e premte, 29 prill 2011

Aty ku nuk e gjeta veten

Sabaudin Jashari

Sot unë jam i barabartë me: dy rrugë, tre shkolla, një maternitet, një rubinet uji, tre pemë në lagje, një llambë drite… etj.

Këtë ndjesi më kanë krijuar reklamat e fushatave elektorale.

e enjte, 28 prill 2011

Imamët dhe Zgjedhjet.

E-Zani

Në këtë prag zgjedhjesh për pushtetin lokal, në një periudhë të polarizuar politike, nuk kanë munguar dhe prononcimet e disa imamëve në hutbet e të premteve rreth zgjedhjeve të ardhshme. Janë dëgjuar celebrimet e “faktorizimit” politik të myslimanëve që sjell vëmendje të politikës ndaj kërkesave të tyre, ku shembulli i projektit të bashkisë për xhaminë e re dhe deklarata e qeverisë për dhënien e namazgjasë pas njëzet vjet zvarritje, anullime e mohime të së drejtës për të ndërtuar xhami për të plotësuar nevojat e besimtarëve, sillen si shembujt më të qartë të këtij “faktorizimi” politik të bashkësisë së myslimanëve.

e mërkurë, 27 prill 2011

Konferenca e UAMI-t: Bashkëjetesa me vlerat e fesë

Me 23 dhe 25 prill 2011, në qytetin e Udines në Itali, do të mblidhen për të katërtin vit radhazi muslimanët shqiptar nën kujdesin dhe organizimin e shoqatës më të madhe të shqiptarëve musliman me banim në Itali, UAMI. Takimi në fjale përcillet nën frymën e temës së bashkëjetesës me vlerat e fesë në një kontekst emigrimi dhe integrimi të shoqërisë muslimane shqiptare, në kontekste të ndryshme nga ai i origjinës. Për të shqyrtuar në formë me të plotë një temë kaq të qenësishme, organizatorët kanë ftuar relator si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë saj. Të ftuarit i përkasin sferave të ndryshme nga ajo fetare, tek psikologjia, tek historisë, deri tek politika, me figura të spikatura të fushës. Kjo për të pasqyruar një optikë gjithëpërfshirëse të tematikës qendrore të takimit në fjalë.

e martë, 26 prill 2011

“E kaluara dhe mungesa e drejtësisë kanë kriminalizuar shoqërinë”


E. Mërtiri

Intervistë e dhënë në gazeten Tirana Free Press

A është e dhunshme shoqëria shqiptare?

Mendoj që po. Dhuna duket e pranishme në një masë të konsiderueshme në shoqërinë shqiptare dhe në një mënyrë a në një tjetër na rrethon kudo. Kjo dëshmohet jo vetëm në kronikat e zeza, por në përditshmërinë tonë. Mjaft të hipësh në autobuz apo të lëvizësh me makinë, lëre pastaj nëse të ndodh të ndeshesh me gjykatat, zyrat shtetërore, apo hipotekat. Madje jo vetëm në rrugët e qyteteve tona, por edhe në podiumet politike, në ekranet e televizioneve, në faqet e gazetave, në forumet dhe blogjet e internetit... Ngado ndeshesh me njerëz të acaruar, që prodhojnë dhe imponojnë konfliktualitet. Ja psh. Të ndodh që të lexosh ndonje koment apo analizë, vërtetë interesante në shtypin shqiptar dhe mendon se vërtetë autori ia ka qëlluar të ofrojë një ide me vlerë. Sapo hap internetin dhe shikon komentet, do të ndeshësh në një shpërthim agresiviteti, përbaltjeje e prepotence, të cilat janë gati ta cojnë autorin në burg për agjitacion e propagandë. Eshtë vërtetë shqetësuese, të mendosh se në cfarë mjedisi të duhet të diskutosh problemet e kësaj shoqërie. Në njëfarë mënyrë, jo vetëm që agresiviteti është bërë pjesë e sjelljes së përgjithshme të shoqërisë, por duket se njerëzit e kanë humbur besimin se e drejta e tyre, marrëdhëniet njerëzore mund të rregullohen me mjete te tjera përvec forcës. Në fakt, agresiviteti i kultivuar në media, është edhe më problematik, pasi ushqen shoqërinë me një frymë që prodhon polarizime të pashëndetshme shoqërore, të cilat, nëse pompohen vazhdimisht, bëhen një gangrenë e vërtetë për zhvillimin e shoqërisë.

e shtunë, 23 prill 2011

Burkat e Izraelit

Miriam Shaviv, kolumniste në Britain’s Jewish Chronicle.

