka po them, lidhet me psikologjinë e njeriut për tu përballur me vështirësinë. Ligji i shenjtë ka dy perspektiva kur shohim në veprat e agresionit që janë kryer nga njëra palë kundrejt palës tjetër. Kur analizohet prej kompetencave përkatëse, urdhëresa është kërkimi i drejtësisë. Megjithatë prej perspektivës së atij që është në gabim, nuk duhet të kërkohet drejtësi, por në vend të saj të kërkohet falje.
Falja, ‘afua, ndjesa nuk është cilësi e autoritetit. Gjykata nuk është krijuar për falje. Eshtë paditësi ai që kërkon falje, nëqoftëse do të bëhet ndonjë falje. Falja nuk vjen nga Kadiu apo gjykatësi. Gjykata është e krijuar për të vënë drejtësi, por Islami na porosit që të mos shkojmë atje fillimisht sepse ‘me çfarë kriteresh gjykon, po ashtu do të gjykohesh.’ Kjo është çështja. Nëse ti dëshiron drejtësi, apo nëqoftëse do Zotin, Gjykatësin Suprem të të gjitha çështjeve, ji i drejtë ti së pari, atëherë duhet ta dini se Zoti juaj do të përdori të njëjtat kritere me ty.
Askush nuk lutet ditën e Arafatit (ditë e veçantë gjatë haxhit): “O Zot, ji i drejtë me mua.” Por do t’i dëgjosh duke qarë: “O Allah më fal mua, ki mëshirë për mua, ki dhemshuri për mua, mos i vër re gabimet e mia.” Në të njëjtën kohë, të njëjtët persona nuk kanë dëshirën për të falur, të kenë mëshirë dhe keqardhje për krijesat e tjera të Zotit.
Ne nuk jemi një popull, që ka nevojë të dojë njerëzit mëkatarë. Duhet t’i urrejmë veprat e këqija, por në të njëjtën kohë ne duhet të duam udhëzim për ta, sepse edhe ata janë krijesa të Zotit edhe ata janë sjellë nga i njëjti Zot që na solli edhe ne. Allahu thotë në Kur’an “Ne i bënë disa prej jush, mundim për të tjerët, a do të tregoni atëherë durim.” Me fjalë të tjera, Zoti krijoi skenarin, pastaj pyeti: “A nuk do të tregoni durim?” A do ti nënshtroheni dëshirës së papërmbajtur për hakmarrje për të arritur një stacion më të lartë i ngritur mbi bidjen se ju do të faleni nga Zoti vetëm nëse do të mund të arrish ti falësh të tjerët?

Nazm Baksh
Imam Al-Ghazali dhe Miskauajh-iu më parë në Tahdhib el akhal-in e tij, kanë diskutuar sesi këto virtyte për të qenë të dobishme, duhet të jenë në harmoni. Për ndryshe, virtytet do të degjenerojnë në vese. A mendoni se ekzistojnë sot këto virtyte mes muslimanëve, por që janë të pabalancuara? Si për shembull, arabët në kohën e Profetit a.s. kishin guxim, por ky virtyt pa drejtësi ishte mburrje. Maturia pa drejtësi është thjesht dinakëri. A mendoni se muslimanët po kërkojnë me ngulm për drejtësi, ndërsa kanë përfshirë virtytet e përmbajtjes dhe të maturisë?

Hamza Jusuf
Po. Muslimanët e duan trimërinë dhe drejtësinë por nuk duan vetëpërmbajtjen dhe maturinë. Të katërt virtytet kanë lidhje me katër gjendje shpirtërore në trup. Sëmundja trupore është e lidhur me sëmundjen shpirtërore kur këto të katërta janë të pabalancuara, ndodh sëmundja shpirtërore dhe morale. Kështu kur trimëria është virtyt i vetëm, nuk ekziston më maturia.
Kur veproni me trimëri por pamaturi, kjo nuk është më trimëri por gjaknxehtësi, veprim i rrëmbyer. Shfaqet si trimëri por që nuk është. Një person që është moralisht i paaftë për të kontrolluar etjen e tij ka mospërmbajtje dhe në këtë mënyrë ai nuk mund të jetë i matur dhe as guximtar, pasi pjesë e guximit është përmbajtja e vetes kur nevojitet. Imam Gazali thotë se guximi gjendet midis dy ekstreme, rrëmbyeshmërisë dhe burracakërisë.
E njëjta qëndron edhe për mospërmbajtjen.
Personi që nuk ka deshira nuk është një person i përmbajtur por një person i dobët, po ashtu edhe kjo është sëmundje. Dikush mund të ketë mjaft mendjemprehtë si, shkathtësi, por e përdor atë për grumbullimin e sasisë së madhe të pasurisë. Ky nuk është një njeri i matur por një njeri dinak apo i zgjuar. Maturia ndodhet midis ekstremeve të trashësisë dhe dinakërisë apo asaj çka arabët e quajnë makr. Maakir është ai i cili është sprovuar me të njëjtin kusht që e shqetësoj Iblisin maakir, dinakun.

