e premte, 25 shkurt 2011

Amerika: Kisha e Xhamia.


Armir Taraj*

Kisha më tepër se 24 orë që isha nisur nga Rinasi për në Amerikë. Natën e kisha kaluar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Pasi durova sa durova në një karrige të aeroportit, shkova e mora një dhomë fjetjeje për $30. Dhoma kishte vetëm një krevat e një komodinë te koka e asgjë tjetër. Kur fika dritën e u shtriva, kërkova sa andej këndej për një fije drite, por errësira ishte totale dhe e frikshme. Ishte hera e parë që përjetoja një terr të tillë dhe këtu kuptova rëndësinë e një burimi drite, qoftë sa një fije floku, kur ndodhesh në errësirë.

e mërkurë, 23 shkurt 2011

A ka kuptim islamofobia ? *






Nga Alan Posener

Pascal Bruckner kërkon ndalimin e fjalës ‘Islamofobi’. Cila është fjala tjetër e rradhës : Racizmi ? Relativizmi ?

e martë, 22 shkurt 2011

Olivier Roy : « Islamizmi, si përgjigje politike, ka marrë fund »












Për politologun, pranvera arabe firmos dështimin e teorisë së përplasjes së qytetërimeve dhe « thyen programet populiste ».

Më 1992, politologu frëng Olivier Roy ishte autori i librit « Dështimi i Islamit Politik », një teori e vendosur përballë asaj të « Përplasjes së Qytetërimeve », botuar një vit më pas nga Samuel Huntington.

e diel, 20 shkurt 2011

Letra e UAMI drejtuar MInistrise se Arsimit!

Nëpërmjet kësaj letre Ju transmetojmë shqetësimin e disa organizmave joqeveritare shqiptare në mërgim në lidhje me debatin e ndezur nga projektligji mbi sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Që nga publikimi i projektligjit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk kanë munguar në opinionin publik qëndrimet mbështetëse dhe ato kritike ndaj disa pikave të projektligjit e veçanërisht nenit nr. 36, paragrafit nr. 4. Do të mjaftonte kjo situatë fermentimi mendimesh, e karakterizuar në linja të përgjithshme nga bipolarizimi, për t’u përballur me paqartësinë që përcjell ndalimi dhe ekspozimi i ‹‹simboleve fetare në institucionet arsimore››. Fragmenti i nenit nr. 36, akoma pa u shndërruar në ligj dhe pa u vënë në jetë, i paraprin relativizmit të interpretimeve të ardhshme që do te krijojnë një realitet konfuz jo vetëm nëpër shkolla.

Krizat që po na errësojnë



Xhodi Hysa

Është shumë e vështirë të flasësh për atë që po kalojnë ne sot si shoqëri, ka aq shumë gjëra për të cilat mund të shkruash edhe aq pak nerva për të duruar, vjen një moment ku mund të thuash pa frikë “s’di nga t’ia nis” dhe me këto mendime jam përplasur gjatë gjithë kësaj kohe, sidomos mbas atyre trazirave të dhunshme që shqetësuan ç’do shqiptar saqë edhe thirrja ironike e ndonjë pronari të një lokali nate “Ejani të festojmë përtej së majtës edhe së djathtës” nuk bëri efektin e pritur prej tij. Të gjithë e kishim ndjerë se si mund të shkonte ajo ditë edhe ishte shumë e thjeshtë ta mendoje atë dhunë edhe sikur të kishe zbritur para një jave në vendin tonë edhe të mos dije asgjë për historinë tonë. Natyrisht një javë e mbushur me dhunë verbale jo vetëm në parlament, por edhe në sallat e konferencave, një dhunë e nxitur nga të dyja palët, një dhunë që tentonte të tregonte më të fortin. Natyrisht që dhuna e shfrenuar verbale krijon tensione tek turmat.. Jo më kot është shprehja “Fjala vret më shumë se plumbi”.

e premte, 18 shkurt 2011

Një fitore egjiptiane kundër terrorizmit!

