e hënë, 31 janar 2011

Reagim I Forumit Rinor Islam Maqedoni per Kishen ne Kalane e Shkupit

Deklarata e më poshtme na është dërguar nga Forumi Rinor Islam i Maqedonisë . Blogu jonë mbështet të gjitha format e ekspresionit dhe praktikës së lirë gjitha feve dhe ngritjen e tempujve, kjo bazuar në tekstin Kuranor ku xhamitë , kishat dhe sinagogat shenjtërohen si tempuj ku lartësohet emri i Zotit. Normalisht ne nuk do postonim një deklaratë kundra ngritjes së një kishe. Në Maqedoni, gjithsesi, sic është vënë re kohët e fundit në debatin për planin urbanistik Shkupi 2014 dhe debatin për Burmali xhaminë , tempujt fetare po përdoren nga qeveria maqedonase për të acaruar marëdhëniet etnike në Maqedoni duke mohuar prezencën kulturore e politike të shqiptarëve në Maqedoni. Shqyrtimi i këtij konteksti politik na motivoi të sjellim kë të deklaratë faqen tonë .

e shtunë, 29 janar 2011

NGA REVOLUCIONI PORTOKALLI TEK AI I BLOGERS-VE


Bledar Komini


Kishte kohë që bota nuk ndiqte me kaq vëmendje një evoluim kaq të papritur të situatave ndërkombëtare, të cilat si një valvul presioni u përhapen me të shpejtë nga një skaj në tjetrin. Tashmë nuk bëhet fjalë as për revolucion marksist, leninist, trockist, anarkist, të kadifenjtë apo portokalli; thjesht bëhet fjalë për revolucionin e internetit dhe blogers-ve (apo Facebookut).

e premte, 28 janar 2011

Protesta masive ne Egjipt


Sot mbas faljes së Xhumasë, qindar mijëra egjiptianë në të gjithë vendin dolën për të protestuar kundra regjimit diktatorial të Husni Mubarak. Policia përdori forcën dhe ka të paktën një të vddekur e shumë të plagosur e të arrestuar. Protestës ju bashkangjit edhe Muhamed el Baradei, fitues i Cmimit Nobel për Paqe, dhe ish-kreu i agjencisë ndërkombëtare së Energjisë Atomike.

Ç’DO TË THOTË TA KESH KUNDËRSHTARIN APO ….OPOZITARIN NE AXHENDË?!


Sabaudin Jashari

“Stop konflikteve…” ky ishte elementi kryesor i reformuar nga Nurudin Mahmud Zenki kur deklaroi strategjinë e tij, që do të ndiqte në vazhdim të rrugës së tij, të cilën e kishte filluar i ati i tij Atabek Imadudin Zenki.

e enjte, 27 janar 2011

Iraku, Tunizia, Egjipti dhe dominotë e Lindjes së Mesme.

Besnik Sinani

Në një bisedë me studentë egjiptianë në Universitetin e Kajros në vitin 2005, sekretarja e shtetit amerikan në atë kohë, Condoleezza Rice, deklaroi se “Për 60 vjet ShBA ndoqi politikën e stabilitetit në dëm të demokracisë në Lindjen e Mesme – dhe nuk arritëm asnjërën. Tashmë po ndërrmarim një tjetër drejtim. Po mbështesim aspiratat demokratike të të gjithë popujve.”

e mërkurë, 26 janar 2011

Dhjetra mijera egjiptiane protestojne kundra regjimit te Mubarak




Sipas CNN, gjatë protestës së djeshme në sheshin Tahrir (Mejdan Tahrir) të Kajros, morën pjesë rreth 15000 – 20 000 protestues që kerkojnë largimin nga pushteti të diktatorit Husni Mubarak që ka sunduar Egjiptin pët gati 30 vjet. Lutjet, shpresat, e mendimet tona bashkohen me aspiratat për liri dhe qeverisje të drejtë të popullit egjiptian.