Pika më interesante për t’u përmendur rreth katër virtyteve është se ju o I merrni të gjitha apo nuk i merrni fare ato. Kjo është një paketë e përgjithshme. Ekziston një argument i fortë mes moralistëve se drejtësia është rezultat i tre të parave duke qenë në balancë të përsosur.

Nazim Baksh
اfarë është Miskauajh?

Hamza Jusuf
Po. Miskauajhi dhe Aristoteli po ashtu.
Ajo çka kam kuptuar është se njerëzit që nuk kanë durim shpesh drejtohen prej ankthit dhe priren të sillen sikur mund të kontrollojnë përfundimin e ngjarjeve në jetët e tyre.
Ata po ashtu mendojnë se fati është në duart e tyre.
Ata pohojnë se nëse e vepron këtë dhe këtë do të arrish pushtet, sikur të kishim aftësinë e fuqizimit të veteve tona. Shumë prej lëvizjeve bashkëkohore Islame duket se po mendojnë se pa gjendje-fuqie është e pamundur të arrihet një shoqëri Islame morale dhe etike. Pse mendoni se ky është rasti ?
Mendoj se viktimizimi është rezultat i pafuqisë.
اështja është se pafuqia është gjendja jonë. Pafuqia është gjendje e mirë, jo e keqe, pasi gjithë pushteti i takon vetëm Zotit dhe Ai mund t’iu bëj juve të fuqishëm apo të pafuqishëm.
Do t’iu jap një shembull.
Nëse shkoni brenda Pallatit Alhambra në Granada, do të shihni të shkruar kudo al’izu-lilah që do të thotë fuqia, madhështia dhe pushteti është vetëm i Zotit. Papritur gjendeni në fund të dhomës së fundit ku thuhet a’izu li meulana Abi.
‘Abdillah apo pushteti dhe autoriteti është me mbrojtësin Abu Abdullah, khalifi i fundit i Andaluzisë apo ajo çka quhet tani Spanja jugore. Kështu fillon me pushtetin dhe fuqinë që i takon vetëm Zotit dhe përfundon me pushtetin, fuqinë dhe madhështinë që i përket udhëheqësin tonë Ebu Abdillah
اështja këtu është nëse do pushtet, Zoti nuk ta jep atë dhe nëse dëshiron të jesh i papushtet për hir të Zotit, Zoti do të fuqizojë ty. Kjo është thjesht mënyra sesi funksionojnë gjërat dhe këtu po flas për njerëzit e Zotit.

Allahu e ka ndarë botën në dy lloje njerëzish - të përqëndruarit tek Zoti dhe të përqëndruarit tjetërkund pos Zotit.
Njerëzit që përqëndrohen tek Zoti gjithmonë do të ndjekin disa parime dhe Zoti gjithmonë do t’u japi atyre të njëjtin rezultat. Njerëzit që mendojnë se janë të përqëndruar tek Zoti, por në fakt janë përqëndruar te të tjerë përveç se Zotit asnjëherë nuk do të kenë sukses nga Zoti. Arsyeja është se nëse ata me të vërtetë e kanë suksesin prej Zotit, do të përfundojnë duke e turpëruar fenë e Zotit me pretendimin se janë njerëzit e Zotit.
Ekzistojnë shumë njerëz të jashtëm fetarë në planet që mendojnë se janë njerëzit e Zotit dhe ata ndihen të dështuar kur atyre u mohohet fitorja.

Kjo u shkakton atyre shpesh të inatosen dhe t’i shohin metodat e tyre duke u bërë shumë e më shumë të dëshpëruar.
Ata arrijnë të pranojnë se atyre nuk u është dhënë autoriteti pasi me të vërtetë ata nuk janë të përqëndruar tek Zoti. Në vend të kësaj ata janë të përqëndruar në pushtetin tokësor, të cilët janë të vetëkënaqur dhe egocentrikë me arrogancën e tyre, mendojnë se janë të drejtë ndërsa çdokush tjetër është në gabim.
Ajeti në Kur’an që përmbledh këtë çështje është tek surja Bekare. Allahu thotë: “Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?”
Ibn Xhuzej el Kalbi thotë: aslama uajhahu do të thotë ai i cili nënshtron tërë qenien e tij kah Zoti, është ihsan apo përsosmëri në të adhuruar. Kur njeriu është në një gjendje nënshtrimi - ue hue muhsinun - çdogjë që vjen prej tij është e bukur dhe e vitytshme. Ihsan-etika, virtyti, bukuria, përsosmëria – tregojnë se njeriu do të ketë shpërblimin e tij nga Zoti. Kjo nuk është nga Zoti i një religjioni, por Zoti i individit në një gjendje absolute nënshtrimi. “Për ta nuk ka kurrfarë frike as të mos hidhërohen”
Për mua kjo është dëshmia më e madhe se Islami nuk është për identitete politike. Disa prej mesit tonë duan ta reduktojnë Islamin në indetitet politik. Ata e etiketojnë veten dhe drejtojnë gishtin akuzues drejt njeri-tjetrit. Allahu thotë : me të vërtetë ata që ia kanë dorëzuar tërë qënien e tij Zotit janë të vitytshmit, shpërblimi i atyre është tek Zoti dhe nuk ka për ta as frikë e as hidhërim.
Zëvendësoni hebreun dhe të krishterin për disa muslimanë të ditëve moderne dhe do të përfundoni me të njëjtin fenomen të përshkruar më sipër. Hadithi thotë, ju do të ndiqni hebrenjtë dhe të krishterët deri në atë pikë sa nëse ata bien në folenë e hardhucës ju do të bini bashkë me ta. Ky është një hadith i saktë.
Hadithi thotë se çdo fëmijë është i lindur i pastër me një natyrë të trashëgueshme. Profeti a.s nuk ka thënë çdo fëmijë është lindur musliman si një identitet sociologjik. Thotë se çdo fëmija ka lindur me një gjendje të fitras dhe janë prindrit ata që e përcaktojnë kategorinë sociologjike, për t’i dhënë një interpretim modern.