Besnik Sinani

Romani që e bëri të njohur në botë shkrimtarit egjiptian, Alaa al Asuani, “Pallati Jakubian,” mund të përshkruhet ndryshe si kronika e formimit të një militanti. Taha el Shazli, figura qendrore e romanit, është një djalë i ri që nëpërmjet punës dhe disiplinës në shkollim synon të shkollohet për një nga karierat më të preferuara në Egjiptin e viteve ’90: oficer policie. Duke qenë se ai është i biri i një rojtari të thjeshtë të pallatit Jakubian, nuk ka njohjet e lidhjet e duhura për arritjen e ëndrrës së tij, dhe shteti vendos që ai do bëhet agronom.

e enjte, 17 shkurt 2011

Tre Vjet Kosove e Lire!


E-Zani u uron gjithe shqiptareve festen e pavaresise se Kosoves. I urojme popullit te Kosoves e lutemi per prosperitet e begati. Lutjet dhe nderimi jone jane per ata qe dhane jeten, per deshmoret e Kosoves si dhe shprehim mirenjohjen per tere ato popuj, komunitete, e vende qe mbeshteten aspiratat e popullit te Kosoves per liri, mbrojten kosovaret ne ditet e dhunes etnike te regjimit te Milloshevicit dhe kane njohur pavaresine e Kosoves. Urime.

e mërkurë, 16 shkurt 2011

Sfida e popujve të lirë

Sabaudin Jashari

“Përdorimi i drejtë i lirisë është sfidë më e madhe se sa fitimi i vetë lirisë.” Anomin

“Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve, që të lejoni bijtë e Izraelit të vijnë me ne!” (Shuara:16-17)

“O njerëz, mos më pengoni të flas me njerëzit!” - u tha Profeti (a.s) mekasve politeistë.

Historia tregon se, në shumë raste, interesimi i njerëzve ndaj vlerave esenciale, të paktën ndaj atyre vlerave që përbëjnë kufirin minimal të qenies humane, në kushtet e mungesës së lirisë është më i madh se në kushtet e gëzimit të kësaj lirie apo pas daljes nga “gjendja e jashtëzakonshme” që shkakton shijimin e lirisë me pikatore. Në këto kushte, ajo pikë lirie që në shumë raste fitohet vjedhurazi, natyrshëm vihet në shërbim të vlerave të “kufirit minimal njerëzor”.

e martë, 15 shkurt 2011

Kush e dogji Voskopojën: Historia dhe fiction-i i marrëdhënieve fetare.



Në romanin “Të jetosh në ishull,” shkrimtari dhe një nga liderët politikë të opozitës socialiste, Ben Blushi, shkruan për shkatërrimin e Voskopojës, i paraqitur si një ishull zhvillimi kulturor, civiliteti, e prosperiteti të krishterë në mes barbarisë myslimane dhe osmane. Voskopoja e Blushit, më së fundi, digjet nga myslimanët.

Bejrutizimi i Shkupit?


Bejrutizimi i Shkupit: Qysh nga politikat arsimore të viteve të fundit në Maqedoni, debati mbi enciklopedinë, plani Shup 2014, debati mbi Burmali xhaminë dhe së fundi mbi kishën e planifikuar të ndërtohet në Kalanë e Shkupit, shqiptarët në Maqedoni po përballen vazhdimisht me politikat sllavizuese që kërkojnë të mohojnë prezencën historike dhe sociale shqiptare në Maqedoni.

e hënë, 14 shkurt 2011

Berluskonizmi ne Shqiperi dhe heshtja jone stoike...


