e enjte, 30 qershor 2011

Greqia në agoni gjunjëzon shtetin shqiptar


E-zani
Parlamenti shqiptar kaloi për miratim me procedur
ë të përshpejtuar projektligjin për kryerjen e regjistrimit të popullsisë ku do të përfshihet edhe regjistrimi i fesë dhe etnisë. Megjithë reagimet e shumta nga shoqëria civile, intelektualë të ndryshëm, si dhe aktorë të ndryshëm politikë, megjithë reagimet qytetare, të cilat nuk ishin aspak të vogla duke pasur para sysh një vend apatik si ky që nuk di ta ushtrojë të drejtën e protestës, përsëri, veshi i qeverisë shqiptare mbeti i shurdhër. Qeveria shqiptare nuk mori para sysh as ndjeshmëritë qytetare e kombëtare, as argumentet e shumta kundra këtij vendimi, as realitetin problematik me të cilin lidhet ky regjistrim, duke ruajtur me kokfortësi dhe pa argumente vendimin e saj. Ndryshe nga ç’ndodh normalisht, kur qeveria ka nuk ka hezituar të shfaqë gjithmonë oportunizmin e saj, për t'i plotësuar kërkesat, kur ato kthehen në një kauzë publike, kësaj rradhe, duket se vendosmëria e saj është e paluhatshme përballë çdo presioni qytetar.

e martë, 28 qershor 2011

Tiranë, manifestim proteste ndaj Ministrit të Jashtëm Izraelit

Sot ka mbërritur në Tiranë, Ministri i Jashtëm i shtetit të Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili do takohet nesër me autoritetet kryesore të vendit tonë. Vizita e tij në Shqipëri është e para e një sërë vizitash në vende të ndryshme të botës. Lieberman po lobon në emër të shtetit të Izraelit që të mos njihet Shteti i Palestinës nga vendet që marrin pjesë në OKB.

Argumenti zëvendësohet nga tifozeria*

Doan Dani

Ka qenë një shembull interesant në shkollën fillore të viteve ’80 ku, për të shpjeguar rregullën drejtshkrimore të fillimit të fjalisë me germë të madhe, përdorej rasti i një nxënësi që e fillonte fjalinë me germë të vogël, sepse fjala e parë kishte lidhje me ‘fashizmin’, aq shumë i urryer nga ky vogëlush sa nuk meritonte as respektimin e normave gjuhësore. Me një vizion të këtillë, për rregulla jo më gjuhësore, por shkencore historike, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare i shton dëshirës gjykuese – në fakt, historiani duhet të jetë rrëfyes – edhe dëshirën e rrëzimit të hipotezave të ngritura nga ata që ai, në faqen 190 të Skënderbeu: një histori politike, i cilëson ‹‹takëm “historianësh” [...] me osmanllëkun të trashëguar në vena – që rreken deri të numërojnë “privilegjet pa fund” që paskësh gëzuar “rajaja e krishtere”›› dhe që përsërit me patos në faqet 819-824: edhe pse mungojnë adresat, është e lexueshme nga koordinatat që kritika i drejtohet librit Skicë e mendimit politik shqiptar të Hysamedin Feraj, por dëshira dhe argumenti shkencor janë dy paralele të papërputhshme. Ato çka nuk mungojnë janë etiketat e “analizës së gjakut” të kundërshtarit, fenomen i trashëguar nga i racizmi kulturor dhe përjashtimi enverist: të paktën për lidhjen e gjakut me kombësinë duhet të heshtë Plasari. Nga përkthyesi i pilotuar në drejtor nuk mungon gjithashtu as kritika përçmuese ndaj historianëve profesionistë të cilët janë një referim i detyrueshëm për të gjithë studiuesit perëndimorë të historisë së gadishullit ballkanik.

e diel, 26 qershor 2011

Receta për radikalizimin e besimtarit musliman. Apo qysh me çue ujë m’mulli t’Serbisë.