Efekti Davutoglu


Raport special për Turqine


Politika e jashtme e Turqisë ka qenë e thjeshtë. Që kur Ataturku solli vendin në botën moderne duke zbuar sulltanin, adoptuar alfbetin latin dhe pezullimin e kalifatit islam, vendi ka anuar nga perëndimi. Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, kjo do të thoshte ti bashkangjiteshe NATOs (në 1952), të mbështesje Perëndimin kundra Bashkimit Sovjetik dhe të aspiroje ti bashkoheshe projektit evropian. Ashtu si Amerika, Turqia ishte gjithashtu në mënyrë konsistente por izraelite.

e martë, 25 janar 2011

Shqipëria do të rrojë


Ramadan Ramadani

Titujt e shumë shkrimeve të kësaj jave lehtë do mund të parashikohen. Njashtu edhe tema që më së shumti preokupon shqiptarët, gjithandej. Të gjitha janë për Shqipërinë. Më saktësisht pjesën e saj të shtetëzuar nën emrin Republika e Shqipërisë. Ashtu edhe ky shkrim dhe ky titull, që është një varg nga himni i flamurit ku shqiptarët garantojnë duke thënë se: Shqipëria do të rrojë. Por shqiptarët që këndojnë këtë varg të himnit dhe që kanë brengë Shqipërinë janë shumë më shumë se ata që janë aty brenda dhe që janë ndarë aq shumë në Salë dhe Ramë. Të gjithë ne shqiptarët, kudo, me qenien tonë jemi ata që bëjmë që Shqipëria të rrojë! Dhe gjithmonë kur diçka ndodhë në atë R. e Shqipërisë, na përket të gjithëve. Jemi shqiptarë që edhe pse pa të drejtë vote në atë shtet, kemi pasoja dhe reflektime shumë të mëdha për atë që ndodh aty, gjithandej ku ndodhemi. Mjafton si pasojë fakti që ngushtohet secili shqiptar që si puna jonë jeton jashtë atyre kufijve të pyetet nga ndonjë i huaj se çka bëjnë ata të juajët aty? Secili që ka përjetuar këtë ngushtim, qoftë tani, qoftë atëherë kur ishte shumë më rëndë, në vitin 1997 e di se sa e zorshme është një kësi pyetje në ato momente.

e hënë, 24 janar 2011

Letrat e Palestinës: të përgjërohesh për një gjethe fiku


Editorial, The Guardian 23 Janar 2011


Dikur Gerald Kaufman e përshkruante manifestin e laburistëve të vitit 1983 si letra më e gjatë e vetëvrasjes në histori. Nëse ndonjë takëm dokumentesh do ta meritonte ndonjëherë këtë epitet, ky është sigurisht ai që botohet sot në Guardian. Shkruar nga zyrtarët palestinezë, rënë në dorë të Al Jazeera-s dhe ndarë me The Guardian, letrat në fjalë përbëjnë dosjen sekrete të 10 viteve përpjekjesh për të gjetur një marrëveshje paqeje me Izraelin.

e diel, 23 janar 2011

Tunizia dhe Tirana

Elton Hatibi
Në një vështrim të përgjithshëm mbi krizat që kanë përfshirë dy vendet shihet qartë se mbështetja e Perëndimit ndaj planimetrisë politike të këtyre dy vendeve ka dështuar. Flasim sigurisht për realitete që kanë në origjinë specifika të ndryshme historike, sociale e kulturore. Edhe motivet, dinamikat dhe perspektivat e këtyre krizave janë shumë të ndryshme. Ndërsa në Tunizi po fillon shkallmimi i regjimeve tiranike të instaluara kudo në Lindjen e Mesme, fillesat e të cilave nisin në periudhën post-koloniale, në Shqipëri ka shpërthyer edhe një herë qelbi politik, i cili origjinën e sëmundjes e ka në fundin e Luftës së Dytë Boterore. Në të dy rastet, kumbari politik i këtyre regjimeve, të cilat vetëm transformohen sipas rrethanave, por vetëm dhunë kutërbojnë, është Perëndimi.