Sara Sahatci*
Sot sheshet Italiane jane bere deshmitare te protestave kundra atij modeli sub-kulture qe Berlusconi perfaqeson qe i ka kthyer femrat ne objekte seksuale e te kembyeshme ne treg perkundrejt nje sasie parash apo favoresh te tjera qe vetem klasa politike mund te t’i ofroje. Sot nenat e motrat Italiane po protestojne kundra asaj sub-kulture mizogjeniste qe i sheh femrat si kategori e klasit te fundit, me te cilat mund te besh c’te duash dhe t’i quash si te duash; ne fund te fundit vlera e tyre vendoset nga burrat. E protesta e tyre nuk eshte vetem ndaj Berluskonit; ashtu si nje prej organizatoreve te protestes ne Rome u shpreh “ne jemi ketu sot per te denocuar ate model te shemtuar mizogjenizmi te misheruar ne gjuhen dhe veprimet e Berluskonit, qe perfaqeson ate sub-kulture italiane te dhunes verbale e shpirterore ndaj femres – fenomenin e quajtur Berluskonizem”.

Gëzuar ditën e dashurisë!


B. Sinani

Sipas një pjese të transmetimeve, dita e nesërme përkon me lindjen e të dashurit tonë, Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Teksa për gjenerata myslimanët kanë debatuar legjitimitetin e festimit të kësaj dite, edhe ata që kanë kundërshtuar festimin e mevludit të shenjtë, e kanë bërë këtë duke kërkuar të nderojnë traditën dhe mësimin e Profetit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.

e premte, 11 shkurt 2011

Mabruk! Urime Popullit te Egjiptit


Urimet me te ngrohta, solidariteti dhe lutjet tona i bashkohen festimeve ne Kajro.

e enjte, 10 shkurt 2011

Let my people go!


Elton Hatibi

Prej më shumë se dy javësh tashmë, Egjipti po përjeton një prej momenteve me kulmore në historinë e tij moderne. Rinia duke sfiduar frikën, po e shtyn popullin egjiptian drejt erës së lirisë, dhe kjo besohet se do të sjellë një të ardhme që do t’i shdërrojë faqen të gjithë rajonit. Po vjen Xhumaja e tretë pas protestave dhe ende diktatori Mubarak refuzon të lërë pushtetin duke kërcënuar se pas ikjes së tij, vjen kaosi. Trualli i ngjarjeve dhe përmasat e revoltës nuk ka se si të mos intrigojë çdokënd për të hedhur sytë nga e shkuara.

e mërkurë, 9 shkurt 2011

Mite të Mubarakut


Elizabeth Shakman Hurd

Termi ‘sekular’ dhe termat konceptualisht te ngjashëm me të ja kanë arritur që të shtrembërojnë perceptimin e revoltës në Egjipt. Politika ‘sekulare’ kuptohet si politika ‘e mirë’ (demokratizim i kufizuar, stabilitet dhe mbështetje për marrveshjen e paqes me Izraelin), ndërsa politika ‘Islamike’ përkthehet si politikë ‘e keqe’ (një laryshi rreziqesh me gjasa të paraqitura nga Vëllazeria Myslimane dhe aleatët e saj). Shpjegimi i situatës së tanishme në Egjipt kufizohet nga paaftësia për ta lexuar politikën në Egjipt dhe shoqëri të tjera me shumicë myslymane jashtë kësaj lentje tejet thjeshtëzuese dhe shtrembëruese.

e martë, 8 shkurt 2011

U prish dynjaja!

Ramadan Ramadani

Titulli mund të shpie shumë lexues të kujtojnë se në këtë shkrim do bëhet fjalë për ngjarjen më të madhe momentalisht në botë. Lëvizja që po transformon Egjiptin. Lëvizje kjo që qëllimisht nuk e emërtoj revolucion pasi mendoj se është edhe më e madhe se kjo dhe se do transformon shumëçka në historinë e botës. Që në fillim më duhet të shfaq hapur pamundësinë time tani të shkruaj për këtë, pasi kjo kërkon më shumë se një shkrim dhe ende më shumë lexim. Tani dhe këtu mund vetëm të themi se dikujt është duke iu prishur dynjaja por jo atyre që po protestojnë për të drejtat e tyre në Kajro dhe qytete tjera; ata kanë përkrahjen e madhe nga gjithë njerëzit liridashës në botë, përfshirë edhe vogëlsinë time.

