e enjte, 31 mars 2011

Dr. Mustafa Ceric: “Kemi nevojë për një Revolucion Shpirtëror!”

Nga Samiti i Fezit.


Le të kujtojmë se qënia njerzore ka nevojë për tre kënaqësi thelbësore, e duke qenë thelbësore, ato bëhen nevoja.

e mërkurë, 30 mars 2011

Serbia dhe Kosova

Ëndrra të Brukselit*


Serbia shpreson që bisedimet me Kosovën do avancojnë aspiratat e veta për në Bashkimin Europian.


24 Mars 2011/ Beograd dhe Prishtinë


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ndali për një vizitë të shpejtë në Beograd këtë javë. U takua me ciklistë serbë gjatë një ndeshjeje futbolli sponsorizuar nga Gazprom dhe bisedoi rreth investimeve ruse. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic, u krenua se vizita e z. Putin do e bëjë Serbinë më të fortë. Por Rusia është larg dhe qëllimi kryesor i Serbisë është të fitojë statusin e kandidatit për t’ju bashkuar BE. Komisioni Europian do deklarohet në vjeshtë dhe udhëheqsit e BE do vendosin në Dhjetor, kur gjithashtu Mali i Zi shpreson aprovimin për hapjen e bisedimeve për antarsim.

e martë, 29 mars 2011

Reagim ndaj “Lëvizja Gylen në Shqipëri”!

Teksti i mëposhtëm na u soll si reagim ndaj postimit tonë të më përparshëm rreth Lëvizjes Gylen në Shqipëri dhe ne po e sjellim me redaktime të vogla pa ndryshuar asgjë në përmbajtjen e tij. Ky reagim, edhe pse mund të konsiderohet i ashpër, shpresojmë të jetë pjesë e një debati konstruktiv mbi të ardhmen e institucioneve tona fetare. Sigurisht, ashtu si për shkrime të tjera që kemi sjellë, qëndrimet e shprehura janë të autorit dhe jo detyrimisht të blogut tonë. Qëllimi ynë nuk është të atakojmë asnjë grup apo individë, por të krijojmë një hapsirë debati të frytshëm e të larmishëm, të kërkojmë transparencë dhe gjithëpërfshirje dhe integritetin e institucioneve tona të jetës fetare.

e diel, 27 mars 2011

Rreth Debatit për Lëvizjen Gylen në Shqipëri!

Prej disa ditësh, në disa forume myslimane dhe ne FB është hapur një debat i gjerë rreth rolit të lëvizjes Gylen ne Shqiperi. Ne mirëpritëm përfshirjen e disa pasuesve të Gylenit në faqen tonë duke shpresuar se do adresonin disa nga shqetësimet e shprehura, por fatkeqsisht ato u përmblodhën në një kor himnizimi për udhheqësin e tyre dhe akuza ndaj kritikëve, pa tentuar të adresojnë asnjë nga shqetësimet e ngritura. Për këtë arsye, në frymën e dialogut dhe rrahjes së mëndimeve që ky blog kërkon të nxis, po rreshtojmë këtu disa nga këto cështje.

e mërkurë, 23 mars 2011

Lëvizjet Politike Islame, Revolucionet Arabe dhe Modeli Turk.

Besnik Sinani.

Kur Evropa Lindore dhe Qendrore u përfshi në valën e transmormimeve politike që do sillnin rrëzimin e bllokut lindor, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe fundin ideologjik të socializmit si alternativë ndaj modelit perendimor ishte e qartë se kush ishte modeli që këto vende do emulonin: demokraci liberale dhe ekonomi e tregut të lirë. Francis Fukuyama, një studiues i shkencave politike në ShBA, në atë kohë shkroi rreth fundit të evolucionit politik të shprehur si fundi i historisë, ide që reflektonte besimin e epokës se ky model demokracie liberale, tregu të lirë dhe përqafimi të globalizmit është i vetmi model i mundshëm drejt të cilit herët a vonë do avancojnë të gjitha shoqëritë.

Xhamia e Re dhe Pikëpyetje Para Zgjedhjeve.

Në një konferencë për shtyp të para ca ditëve, Komuniteti Musliman Shqiptar deklaroi se,


Këshilli i Përgjithshëm i KMSH ka mirëpritur nismën e vonuar për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë që në fillimin e saj, por në arritjen e këtij objektivi, Këshilli i Përgjithshëm konstaton mjaft pasiguri, derisa nuk është zgjidhur leja e sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit që nuk është në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe paqartësi të tjera.

e hënë, 21 mars 2011

A kanë të drejtë Muslimanët në Kosovë të kërkojnë heqjen e fotografive të Nënë Terezës?