e shtunë, 22 janar 2011

Shqipëria përballë një krize të vjetër


E-Zani

Bashkëpunëtorët dhe redaksia e blogut “e-zani i lartë” kanë përjetuar me shqetësim të madh ngjarjet e fundit të dhimbshme në Tiranë, ku pas një demonstrate antiqeveritare pati 3 protestues të vrarë dhe dhjetëra të plagosur prej rradhëve të protestuesve dhe forcave të rendit. Fjalët tona të para mbi këtë ditë zije, janë ato të trishtimit dhe revoltimit për jetët e humbura, për të plagosurit, ngushëllimet për të afërmit e viktimave.

Çfarë e ndalon shaminë në shkolla?


Endri Xhafo

Kur pyet partizanët e projektligjit të ri për arsimin, pse janë kundër mbajtjes së shamisë myslimane në shkolla, një pjesë e tyre thonë: "Na mbytën myslimanët"! Ky nuk është argument. Disa të tjerë thonë: "Shkolla është laike". E drejtë, por në këtë rast, as ky nuk është argument.

Laiciteti i shkollës qëndron në mësimdhënien e saj, në faktin se u mëson fëmijëve që Toka është e rrumbullakët, apo se ç'thotë Darvini për evolucionin e species. Laiciteti qëndron te ngulitja e dëshirës për të zbuluar të vërtetat shkencore dhe ngacmimin e kuriozitetit për t'i eksploruar ato më vonë, në mënyrë më të thelluar, në kuadër të studimeve të specializuara universitare. Laiciteti i shkollës dhe i institucioneve shtetërore në vetvete, buron në fakt prej laicitetit të shtetit.

e enjte, 20 janar 2011

Fundi i diktaturave arabe ?




Nga Th. Rmia


Pak ditë më parë, Vincent Geisser, kërkues dhe specialist i botës arabe në Francë shprehej se, fenomeni i Tunizisë mund të krahasohet vetëm me rënien e Murit të Berlinit, duke nënkuptuar kështu efektin e përhapjes së fenomenit nëpër vendet e tjera arabe, që mbahen të ngërthyera nën diktatura simotra me atë të Tunizisë së Ben Aliut, me pëlqimin dhe për lumturinë e Perëndimit.

Drejt cilës Evropë?


Besnik Sinani

Një sondazh i para një viti për Ballkanin tregonte se në vende që janë më pranë pranimit në Bashkimin Evropian (BE), si Kroacia, më pak sesa 20% e popullsisë mbështet futjen e vendit në BE, ndërsa në vendet që janë më larg pranimit, si Shqipëria dhe Kosova, mbi 80% e popullsisë mbështet futjen e vendit në BE.

e mërkurë, 19 janar 2011

“Jeta është fjalë”


Sabaudin Jashari

“ S’ka gjë më të dhimbshme për një të mençur, sesa të mos ia peshosh fjalën, që thotë…” Dikush…

Një ditë, nga një miku im më kishte ardhur një e-mail i habitshëm. Nuk e di se nga e kishte gjetur një material timin, që e paskam shkruar apo përkthyer (nuk më kujtohet mirë…) para dhjetë vitesh dhe e paskam botuar në një gazetë mujore të një shkolle…

e martë, 18 janar 2011

Në Tunizi, një bloger emërohet ministër !


Nga Th. Rmia

Nuk ndodh çdo ditë që pallati presidencial i Elysée-së t’i pëshpërisë shtypit në vesh konfidencat e korridoreve të shërbimeve sekrete të shtetit francez. Kësisoj, anekdoda e kallëpeve të florinjta të Lejla Ben Aliut mori dhenë në gjithë shtypin e botës, përfshi edhe atë shqiptar, pas lajmit të botuar në gazetën Le Monde.

e hënë, 17 janar 2011

Ndërgjegjja individuale kusht për atë shoqërore*


Kastriot Qema

Prej ditësh, në media po diskutohet mbi pr/ligjin e Ministrisë së Arsimit mbi ndalimin e simboleve fetare në shkolla. Lidhur me këtë temë është shprehur edhe Profesor, Artan Fuga. Normalisht si çdo qytetar, por në këtë rast personalitet-intelektual-profesor, jep mendimin e tij mbi këtë çështje duke argumentuar qëndrimin e tij pro projektligjit.

e diel, 16 janar 2011

Fetullah Gylen, bashkëpuntor i CIAs?