Izraeli, në mënyrë të posaçme rabinët e tij, mund të mësojnë prej ndalimit të vellove të fytyrës në Francë. Me ligjin e saj të ri, Franca ka lëshuar një deklaratë të fortë për i takon pritshmërisë për nivelin e integrimit të qytetarëve të saj myslimane dhe për statusin e grave në shoqërinë e saj.

Sektori fetar i Izraelit lipset të lëshojë deklarata të ngjashme. Në nishan nuk janë qytetaret e tij myslimane, pak prej të cilave e përdorin vellon e fytyrës (edhe pse numri i saktë mbetet i panjohur), por kulti i çuditshëm dhe i rrezikshëm i grave çifute,

e enjte, 21 prill 2011

NDIKIMI NË RRITJE I VATIKANIT NE KOSOVË


Nga Mateo Albertini, Milano *


Përktheu: Nolian Seitaj


Që prej Shkurtit 2008,më se tre vjet që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës – ku të pakten 90% e popullsiseë së saj njihet nominalisht si myslimane - Vatkani ka kërkuar dukshem ta rrisë prezencën e tij vazhdimisht, tani madje pa e fshehur fare si qëllim.

e martë, 19 prill 2011

Po bëhemi vegla të politikës


E. Mërtiri

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore është ndezur tashmë me të gjithë arsenalin e vet dhe duket se dy forcat kryesore janë angazhuar egërsisht duke përdorur çdo mjet për të tërhequr, çdo votë nga kundërshtarët. Natyrisht, gara për Tiranën do të jetë beteja më e rëndësishme në këto zgjedhje, e cila parashikohet të jetë në rezultate shumë të ngushta, gjë që ka bërë që forcat ti kushtojnë rëndësi cdo kategorie dhe grupi shoqëror gjatë fushates. Në këto kushte, edhe muslimanët nuk mud të mbeteshin jashtë betejës, duke zgjuar interesin e të dyja palëve të cilat janë angazhuar fort në garën për të marrë votat e tyre. Në fakt, një gjë e tillë duket se po përsëritet tashmë në çdo fushatë, por kurrë në këtë intensitet. Tashmë kemi edhe një precedent qendror në betejën për votat e muslimanëve, “Xhamia e re”, e cila duket se është bërë karremi kryesor në rrjetat elektorale të të dy kampeve. Të dyja palët u premtojnë muslimanëve ndërtiminin e kësaj xhamie, e inaguruar për të filluar punimet që në 1992-shin, por e mbetur ende e panisur.

e diel, 17 prill 2011

Udhëheqsit fetarë francezë këshillojnë kundra debatit për Islamin.


Paris, e mërkurë, 30 Mars 2011.

PARIS (Reuters) – Udhëheqsit e gjashtë feve kryesore të Francës këshilluan qeverinë të mërkurën kundra mbajtjes së një debati të planifikuar mbi Islamin për të cilin ata thanë se do stigmatizonte myslimanët dhe do nxisë paragjykimet teksa vendi i afrohet zgjedhjeve kombëtare në vitin e ardhshëm.

e shtunë, 16 prill 2011

Personi më i mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë.


Peter Oborne

Komentatori kryesor politik i Daily Telegraph.

Këto kohë cmimi Nobel u jepet personazheve te cuditshme, sic u tregua nga cmimi tepër i parakohshëm që ju dha Presidentit Obama. Por është dikush që më së shumti do e meritonte por që gjer më sot është neglizhuar. Ai është Abdul Sattar, një punonjës social nga Pakistani, të cilin pata privilegjin ta takoj kur po bëja një film mbi dhunën në Karachi.

e martë, 12 prill 2011

Intolerancë e racizëm qeveritar në Francë!

Editorial, The New York Times.

Imponimi formal të hënën i ndalimit francez ndaj mbulesës së plotë të fytyrës, i cili solli arrestimin e menjëhershëm të dy grave që po protestonin kundra këtij ligji, është shoqëruar nga elozhet qeveritare për vlerat franceze si dhe cështje të sigurisë dhe barazisë gjinore.

e hënë, 11 prill 2011

Kush flet në emër të fesë: Kriza e autoritetit.


Besnik Sinani

Duke biseduar me një të njohur për qyfyre shqiptarësh në You Tube, ai më përmend rastin e një të njohuri të përbashkët që paska disa postime në You Tube ku u përgjigjet pyetjeve fetare myslimane rreth cfarë anullon agjërimin, ritualet e larjes para faljes e cështje të tilla të ngjashme. Me një takie në kokë e rrobë të gjatë, me një emër llagapi arab, ulur para kameras në dhomën e tij, ai mer poza e intonacione si ndonjë “sheh,” por zanati i vetëm që kur ka mbaruar shkollën e mesme – të cilën ka pranuar vetë se mbi gjysmën e kohës nuk e frekuentonte – ka qenë të përgatiste pizza. Kush flet për teologjinë, praktikat, ritualet, spiritualitetin islam?

e diel, 10 prill 2011

Islami dhe / në Perëndim.