Në një postim në blogun Peizazhe të Fjalës, Ardian Vehbiu shpreh habinë për paradoksin – sipas tij – se në Kosovë, një organizatë muslimane e shoqërisë civile, Forumi Musliman i Kosovës, kërkon respektimin e laicitetit të vendit duke kërkuar heqjen e fotografisë së Nënë Terezës, një murgeshë katolike që u bë e famshme me aktivitetin e saj bamirës në Indi, nga institucionet shtetërore. Ai citon nga deklarata e Forumit se,

Një Imam Selefi në Amerikë!


Besnik Sinani

Numri i fundit i The New York Times Magazine ka në fokus të artikullit të vet kryesor një nga imamët më në zë të komunitetit musliman në ShBA, Yasir Qadhi. Qadhi ka diplomuar dhe magjistruar në Universitetin Islamik të Medinës ndërkohë që po përfundon doktoraturën në studime islame në Universitetin Yale, ShBA. Ai kombinon një dije të thellë të Selefizmit, që shihet si lëvizje antagoniste në perëndim, me rrënjë e njohje të drejtëpërdrejtë të paradigmave të kulturës amerikane, vendin të tij të lindjes. Ndërkohë Qadhi është bërë një nga figurat më të ndjekura nga rinia muslimane universitare në ShBA dhe kjo nxit autoritetet të kërkojnë ndihmën e tij në përpjekjet për të parandaluar radikalizmin në bashkësitë muslimane në një kohë që lëvizja e Selefizmit që ai përfaqson vazhdon të shihet me dyshim.

e diel, 20 mars 2011

Këshilli i Përgjithshëm lë në hije Selim Mucën, asnjë kompetencë më për të


Reforma institucionale e gylenistëve ka sjellë ndryshime të mëdha statutore ku kryetari aktual mbetet në hije


Këshilli i Përgjithshëm, në mbledhjen e sotme, ka sjellë një sërë ndryshimesh radikale në konfigurimin e KMSH-së. Kanë qenë rreth 50 nene të statutit dhe të rregullores së brendshme të cilat janë ndryshuar, duke krijuar tashmë një realitet të ri mbi mënyrën sesi do të menaxhohet ky institucion. Ajo që spikat në këto ndryshime, është heqja e kompetencave të Kryetarit Selim Muca dhe kalimi i këtyre kompetencave në funksion të Sekretarit të Përgjithshëm. Sipas këtyre ndryshimeve, posti i Sekretari i Përgjithshëm është suprimuar duke i lënë vëndin atij të Kancelarit, i cili tashmë, do të ketë rol dominues në jetën institucionale të KMSH-së.

e shtunë, 19 mars 2011

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm, pikëpyetje të reja mbi fatin e KMSH-së


Mbledhja e thirrur për të djelën është vendosur në kundërshtim me statutin

Komuniteti Musliman ka vendosur për ditën e nesërme, mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendime me rëndësi për zhvillimet në vijim. Vendimi për mbledhjen është marrë të martën, dhe ende nuk dihet ekzaktësisht se cfarë vendimesh do të merren. Në njoftimin e KMSH-së për anëtarët e këshillit, thuhet se do të diskutohen vendimet e Kryesisë së bashku me disa çështje të tjera, por nuk bëhet e ditur se çfarë. Nga burime të brendshme në KMSH mësojmë se pjesë e diskutimit do të jetë edhe vendimi i Gjykatës për rikthimin e grupit Vokshi, vendim i cili shprehu se largimi i tyre, i bërë nga Muca disa muaj më parë, ishte në kundërshtim me statutin.

Dr. Mustafa Ceric: “Zgjidhjet e problemeve të muslimanëve në Perëndim nuk do vijnë nga Lindja.”


Këto ditë u mbajt në qytetin e Fezit në Marok Samiti i Fezit. Disa nga ulematë dhe mendimtarët njohur në botën islame u mblodhën për të diskutuar disa nga sfidat e muslimanëve sot, vecanërisht në Perëndim, në dritën e principeve bazë Islamit: ato të mëshirës, paqes, bashkëjetesës dhe drejtësisë , me qëllim që përforcojë dhe të sjellë vëmëndje zërin dominant të Islamit, i cili qëndron kundra cdo forme ekstremizmi, anarkie dhe kaosi.