Nazim Baksh
Ju pikturuat një tablo mjaft interesante në lidhje me sjelljen e muslimanit në kohët bashkohore, por sot po shohim zemërime mes muslimanëve, e cila është mjaft e çuditshme me të vërtetë. Më habit se si kjo mund të lidhet me kuptimin e viktimizimit ?

Hamza Jusuf
Sigurisht. Shih për shembull fjalën padrejtësi. Rrjedh nga fjala latine injuria, që do të thotë i padrejtë. Në këtë mënyrë nëse unë e perceptoj gjendjen time si të padrejtë, kjo bie ndesh me mesazhin e Kur’anit. Në çfarëdo rrethanev që mund ta gjejmë veten, duhet të jemi përgjegjës për të. Bëhet e ndërlikuar për të manovruar veçanërisht kur vjen fjala për shtypsin dhe të shtypurin.
Profeti a.s gjatë periudhës së hershme të bashkësisë muslimanë, harxhoi 13 vjet për pastrimin e veteve të tyre në Mekë. Këto ishin vitet e shtypjes dhe në këtë mënyrë vetëpastrim serioz i shoqëroi me një etikë jodhunuese, vetëpërmbajtje, butësi, dhe thjeshtësi.
Pastaj atyre iu dha leja për të migruar dhe për t’u mbrojtur. Në këtë pikë ata nuk ishin një popull që kërkonte të hakmerrej dhe padyshim ata nuk ishin të mbushur me zemërim sepse ata e shihnin ç’do gjë të ardhur nga Zoti. Nuk po flas rreth të qënurit i kënaqur me padrejtësinë, pasi ajo është e ndaluar. Në të njëjtën kohë ne e pranojmë botën që Zoti ynë na ka vendosur dhe e shohim se gjithçka ekziston jo pa qëllim, e kuptofshim atë apo jo.

Ne besojmë se e keqja është prej Kadrit (caktimit) të Allahut dhe ndodh për një qëllim. Por ekzistojnë dy anë për të zgjedhur- ana e mirë dhe ana e keqe. Me qëllim mos rënien në gabimin e sofizmit Manikeas, Zoti ju kujton se luftë nuk është vetëm lufta e jashtme, por gjithashtu se e keqja është edhe një luftë e brendshme gjithashtu. Në këtë mënyrë, ato gjëra që ju shihni nga jashtë janë gjithashtu edhe nga brenda, për ta bërë më të qartë, lufta e brendshme është Xhihadi më i madh, pasi nëqoftëse nuk përfshihesh në luftën e brendshme, nuk do të jesh i aftë për të luftuar luftën e jashtme.