Të kthehemi te titulli që është pjesë e një dialogu në një tregim që kishim në librat e letërsisë në shkollë fillore. Tregimi i shkurtër që kishte për qëllim edukimin e brezave të ri me soc-realizmin, mbaronte me një dialog ku një hoxhë thoshte se është prishur dynjaja kurse heroi i përrallës ia kthente; jo, jo Hoxho, por u prishën planet e tua!

e diel, 6 shkurt 2011

Imam Krasniqi dhe Albin Kurti.

E-Zani.

Është njoftuar se imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se ka qenë mëkat dhe haram për myslimanët kosovarë që kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje të z. Albin Kurtit.

e shtunë, 5 shkurt 2011

Mesazhi fetar i mediave të pushtetit.

E-Zani

Gazeta 55 e z. Fahri Balliu është ndoshta burimi mediatik i printuar më i pasur në ofrimin në shqip të lajmeve të Radio Vatikanit. Shfletuesit e rregullt të kësaj gazete ndërkaq e kanë vënë re këtë fakt. Një lajm i tillë, për shembull, është ai i botuar me datë 4 shkurt, në dukje periferik për vëmendjen mediatike të lexuesit shqiptar: takimi i Papës Benedikt XVI me ambasadorin austriak! E megjithatë, pjesa relevante nuk është dhe aq tek lajmi se sa tek titulli i ngritur mbi një citim të Benedikt XVI: “Shtëpi e përbashkët evropiane, vetëm nëse i ka themelet në rrënjët e krishtera. “

e premte, 4 shkurt 2011

Komuniteti i San Egidios në politikën shqiptare.


E-Zani


Një sërë stacionesh televizive si dhe zëdhënës nga presidenca dhe kryeministria njoftuar ardhjen në Shqipëri dhe takimin me dy figurat më të larta të shtetit të imzot Vincent Palia i komunitetit të San Egidios në Romë. Në një artikull me titull, “Zot! Jepi fuqi Imzot Palias të na ndihmojë!” që pasoi vizitën në fjalë, ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, pasi paraqet kuptimin e tij mbi krizën e fundit politike shqiptare, i lutet Zotit për përfshirjen e komunitetit të San Egidios në negocimin midis dy palëve në zgjidhje të ngërcit politik shqiptar, ashtu sic kanë bërë në krizën e vitit 1997.

e martë, 1 shkurt 2011

Gjykata: Selim Muca ka shkelur Statutin, shkarkimi i Vokshit i pavlefshëm


Redaksia

Gjykata e Tiranës ka shpallur Ilir Vokshin dhe grupin e tij, fitues në gjyqin e tyre ndaj KMSH-së. Seanca finale është zhvilluar dje në këtë gjykatë, dhe vendimi ka qenë në favor të Vokshit, duke shpallur të pavlefshëm, shkarkimet e bëra disa muaj më parë nga Kryetari i Komunitetit Selim Muça. Gjykata i ka parë veprimet e Muçës si të padrejta dhe si shkelje të statutit. Vendimi rrëzon kështu këto veprime, duke i dhënë të drejtën Vokshit, Trucit dhe të tjerëve të rikthehen në postet e tyre. E gjithë, kjo duket se do të riturbullojë ujërat në KMSH, duke bërë që emërimet e kryetarit Muca, pas shkarkimeve, të rivihen në diskutim. Pritet që KMSH ti drejtohet më tej apelimit në shkallë të tjera, gjë që do të vonojë edhe zbatimin e vendimit të gjykatës. Por nuk dihet se si do të veprohet, nëse ky vendim do të lihet në fuqi deri në fund. Megjithatë, ajo çka dihet, është se grupi Vokshi ka fituar betejën e parë, gjë që pritet ti komplikojë gjërat më tej për Mucën.