Ky samit është pjesë e programeve të iniciativës The Radical Middle Way, që prmovon zërin dhe interpretimin tradicional të Islamit. Video-klipe nga Samiti mund të shihen duke klikuar ketu.

e premte, 18 mars 2011

Dr. Ismail Bardhi: “Është bërë monotone biseda për vehabizmin.”


Para pak ditësh pata rastin të bisedoj me Dr. Ismail Bardhin, ish-dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup të Maqedonisë dhe autor kohët e fundit i librit “Kriza e teologjisë myslimane shqiptare.” Ne biseduam për librin e tij, për përplasjet e fundit etnike në Maqedoni, për vehabizmin, institucionet fetare, organizatat misionare dhe planet e tij profesionale per të ardhmen. Aktualisht Dr. Bardhi është studiues vizitor në Rosemont College në ShBA.

Intervistoi Besnik Sinani.

e mërkurë, 16 mars 2011

Përtej debatit për mësim-besimin në shkolla


E. Mërtiri

Prej kohësh në Kosovë është shtruar një debat mbi përfshirjen e mësimit të fesë në kurikulat shkollore. Së fundmi, gjatë një konference Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, u shpreh se përfshirja e mësimit të fesë në shkolla, do të ishte, ndër të tjera, edhe në dobi të mbojtjes prej interpretimeve të pashëndetshme mbi Islamin, të cilat nuk përputhen me modelet e trashëguara në shoqërinë tonë. Ndërkohë, mësohet se Kisha Protestante në Kosovë është shprehur kundër kësaj nisme. Sipas saj, shteti nuk duhet të favorizojë ndonjë fe dhe se do të ishte më mirë të ndiqnim modelin amerikan ku mësimi fetar nuk është i përfshirë në shkollat publike. Gjithmonë, sipas saj, mësimi i fesë mund të mbështetet mbi nisma të tjera, të cilat nuk duhet të financohen nga shteti.

e martë, 15 mars 2011

Nuk është e rëndësishme se si të mendojnë të tjerët por se si e sheh ti veten tënde

Sabaudin Jashari

“Problemi nuk qëndron tek kolonizatori, por tek prirja e popujve për t`u kolonizuar” (Malik Ibn Nebij).

Ky pohim i teoricienit të madh, Malik Ibn Nebij, vinte pas një studimi të thellë të historisë islame, por edhe të aktualitetit islam nën hijen e versetit kuranor: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populi, derisa të ndryshojnë vetet e tyre” (Rrad: 17). Ndryshimet e fundit rrënjësore që po ndodhin në Lindjen e Mesme islame, nuk i shpëtuan atribuimeve klasike konspiracioniste.

e hënë, 14 mars 2011

Xhihadi im Shqiptar

Armir Taraj

Fjala xhihad sjell në mendje imazhe luftrash, imazhe myslimanësh të mbështjellë me shall në fytyrë që me kallash e granat-hedhës në duar kërcënojnë Amerikën e Perëndimin me luftë të shenjtë. Fjala xhihad ka marrë një konotacion tepër negativ dekadat e fundit, konotacion ky i ushqyer e fryrë nga mediat e etura për fjalë të reja gjithë-shpjeguese e të gëlltitshme nga publiku.

e shtunë, 12 mars 2011

Libia dhe ndërhyrja humanitare.


Besnik Sinani

E tërë bota ka dëshmuar me entuziazëm valën e protestave popullore në Lindjen e Mesme, e cila ka sjellë gjer tani rrëzimin e dy diktatorëve të Afrikës së Veriut, Ben Aliut në Tunizi dhe Mubarakut në Egjipt. Këto ngjarje kanë frymëzuar popuj në vende të tjera të ngrihen kundra regjimeve totalitare jo vetëm në Lindjen e Mesme por edhe në Kinën e largët. Ngazëllimi i valës së parë të rrëzimit të diktatorëve është pasuar tashmë me frikën se diktatori tjetër që rrezikohet , kolonel Kadafi, do përdorë bombardime masive e masakra të popullsisë së Libisë në përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar regjimin e tij. A ka bashkësia ndërkombëtare përgjegjsi për të mbrojtur civilët nga diktatorët që udhëheqin vendet e tyre kur mendohet se këta diktatorë do përshkallzojnë dhunën në përmasa që mund të sjellin masakra e genocide?