Rumiu ka thënë sa herë të lexoni Faraon në Kur’an mos mendoni se ai ka qenë një personazh i të shkuarës, por kërkojeni atë në zemrat tuaja.
Kështu nëse kemi gjithë këto cilësi negative, vese apo virtyte joaktive në zemrat tona, atëherë dashuria shfaqet si një detyrë e pamundur.
Fondamentalistë t modern të krishterë gjithashtu flasin rreth Islamit si një fe që i mungon dashuria. Eshtë një motiv i zakonshëm në librat e tyre fetarë për të goditur Islamin. Ata thonë se “feja jonë është fe e dashurisë dhe Islami është fe e urrejtjes, armiqësisë dhe zemërimit.”
Fatkeqësisht, shumë muslimanë e kanë adoptuar këtë koncept si fenë e tyre, por kjo nuk do të thotë sezemërimi/urrjetja, kanë të bëjnë me Islamin.
Dashuria (Mahabba) është virtyti më i lartë në Islam. Imam Gazali ka thënë se dashuria është makami apo stacioni më i lartë shpirtëror. Ndodh kështu pasi të besuarit, zuhd (bërja pa), frika dhe shpresa janë stacione të kësaj bote dhe për aq kohë sa të jesh në këtë botë këto stacione janë të përshtatshëm, por sa vdes, ato nuk mund të shërbejmë më. Dashuria është e përjetshme sepse dashuria është arsyeja për çfarë je krijuar.
Ti je krijuar për të adhuruar Zotin. Kjo është arsyeja pse fjala latine adore ka po ashtu kuptimin e fjalës dashuri, adhurim. Ju jeni krijuar për të adhuruar Zotin, me fjalë të tjera, për ta dashur Atë, pasi nuk mund të admirosh apo adhurosh diçka që nuk e do. Nëse ju adhuroni vetëm për shkak të frikës, siç thotë edhe Imam Gazali, nuk është niveli më i lartë i adhurimit, por më i ulti.
Me fjalë të tjera, nëse e adhuron Zotin se ke frikë ndaj Tij, nëse arsyeja që ti po e bën këto gjëra, është sepse t’i ke frikë nga Ai, se Ai do të ndëshkoj, kjo është niveli më i ulët i adhurimit. Për këtë arsye është thënë rreth shokut të Profetit Suhaib al Rumi se edhe nëse nuk do të ekzistonte as ferri dhe as parajsa, ai do të vazhdonte ta adhuronte Allahun.

Nazim Baksh
Një numër shumë i madh të rinjsh muslimanë sot kanë energjinë për t’u fundosur, poshtëruar në rrugën e urrejtjes, duke menduar se është manifestim i Imanit (besimit) të tyre. ا’mund të na thoni për t’u ardhur në ndihmë që të kuptojnë se urrejtja për të mëkatshmen duhet të balancohet me virtytin e mëshirës, drejtësisë, faljes, bujarisë, etj?

Hamza Jusuf
Mendoj se gjithkush duhet të njohi gjërat që duhen urryer kategorisht, por duhet të qartësojmë urrejtjen e gjërave të drejta për arsye të drejta me sasi të duhur. Me fjalë të tjera ekzistojnë gjëra që duhen urryer për hir të Zotit.
Shtypja është diçka që duhet urryer. Nuk është haram të urresh shtypësin, por mos i urreni ata deri në atë shkallë që ju ndalohet juve prej të qenurit i drejtë, pasi kjo është e afërt me Takvan (devotshmerinë ).
Pozitë më e lartë është të falësh për hir të Zotit. Zoti të jep dy zgjedhje—rrugën më të lartë dhe rrugën më të ulët—të dyja të çojnë në parajsë. Duhet të luftojmë për më të lartën.
Zemërimi është një emocion i dobishëm. Zoti e krijoi zemërimin me qëllim që të veprojmë dhe të përgjigjemi ndaj rrethanave që kanë nevojë për t’u ndryshuar.
Indinjim është fjalë e bukur. Indinjimi i drejtë është një cilësi e mirë dhe megjithëse keqpërdoret në anglishten moderne, në fakt mbetet një gjë e mirë. Nënkupton të qenurit i inatosur për arsye të drejta dhe është e drejtë të inatosesh deri në atë shkallë të caktuar, pasi Allahu thotë, ‘Mos e lini urrejtjen e një njeriu t’iu ndaloj prej të qenurit i drejtë.’
Me fjalë të tjera zemërohu, por mos e lërë zemërim, të të marri më të mirën tënde, mos e lejo atë të të mposhti deri në atë pikë sa të duash hakmarrje, pasi hakmarrja është vetëm e Zotit. Allahu është al-Muntakim, Shpagues i gabimeve. Njerëzit nuk janë këtu për të marr hak për gabimet, por janë këtu për t’i ndrequr gabimet, dhe jo për të marr hak për to.
Të duash ato që të fyejnë është stacioni i Profetit a.s
Në mes të betejës më të keqe të jetës së tij, beteja e Uhudit, ai u lut, ‘O Zot udhëzoje popullin tim pasi ata nuk dinë çfarë janë duke vepruar.’ Ai nuk mund të kishte thënë këto fjalë nëse në zemrën e tij do të ekzistonte ndopak urrejtje. Ai nuk do ta kishte përqafuar Vahshiun, burri i cili i vrau xhaxhain e tij më të dashur, nëse do të kishte urrejtje në zemrën e tij. Nëse do të gjendej urrejtje në zemrën e Profetit a.s., ai nuk mund t’i kishte dhënë besën Hindit, e cila urdhëroi e pagoi për vrasjen e Hamzait dhe pastaj kafshoi në mëlçinë e tij për të zemëruar Profetin e Bekuar. Ai e mbajti besën e dhënë dhe ajo u bë motër në besim. I Dërguari i Allahut është shembulli më i mirë.
Ai është shembulli i përkryer kur ka thënë: “Asnjë prej jush nuk është besimtar derisa të dojë për njerëzit e tij atë që dëshiron për veten e tij”.
Arsyeja përse them njerëzit e tij, është pasi mendoj se është përkthimi më i saktë, pasi Imam Neveviu ka thënë se ai është vëllai juaj sepse ne jemi të gjithë fëmijë të Ademit dhe Havasë. Në këtë mënyrë, ne duhet të dëshirojmë për çdo njeri udhëzim, një jetë të mirë në këtë botë dhe një jetë të mirë në botën tjetër. Askush prej nesh nuk beson me të vërtetë, që do të thotë imani jonë është i paplotë derisa të duam për të tjerët atë që duam për vetet tona, duke përfshirë këtu hebrenjtë, të krishterët, budistët dhe hindutë.