(Grupi Islamik është fronti i CIAs, thotë ish-shefi i inteligjencës turke.)


Jeff Stein


Kujtimet e një ish zyrtari të lartë të shërbimeve sekrete turke pretendojnë se një lëvizje e moderuar islamike me shtrirje në tërë botën dhe me bazë në Pensilvania ka ofruar mbulim për operacionet e CIAs qysh nga mesi i viteve 1990.

Kujtimet, që mund të përkthehen si “Dëshmitar i Revolucionit dhe pranë anarkisë,” nga zyrtari i dalë në pension i shërbimeve sekrete turke, Osman Nuri Gundes, thotë se kjo lëvizje e tolerancës fetare, e udhëhequr nga një ish imam turk i quajtur Fetullah Gylen, ka 600 shkolla dhe 4 milionë pasues në gjithë botën.

e shtunë, 15 janar 2011

Arabia Saudite; Ruajtesit e Haramejnit apo harem i zullumit ?!


Nolian Seitaj


Arratisja me turp prej Tunizisë e presidentit të saj Ben Ali, vend të cilin e qeverisi me dhunë policore dhe shkelje flagrante të të gjitha të drejtave të qytetareve të saj për mëse 24 vjet, shkaktoji nje vale te pamase gezimi tek ata tunizianë të cilët e vuajtën në lëkurë regjimin e tij për gjithë këto vite. Por irritim te jashtëzakonshëm shkaktoi sidomos lajmi i vone se ky satrap gjeti strehë ne mbetërinë më të madhe të Gjirit Persik, Arabinë Saudite. Pas refuzimit për strehim që ju bë nga Franca, sponsorizuesja kryesore e Ben Aliut gjate diktaturës së tij policore, mikpritja saudite i la pa frymë shumë prej tyre te cilët ende shpresojnë një ballafaqim me drejtësinë për këtë diktator të rradhes.

e premte, 14 janar 2011

Laicizmi cinik i shtetit shqiptar


Ermira Pashaj (Dani)

Debatin e fundit lidhur me projektligjin e ri mbi ndalimin e simboleve fetare në sistemin shkollor para-universitar, ndryshe nga herët e tjera, si fillim e prita lehtë dhe ftohtë. Kjo për vetë faktin që nuk mund ta besoja se akoma pa kaluar një vit nga miratimi i ligjit kundër diskriminimit, ku në rast cenimi të të drejtave drejtorët e shkollave do të gjobiteshin me gjoba të majme, ligj ky i votuar edhe nga ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, na hartohet një projektligj i kundërt me të. Për këdo të informuar lidhur me çështjen, si fillim e gjithë kjo skenë të lë përshtypjen e zhvillimit të një loje cicmici.

e enjte, 13 janar 2011

Dy herë e përjashtuar .


Besnik Sinani

Në një bisedë me një vajzë myslimane para një viti ajo më thotë: “Shyqyr Zotit që nuk i kam sugjeruar asnjë vajze që të vërë shami e nuk ndihem përgjegjëse për vendimet e asnjërës prej tyre.”

e mërkurë, 12 janar 2011

Loja e rrezikshme me fenë


Nga:BLENDI KAJSIU

Herë pas here rishfaqet “problemi” i fesë në shkollat publike. Është një problem i stisur, sepse në vendin tonë nuk ekziston ndonjë përplasjes mes fesë dhe shtetit laik, aq më pak mes feve të ndryshme. Nuk ekziston ndonjë rrymë fetare, e cila është kundër edukimit laik që ofron shteti. Nuk ekziston as ndonjë kërkesë nga grupime fetare që kërkojnë ndryshimin e programit mësimor për të futur aty më shumë ide fetare (siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kundërshtohet dhënia e teorisë së evolucionit të Darvinit dhe jo historia biblike e krijimit).
Përkundrazi, besimtarët shqiptarë kërkojnë edukimin laik ashtu siç e ofron shteti, ndërsa shteti me ligjet që miraton, i detyron besimtarët të shkojnë drejt edukimit fetar.