e mërkurë, 9 mars 2011

REVOLUCIONI EGJIPTIAN KUNDREJT ATIJ AMERIKAN


Nga Sam Haselby*

Në ç’mënyrë mund ta krahasojmë revolucionin egjiptian me atë amerikan? Një krahasim të njëmendtë as që mund të ketë. Deri më tash revolucioni egjiptian është më mbresëlënës dhe më i rëndësishëm.

e martë, 8 mars 2011

Kur do djali, e do çika sun i ndal as Amerika

Ramadan Ramadani*

Opinioni shqiptar në ditët që kaluan u rëndua me tri vrasje të trishtueshme. Në luginën e Preshevës u vra një vogëlush gjashtëvjeçar, Nijazi Ibrahimi. Në Tiranë u shtyp me makinë një këngëtare e njohur, Emmy Idershai. Dhe në Gjermani një shqiptar qëlloi për vdekje dhe vrau dy ushtarë amerikanë. Prej vrasjes së parë kaloi disa kohë dhe ngjarjet më pas e mbuluan aktin që na kujtoi se e keqja më e madhe është gjithmonë brenda nesh. Ishte një vrasje që tronditi shqiptarët e Luginës dhe më gjerë dhe na kujtoi gjithë neve se sa të këqij mund të jemi vetë dhe për vete. Kjo pasi i dyshuari kryesor në këtë krim ishte një shqiptar.

A Është Islami Problemi?

Nicholas D. Kristof

Kairo.


Një visitor i mencur jashtëtoksor që zbriti në Tokë para një mijëvjecari do supozonte se kontinenti amerikan nuk do kolonizohej nga Evropianët primitivë, por nga civilizimi më i avancuar arab – dhe si rjedhim ne amerikanët sot do flisnim arabisht.


E megjithatë, pas vitit 1200, Lindja e Mesme mori pushimet; ra në stagnim ekonomik dhe sot dallohet nga një shkallë e lartë analfabetizmi dhe autokraciteti. Teksa rajoni sot ngrihet në protesta për të kërkuar demokraci, ngrihet pyetja: Cfarë nuk shkoi si duhet? Bëhet, gjithashtu, një tjetër pyetje politikisht jo – korrekte: A mund të jetë Islami arsyeja e prapambetjes së Lindjes së Mesme?

e premte, 4 mars 2011

Vërejtje për Gjinishin, historianin dhe teologun.

Besnik Sinani


Revista MAPO botoi para pak ditësh një intervistë me Ermir Gjinishin, i njohur si një nga emrat më të rëndësishëm që ka udhëhequr Komunitetin Musliman Shqiptar në këto vite. Emri i tij në media është komentuar herë si përfaqsues i rrezikut të grupeve radikale, ndaluar shkurtimisht për vrasjen e të ndjerit Sali Tivari, identifikuar nga Miranda Vickers si përfaqsues i ‘vehabizmit’ në Shqipëri, teksa herë të tjera, Gjinishi është prezantuar si analisti për cështje që kanë të bëjnë me Islamin qysh nga libri i Blushit gjer tek regjistrimi i popullsisë, dhe, në këtë intervistë të revistës MAPO, ai prezantohet si

e martë, 1 mars 2011

Xhamia e Re!


Armir Taraj


Fillimi i viteve '90. Nëpër gjysëm-gërmadhat e depos se vjetër me tavan të harkuar lart si lugë e përmbysur e veshur me zift, luanim me shokët në pushimet e gjata ose pas shkolle. Nuk na kujtohej mirë se c'kishte qenë më parë ky objekt i braktisur, por kishte qenë gjithmonë në fund të kodrës ku qëndronte shkolla jonë, masive, muret e bardha, taraca e zezë, e rëndë, e neglizhuar. Tashmë ishim mësuar me pamjet e shkatërrimit të gjithkundshëm e gjendja e re e mjerueshme e saj na dukej si një formë normale ekzistence. Na bezdiste pak fakti se qoshet e depos ishin kthyer në nevojtore e na irritonte era e rëndë që shoqëron pashmgangshëm këtë funksion, por gjithsesi edhe ne përfitonim nga ky relaksim i rregullave shoqërore për të lehtësuar trupin tonë sipas nevojës.