Nazim Baksh
Kjo zbërthen paradigmën “ne përballë atyre” që priret për të informuar mënyrën sesi muslimanët e shohin botën dhe veten e tyre brenda saj. Kjo ka marrë një nivel tashmë të ri, në disa prej xhamive tona ku fjala qafir tregon një shkallë më poshtë dhe nuk pse t’i kushtojmë vëmendje ç’do gjëje që ata thonë rreth nesh apo për ne. A është sjellë Profeti ynë a.s. në këtë mënyrë? Dua të them a ishte ai i zemëruar me ndokënd që nuk ishte nga bashkësia e tij? Ngjan absurde, e paarsyeshme të bindësh ndokënd se ne kujdesemi për mirëqenien e tyre ndërkohë që i tallim ata.

Hamza Jusuf
اështja qëndron se nëse dëshiron udhëzimin e tyre, atëherë ti duhet të shqetësohesh për mënyrën sesi ata të vëzhgojnë. Ti duhet të shqetësohesh se si ata ndihen.
Arsyeja përse Profeti a.s. nuk i vrau hipokritët ishte sepse ai nuk deshi që jomuslimanët të thoshin se Muhammedi vret shokët e tij, pasi mund t’i tmerronte njerëzit që donin të hynin në Islam. Kështu ai preferoi një vepër që do ti mundësonte jomuslimanëve ta shihnin Islamin si fe që do të preferonin të hynin në të.
Profeti a.s ishte i shqetësuar deri në atë masë, se çfarë mendonin të tjerët pasi njëri prej shokëve të tij kishte thënë se persianët dhe bizantinët do t’i merrnin seriozisht letrat vetëm nëse do të kishte vulë në to, ai u tha shokëve që t’i bëjnë një vulë.
Ai ishte i shqetësuar po ashtu sesi e paraqiste veten para njerëzve. Një herë ai ishte duke krehur flokët dhe Aishja, gruaja e tij e bekuar, e pyeti atë se përse po e bënte këtë para se të dilte jashtë dhe ai i tha Zoti im më ka urdhëruar ta veproj këtë. Me fjalë të tjera, dalja para njerëzve me pamje të paraqitshme nuk është kotësi.
Disa muslimanë kapen pas veshjeve dhe mërziten kur të tjerët veshin kravatë apo kostum. Ata mendojnë se është hipokrizi dhe e papërshtatshme. Në të kundërt, nëqoftëse qëllimi i dikujt është i saktë, në fakt konsiderohet vepër adhurimi, pasi ti po e vepron me qëllim që ta paraqitësh Islamin, jo veten. Ju jeni si profeti a.s. të njohur si ambasador i një feje, është si vula që Profeti a.s. vendosi mbi letra.
Shumë muslimanë e kanë ndarë botën në dy grupe –ne dhe ata. Ata do të përkrahin Sadam Husejnin pasi ai është musliman. Me fjalë të tjera ata do të ndihmojnë një njeri që mund të ketë vrarë më shumë muslimanë se çdo udhëheqës musliman në historinë e Islamit apo ndoshta të gjithë bashkë.

Argumenti nga ky segment i bashkësis tonë musliman është se “Unë do të përkrah një vrasës masiv dhe do të shkoj në një demostrim me pikturën e tij sepse ai është një musliman dhe njerëzit e tjerë janë qafira” .
Nga ana tjetër shumë amerikanë e përkrahin ndërhyrjen e padrejtë amerikane në Irak thjesht duke argumentuar se “Në krah të vendit tim në qoftë e drejtë apo e gabuar”. Të dy sentimentet janë një formë e tribalizmit, ne jemi njerëz të besimit në Zotin e Plotfuqishëm, jo njerëz të hakmarrjes fisnore.

e enjte, 14 janar 2010

“Nuk mund të lahemi dy herë në ujrat e të njëjtit lumë*”