Arsimi Parauniversitar midis Laicizmit Politik dhe Multikulturalizmit


Fabian Zhilla

Projektligji për arsimin parauniversitar ka nxitur një debat publik në lidhje me mardhëniet midis publikimit të simboleve fetare dhe institucioneve publike. Në fakt, kjo inisiativë ligjore ka risjellë për të disatën herë, diçka që tani duket të jetë kthyer thuajse në diskutim kronik--ndarja e kufijve midis fesë dhe shtetit. Sipas pikës 4 të nenit 36 të këtij projektligji, në institucionet arsimore parauniversitare, do të ‘ndalohet ekspozimi i simboleve fetare...., përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare’. Vetë projektligji nuk bën një përcaktim se çfarë ka parasysh ligjvënësi me simbol fetar, duke e lënë interpretimin e tij shumë evaziv dhe me mundësi të larta abuzimi.

e martë, 11 janar 2011

76 Xhami, reagojnë kundër ndalimit të simboleve fetare në shkolla


Këshillat e xhamive të Tiranës dhe imamët e tyre të mbështetur edhe nga xhami të qyteteve të tjera të Shqipërisë, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për disa interpretime të ligjit për arsimin para-universitar, të bëra publike nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilave ndalohet veshja e shamisë së kokës nga ana e muslimaneve në ambientet e shkollave.

Një propozim për çështjen e “shamisë”


Ermir Hoxha


Pas një leximi të ethshëm të shkrimit me titull “Diktatura e laicizmit” me autor Ergys Mërtirin - një prognozë e shkëlqyer e tij mbi atë se si po udhëhiqet shoqëria jonë prej kastave neokomuniste – më erdhi të bëj një propozim, në thelb pragmatist, për ta “luftuar” me sa mundemi atë palo projektligj të MASH-it që po na krijon kokëçarjen e rradhës, paçka se në pushtet është “ai”, për të cilin, çuditërisht një pjesë e mirë muslimanësh se ç`kanë një veneracion, vështirësisht të kuptueshëm.

e hënë, 10 janar 2011

Diktatura e laicizmit


E. Mërtiri

Projektligji i ri për arsimin parauniversitar, i përgatitur nga Ministria e Arsimit, ka ndezur një debat të gjerë në media në lidhje me laicizmin dhe funksionin e tij në shoqëri. Debati në fakt, shfaq, në një masë të konsiderueshme, mungesë profesionalizmi, dhe shumë pak refleksione serioze filozofiko-juridike shohim të hidhen në diskutim. Kjo tregon që shoqëria shqiptare është kapur gafil në tema të tilla, dhe klasa intelektuale është ende e papërgatitur për ti trajtuar ato me kujdesin dhe mprehtësinë e duhur. Të ndërmarrësh iniciativa të tilla ligjore që prekin dukuri mjaft sensitive dhe delikate siç janë fetë, kërkon që fillimisht shoqëria të ketë pjekur gjykimin e saj mbi dukuri të tilla.

e diel, 9 janar 2011

KMSH-ja ne heshtje ndaj ndalimit te Shamive


Heshtje e plote nga KMSH si dhe disa prej xhamive kryesore, Shteti diktat mbi muslimanet