Ekmeleddin İhsanoğlu*

Xhedah – Revolucionet në Tunizi dhe Egjipt ofrojnë shembuj tranzicionesh paqësor pushteti pas dekadash sundimi të vazhdueshëm autoritar.


E megjithatë ndryshimet në këto vende si dhe vende të tjera arabe duket ta kenë zënë botën të papërgatitur.

e premte, 8 prill 2011

Llogorja e burkas ideologjike.


Besnik Sinani

Në një shkrim mbi një shkrim mbi burkan, pra një debat mbi burkan i futur në burka filtrash gazetarësh, M. Nano, nis të debatojë tre argumentat e Timothy Garton Ash në kundërshti të ligjit francez që ndalon veshjen e burkas – një mbulesë komplete e trupit që lë vetëm sytë zbuluar. Ka shumëcka që mund të debatohet nga ky shkrim dhe pyetjet që ngre z. Nano si kundër-argument i artikullit të Gorton Ash, duken si gola të bëra në pozicjon jashtë – loje. Por vëmendje të vecantë më tërhoqi nocioni i agjensisë personale që përdor z. Nano. Ai shkruan:

e enjte, 7 prill 2011

Shpërndahuni, po na numërojnë!

E. Mërtiri

Teksa në Shqipëri, opinioni publik është përfshirë prej kohësh në polemika për deklarimin fetar dhe etnik në regjistrimin e popullsisë, i njëjti debat ka përfshirë tashmë Kosovën. Komunitetet fetare si dhe aktorë të ndryshëm të jetës publike në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë, duke u frikësuar për mundësitë e prodhimit të rezultateve fiktive, si dhe për stimulimin e problemeve në interpretimin e të dhënave. Të dhëna të tilla krijojnë mundësitë për të hapur debate të dëmshme të ngritura mbi lojëra shifrash, të cilat ne ballkanasit i ushtrojmë prej shumë kohësh.

e diel, 3 prill 2011

Ndërroi jetë Haxhi Dede Baba Reshat Bardhi.


Ngushëllime gjithë besimtarëve myslimanë të tarikatit Bektashi. Më poshtë sjellim biografinë e Baba Reshatit marrë nga faqja zyrtare e Kryegjyshatës bektashiane.

e shtunë, 2 prill 2011

Burgosja e leximit dhe debati publik në Shqipëri


E. Mërtiri

Kriza e mendimit mund të thuhet se përbën faktorin kryesor që pengon zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Vlerat shoqërore dhe orientimet kulturore burojnë në një masë të madhe prej mendimit, dhe paaftësia intelektuale e një shoqërie për t’iu përgjigjur realiteteve me të cilat përballet, do të rëndojë së tepërmi në kompleksitetin e problemeve shoqërore. Si rrjedhim, duhet thënë se rrënjët e krizës së sotme shoqërore do të duhet ti kërkojmë pikërisht tek mendimi dhe raporti i tij me proceset e zhvillimit shoqëror.

e premte, 1 prill 2011

Kush e bëri Revolucionin?

Besnik Sinani

një artikull të kohëve të fundit në gazetën Shqip, Edon Qesari, shkruan:

Nëse është e nevojshme të kuptojmë se ku i ka rrënjët ky dimër i pranverosur kryengritjesh arabe, s'mund ta gjejmë kurrsesi te Tunizia. Edhe ky vend, i pari që vërshoi në rrugë e sheshe për të kërkuar reforma e përmbysje, zanafillën e vet e pat diku tjetër. Kryeministri izraelit Netanjahu, deklaroi se fillimi i vërtetë i furtunës arabe duhej kërkuar në zgjedhjet e manipuluara iraniane të 2009-s dhe te demonstratat që ato zgjuan. Por do të ishte më saktë të prireshim drejt një vështrimi më të thellë në kohë. Në fakt, gjatë një vizite në Kajro (2005), ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condi Rise, bëri një deklaratë të pazakontë për normat klasike të diplomacisë amerikane në Lindjen e Mesme. "Për rreth 60 vjet", theksoi Rice, “vendi im, Shtetet e Bashkuara, parapëlqyen qëndrueshmërinë (stability) e rajonit të Lindjes së Mesme, në këmbim të demokracisë. Por s'arritëm asnjërën prej tyre. Tani, ne po zgjedhim një tjetër rruge: do të mbështesim pra zellin demokratik të të gjithë popujve".