Edison Ceraj


Në pamje të parë, kjo thënie, ose më saktë kjo urtësi e trashëguar, pasi e gjejmë edhe në disa tradita më të hershme se ajo greke, shpërfaq para nesh një të vërtetë të lidhur drejtpërdrejt me jetën tonë. Në fakt, çdo gjë është në lëvizje, pra në rrjedhje, kështu edhe vetë jeta, gjë kjo e vërtetuar edhe nga fizika bashkëkohore.
Pra, jeta është një lumë, i cili nuk ndalet asnjëherë; mirëpo, natyrshëm lind pyetja: cili është burimi i këtij lumi dhe destinacioni tij? Pikërisht këtu qëndron e gjithë çështja, madje nuk e teprojmë nëse themi se e gjithë filozofia këtu përqendrohet, pasi çdo temë a subjekt tjetër ka lidhje të drejtpërdrejt me këtë pyetje.
Hajdegeri na flet dhe gjithashtu na mëson për Qenien e qenies; për marrëdhien ndërmjet dhe për pozitat respektive, por çështja është se sa është i qartë dhe i kthjellët, jo në kutpimin social të fjalës se sa në kuptimin ontologjik, i cili na përfshin të gjithëve, meqë sipas tij jemi qenie të Qenies. Gjuha në këtë rast na jep njëfarë ndihme, e cila më pas lidhet ngusht me kuptimin e “fshehur”, i cili mund të na implikojë ose jo, por e gjithë kjo varet nga përqendrimi dhe përgjegjësia jonë në marrëdhie me këtë tematikë kaq të pashmangshme, sa do që mund të na mpijë harresa.
Ndoshta ne jemi vetëm udhëtarë, të cilët, me sa duket nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të gjejmë ca të dhëna a ca shenja të cilat na tregojnë se për ku jemi nisur, pra se për ku shkojmë dhe po aq ku përkasim. Me fort të ngjarë jeta e secilit prej nesh e provon mjaft dukshmë dhe prekshëm madje këtë realitet. Por problemi është se nëse nuk dimë nga vimë, nuk dimë as ku shkojmë, nëse ndalemi kalimthi te ligji i shkakut dhe i pasojës.
Përvoja na mëson se çdo gjë e nisur a e bërë ka një destinacion të caktur, pra e thënë ndryshe një qëllim. A mund të na shërbejë kjo përvojë për t’iu afruar kuptimit të lumit? Mendoj se një lidhje duhet të ketë, meqë çdo gjë në këtë univers është kaq organike dhe kaq e gërshetuar, të paktën deri para Rilindjes. Pra, fizikja me metafizken medoemos që duhet të kenë një lidhje. Por, nga ana tjetër burimet tona të njohjes (epistemologjia) me sa duket përcaktojnë çdo gjë, pasi ne mund të flasim vetëm për fizken, atë që arrijnë shqisat tona, pra forcat tona epistemike, por si i bëhet për metafiziken, atë që nuk e arrijnë dot këto forca!
Duke iu rikthyer edhe një herë Hajdegerit, mund të provojmë të themi se Qenia e qenies duhet të jetë burimi i çdo gjëje dhe i çdo njohjeje/urtie e cila hedh dritë mbi çdo fenomen. Në këtë mënyrë, besoj se mund t’i afrohemi thelbit, i cili për shumë arsye qëndron i mbuluar nga përvoja njerëzore, pra nga përpjekjet e njerëzve ndër shekuj, të cilët e kanë veshur me njëmijë e një kuptime duke shtuar kësisoj shtresat të cilat sot e kësaj dite përbëjnë një problem më vete.
Në fakt, këtu përballemi me një paradoks, pasi logjikisht duhet të ndodhte e kundërta, pra qartësimi çështjes, por ja që gjërat nuk janë vetëm logjike!
Pra ajo që rrjedh është jeta jonë dhe jo e vërteta mbi jetën, meqë kjo e vërtetë nuk është produkt i njeriut, ajo ekziston pavarësisht nga ne. Kështu që lumi nuk varet nga fakti se sa e kuptojmë, se sa nga fakti sa ne e pranojmë, pavarësisht shtresave të përvojës njerëzore që e kanë mbuluar.
E gjitha është se ne duhet të përballemi vazhdimisht me këtë realitet, ashtu siç bën dhe Don Kishoti, i cili është i bindur në qëllimin e tij, por rrethanat nuk e lejuan ta jetësonte. Pikërisht këto shtresa të përvojës njerëzore gjakoi të sfidonte “kalorësi i fytyrës së vrerosur”. Në këto rrethana jetojmë dhe ne, dhe nëse nuk ia dalim të çlirohemi prej tyre (çdo gjë tjetër është anësore) do kemi të njëjtin fat si Don Kishoti, sikurse thotë dhe Tomas Man: “Liria nuk është asgjë: i gjithë problemi është çlirimi”.