Shenim redaksional


U be rreth nje muaj qe kur opinioni publik sidomos ai musliman eshte nxehur nga diskutimet e shumta mbi ligjin e arsimit parauniversitar te hartuar nga Ministria e Arsimit, nderkohe qe Komuniteti Musliman ende nuk ka bere asgje konkrete per te penguar kete ligj. Ndonese eshte komuniteti me i prekur nga ky ligj, realisht ky institucion eshte organizmi me i paperfshire ne kete debat i cili eshte shtrire kudo ne opinionin publik. Deri tani, nuk shohim asnje deklarate zyrtare publike, pervec disa njoftimeve te thata ne faqen e tij te internetit, te cilat nuk kane impak as ne vete zyrtaret qe punojne ne kete institucion. E gjithe kjo deshmon per apatine qe ka kapluar kete institucion, duke qendruar i pergjumur, megjithese besimtaret, por edhe i gjithe opinioni publik zjejne. Madje edhe kerkesen qe KMSH-ja i dergon ministrise per ndryshimin e nenit qe ndalon shamite ne projektligj, ben njekohesisht me nje kerkese tjeter per nje Universitet fetar qe kerkon te hape, duke zbehur keshtu peshen e rendesise qe ka lejimi i shamive.

e mërkurë, 5 janar 2011

Ku shkojnë qytetet ?


Intervistë me Olivier Mongin, sociolog : ‘Të krijojmë vende publike kudo që është e mundur’

Intervistoi Vincent Rémy


Bota ndryshon – shtrirje, fragmentarizim, kaos… Për drejtorin e revistës Esprit, autorin e La Condition urbaine [Fati i urbanes], shpërthimi demografik dhe globalizimi ia kanë rrjepur lëkurën qyteteve. Shtrohet si nevojë urgjente rikrijimi i vendeve ku njeriu të gjejë hapësirën e tij. Një intervistë për të ravijëzuar udhëtimin tonë nëpër botën e qyteteve, që nis nga Detroit, Dakar, Mumbai (ish Bombei), etj.

e hënë, 3 janar 2011

Logjikë (in)formale mbi ligjin e arsimit


E. Mërtiri

Gazeta Panorama, para disa ditësh, kishte një shkrim të Mandeta Minxhozit, pedagoge e shkencave sociale në Universitetin e Tiranës, në të cilin mbrohej me forcë ideja se simbolet fetare në shkollat publike duhen ndaluar. Ky debat në fakt, është i rëndësishëm për realitetin shqiptar nëse palët gjykojnë me qetësi dhe maturi, por kur opinionet pozohen në mënyrë arbitrare, duke synuar ti imponohen publikut me arrogancë, kjo e prish klimën e nevojshme për kultivimin e ideve të frytshme. Shkrimi i znj. Minxhozi ishte i tillë, që nuk i shërben kësaj klime. Ai vetëm përpiqej të diktonte qendrimin e vet, duke injoruar idetë e tjera. Madje autorja nuk ngurron as të gjykojë mbi qëllimet që ajo mendon se fshihen pas qendrimeve të atyre që e kundërshtojnë ligjin. Ndër të tjera, Autorja nuk ngurron as që të akuzojë një prej drejtueseve të një OJF-je për të drejtat e njeriut (përtej anonimatit literal që ruhej me cinizëm prej saj, në mënyrë të dukshme kuptohet se bëhet fjalë për Elsa Ballaurin), e cila, sipas saj, del në mbrojtje të simboleve fetare në shkolla me qëllim që të përfitojë fonde prej organizmave ndërkombëtare.

e diel, 2 janar 2011

Kur e vërteta është në anën e Platonit


Justinian Topulli

Kur lexova shkrimin "E dua Platonin, por jo aq sa të vërtetën", të Mithat Hoxhës, Babait të mikut tim Ermirit, vërtetë nuk më erdhi mirë. Kjo, jo sepse ai shprehu opinion e tij të lirë, përkundrazi, por për faktin se e vërteta nuk qëndronte në anën e tij. Me plot gojën do të thoja, duke marrë shkas edhe nga shprehja që ai përdor se: Z. Mithat, e vërteta kësaj here ishte në anën e Platonit.