_______
*Herakliti

e premte, 1 janar 2010

Zhvleresimi i fjales


E. Mertiri

Kur lexova shkrimin e Besit "Minareja ne thes", u ndjeva vertete mire per nivelin e paraqitur. U ndjeva mire sepse, vertete Besi ka treguar nje nivel qe shkon shume hapa perpara te gjithe analisteve shqiptare qe i jane qasur kesaj problematike. Tek Besi me pelqen forca e argumentit, menyra e trajtimit, stili i te shkruarit, si dhe pasuria e dijes teorike, por edhe njohja e realiteteve politike e historike me te cilat argumentohet. Mbi te gjitha, ajo qe eshte me e rendesishme ka te beje me tezat qe mbron, te cilat, duhet te ishin axhenda jone kryesore ne perfaqesimin publik. Teza te tilla jane jo vetem serioze dhe te pakundershtueshme, por jane edhe te frytshme dhe pozitive si per ne ashtu edhe per shoqerine shqiptare.
Por ajo qe me ben te ndjehem keq jane dy arsye, qe vijne nga dy drejtime te ndryshme.
Se pari, niveli i sharlatanizmit si dhe i injorances qe karakterizon opinionin publik shqiptar, ku analistet tane shkruajne, pa drojen me te vogel, gjithfare mufkash, ku nuk deshmojne asgje tjeter pervec injorances se tyre ne lidhje me tema te tilla. Ne nje realitet te tille paditurie dhe gafleti kolektiv per problemet e shoqerise sone, fjalet e tyre zene vend diku ne subkoshiencen shqiptare per te prodhuar reagime refleksive indinjate ndaj muslimaneve. Si rrjedhim, shoqeria jone polarizohet dhe shkon drejt konfliktualitetit ku palet sulmojne shurdherisht njera-tjetren, ne menyre krejtesisht joproduktive dhe te demshme per shoqerine.
Se dyti, ajo qe me ben te ndjehem keq, eshte fakti qe reagime te tilla si keto te Besit, jo vetem qe jane te pakta, por mbi te gjitha, duket se jane ne minorance ne realitetin musliman shqiptar. Jo se jane ne minorance ne lidhje me njerezit qe i mbeshtesin, por jane te tilla ne lidhje me njerezit qe i promovojne. Shumica e muslimaneve aktive ne realitetet tona, perkrahin teza te tjera qe jo vetem nuk jane produktive, por jane mbi te gjitha te demshme, problematike, qe vetem i kontribuojne polaritetit dhe frymes konfliktuale ne debatin publik shqiptar, duke i dhene sebep grupit te pare (analisteve islamofobe), per te legjitimuar pikepamjet e tyre.
Tek kjo e dyta do te doja te ndalesha pak me gjate, pasi e shoh si me te rendesishme te diskutohet midis nesh.
Ajo qe une verej ne lidhje me zellin e aktivizmit tek pjesa me aktive e muslimaneve shqiptare eshte sindromi i nevojes per te reaguar perpara reflektimit dhe maturise.Problemi eshte se nevoja per ti dale per zot fese sone, e kushtezuar kjo edhe nga boshlleku i elitave qe drejtojne xhematet, ka bere qe gjithkush te ndjehet i obliguar per tu perfshire ne kete sipermarrje, pa menduar realisht se sa aftesi ka per ta bere kete. Ne kete menyre, shohim se sot ka nje mori njerezish qe flasin ne emer te Islamit, pavaresisht sesa te afte jane per ta bere kete. Si rrjedhim, ajo qe karakterizon ligjerimin tone eshte shperdorimi i fjales, vulgarizimi i saj, zhlveresimi apo erozioni i ligjerimit. Gjithkush qe di shkrim e kendim dhe qe ka kohe te lexoje shtypin e perditshem si dhe te ulet perpara nje tastiere per te ofruar reagime, ndjehet i afte per t'i treguar vendin "qafireve" qe nuk e duan Islamin.
Ekziston nje fryme kompleksive, sipas te ciles shumica e muslimaneve ndjehet e persekutuar, e diskriminuar, e perjashtuar, e perdhosur, e shkelur me kembe nga politika dhe inteligjenca shqiptare. Ky lloj kompleksi eshte dukuri tipike per grupet shoqerore devijante, te mbyllura hermetike, te cilat komunikojne me teresine shoqerore vetem ne menyre konfliktuale. Qe ketu jemi gabim, pasi e perceptojme veten si minorance dhe tentojme te mbrohemi duke denoncuar shtypjen qe na ben shumica.
Eshte e vertete qe ka shume qarqe dhe grupe intelektualesh e politikanesh ne kete vend qe nuk i ka fort qef muslimanet. Sigurisht, ka shume prej tyre qe prodhon persekutim, ose me mire, qe tenton te prodhoje dicka te tille. Por, fakti qe muslimanet edhe ashtu cope-cope, te dale nga nje regjim ateist i tmerrshem, shyqyr zotit vazhdojne te mbeten shumice, ben qe shume prej axhendave te tilla te mbeten utopike dhe te parealizueshme. Per rjedhoje, nuk eshte e udhes te ngecim pas gerricjeve te tilla publike dhe te prodhojme nje ligjerim "me te njejten monedhe", ku ne mbesim vertete pak, gje qe na ben te vecohemi nga shumica ku bejme pjese, dhe ku jemi vertete te forte dhe te sigurte.
Megjithate, shume prej muslimaneve shqiptare, nuk duan te shohin pak me larg dhe te ndertojne ligjerimin e duhur ne kete drejtim. Reagimet e tyre jane refleksive, njelloj si ato te nje boksieri, qe pasi ka marre nje goditje, nxiton te jape nje kundergoditje te atyperatyshme, me c'rast harron ruajtjen e pozicionit te tij duke dale zbuluar perpara kundershtarit. Ne fakt realiteti yne nuk eshte domosdoshmerisht i perbere vetem nga dy pale qe ndeshen midis tyre. Duhet thene se realiteti shoqeror ne Shqiperi eshte i larmishem dhe nuk perbehet vetem nga proislamiste dhe antiislamiste. Kjo lloj retorike qe e ndan sferen publike ne miq dhe armiq, eshte fiktive, joreale dhe si rrjedhim, e demshme. Shoqeria shqiptare perbehet nga nje mori grupimesh nga me te ndryshmet, ku edhe qendrimet ndaj muslimaneve jane po kaq te larmishme. Nese ne do te prodhojme ligjerim vetem per grupet me agresive dhe raciste, nuk kemi bere gje tjeter vetem se e kemi defaktorizuar vetveten per ta shtyre drejt hapesirave me banale dhe te pabereqetshme te opinionit publik, ku gjallerojne vetem akuzat dhe kunderakuzat. Pra, e kemi spostuar aktivitetin tone vetem neper shkallet e pallateve te sportit, dhe e kemi ngushtuar veprimtarine tone vetem neper ringje. Ky eshte vertete nje pozicion i papershtatshem pasi duhet te kuptojme se shumica promuslimane ne kete vend, nuk ka ngene te na behet tifoze. Ajo qe perben vertete emergjence per realitetin tone, eshte dalja nga kjo lloj psikoze dhe vendosja ne qender te zhvillimeve kulturore shqiptare, ku kemi mjaft kontribut per te dhene. Problemi thelbesor eshte se njerezit nuk e njohin Islamin, dhe Islamofobia ndikohet ndjeshem edhe thjesht per faktin se njerezit frikesohen gjithmone nga ajo qe nuk e njohin. Paresore per ne eshte, tu deshmojme njerezve qe prania jone ne shoqeri eshte e dobishme, madje e domosdoshme, dhe jo thjesht te demaskojme persekucionin qe na behet, duke shurdhuar debatin publik me akuza te ndersjellta pa vlere. Detyra jone ne kete vend eshte, tu sqarojme njerezve se cilat jane modelet tona, se cilat jane projektet tona per shoqerine tone, dhe cfare do tu sjellim ne atyre. Nese njerezit kuptojne kete, i gjithe ligjerimi islamofob ne kete vend, del vete jashte loje, pasi behet i pakuptimte. Por ne nuk bejme kete. Ne bejme krejt te kunderten. Ne u deshmojme njerezve konlfiktualitet, agresivitet, grindavecllek intelektual. Ne u tregojme njerezve qe Nene Tereza eshte ne xhehenem. Ne u tregojme njerezve qe Skenderbeu eshte kaurr dhe si te tille duhet t'ia zhdukim te gjitha permendore. Ne u tregojme njerezve qe homoseksualet duhen denuar me vdekje. Ne u tregojme atyre se shoqeria jone eshte e degjeneruar dhe meriton denimin e Allahut. Ne u tregojme atyre qe viti i ri eshte haram te festohet. Ne u tregojme njerezve se e urrejme Gjergj Fishten pasi ai ka qene kaurr antimysliman, agjent i Vatikanit dhe i perandorise Austro-masonike. Ne u tregojme atyre se heroi yne kombetar duhet te jete Haxhi Qamili dhe projekti yne eshte "rikthimi i babes". Ne u tregojme atyre se edhe ata hoxhallare qe kane luftuar me mish e me shpirt per ndertimin e ketij vendi si Hafiz Ali Korca, Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu etj., jane thjesht te genjyer apo tradhetare te cilet me apo pa dashje kane bashkepunuar me aleancat kaurro-cifute qe kane projektuar per me teper se 100 vjet kaurrizimin dhe degjenerimin e ketij vendi.
Ajo qe do te duhet te bejme ne kete vend eshte ne rradhe te pare te ndertojme komunikimin tone me pjesen tjeter shoqerise, i cili sot eshte totalisht i nderprere. Duhet te ndertojme projektet tona serioze, qe kontribuojne per nje shoqeri te shendetshme dhe te paqshme, ku muslimanet jane faktor i domosdoshem zhvillimi. Gjetja e ketyre rrugeve per te dhene kontributin tone ne shoqeri eshte e domosdoshme, dhe mbrotja e Islamit prej akuzave duhet te jete vetem nje dege dytesore apo tretesore, e cila merr vlere vetem pasi kemi ndertuar trungun e perfaqesimit tone. Por edhe kjo, nuk duhet bere thjesht me agresivitet dhe prepotence, ashtu sic shohim se po ndodh tek shumica e muslimaneve, por vetem pasi te kemi parashtruar tezat tona te dobishme per shoqerine.
And here is the rest of it.