Arber Fetiu*

Në kryeqytetin e laicitetit, në Paris, për më shumë se dhjet vite tani, çdo të premte, në qarkun e 18-të të kryeqytetit francez, besimtarët musliman francezë falin namazin e tyre të së premtes në rrugën Myhra, në shenjë proteste për mungesën e vendit të kultit në qytetin e tyre. Kryebashkiaku i qarkut të 18-të të Parisit, i’u përgjigj ankesave të disa qytetarëve për bllokimin e rrugës duke thëne se një situatë/praktikë e tille është e tolerueshme derisa objekte të reja kulti të jenë në dispozicion për komunitetin musliman. Ministri i Brendshëm frëng, Claude Gueant, muajin e kaluar tha se nëse falja e namazit neper rrugët e Parisit eventualisht do të ndalohet, kjo do behet për të mbrojtur besimtarët protestues nga ndonjë akt armiqësie.

Në qytetin metropolitan të New Yorkut, në udhëkryqin që puq rrugën numër 42 me Madisson Avenue, qytetaret amerikan të besimit islam bllokuan rrugën e Manhatanit çdo të premte me jave të tëra radhazi për të protestuar kundër diskriminimit që u behet, përmes faljes se namazit në rruge. Praktikë e ngjashme me muaj të tërë ndodhi edhe në rrugën e 29-të e në rrugën e 94-të të New Yorkut.

e shtunë, 25 qershor 2011

Turpi i Dhunës Policore në Kosovë Kundër Besimtarëve Muslimanë.


Ajo që ka ndodhur në Prishtinë me datë 24 Qershor, dhuna policore kundra besimtarëve muslimanë, është e turpshme dhe tregues shqetësues i politikave shtetërore kosovare kundër besimtarëve muslimanë.


Përfaqësuesi i Bashkohu Me Ne dhe një nga organizatorët e protestës, Fuad Ramiqi, ka deklaruar se policia ka nisur dhunimin teksa besimtarët ishin të ulur, ka kërcënuar për reprezalje të mëpasshme, ka goditur me shkelma në kokë besimtarë teksa faleshin dhe ka fyer me fjalorin më të ulët. Policia është kthyer në një bandë rrugacësh që ka përdorur dhunë gjatë një shfaqje normale mosbindjeje civile, si formë normale e shprehjes së vullnetit politik në një shoqëri demokratike. Fatkeqsisht, policia është sjellë si banda e një shteti policor.

William C. Chittick: SHKENCË E KOZMOSIT, SHKENCË E SHPIRTIT


Njoftohen lexuesit e interesuar se Biblioteka Zemra e Traditës nxori në treg librin e William C. Chittick, SHKENCË E KOZMOSIT, SHKENCË E SHPIRTIT: Përshtatsia e kozmologjisë islame në botën moderne, me shqipërim, parathënie dhe shënime nga Edin Q. Lohja, si dhe fjalën e posaçme të autorit për botimin shqip.


Biblioteka Zemra e Traditës, vëllimi IX
Seria scientia sacra, nr 2.
Redaktimi: Ornela Ademovi

Katalogimi nga Biblioteka Kombëtare
ISBN 978-9928-110-02-2

Botimi II, 173 faqe.

e premte, 24 qershor 2011

Rrezikshmëria e një shoqërie homogjene

Xhodi Hysa

Shqipëria është një vend i cili në përbërjen e vet nuk është homogjen në religjion. Për arsye të ndryshme shoqërore dhe historike, vendi ynë nuk është një vend me shumicë absolute të një religjioni. Në gadishullin perëndimor të Ballkanit Shqipëria është një vend me një specifikë të veçantë e cila lidhet me faktin që në të ekzistojnë më shumë se dy besime fetare të përhapura ndër banorët e saj. Ky punim synon të shpjegojë rrezikshmërinë që i kanoset shoqërisë sonë në momentin kur ajo tentohet të shndërrohet me dhunë në një shoqëri homogjene me një identitet të përcaktuar fetar apo kulturor; duke e ndarë në dy pjesë shpresoj t'i japë një përgjigje sa më pranë reales dhe të pasqyroj sa më saktë atë çka ndodhi dhe çfarë mund të ndodhë.

e martë, 21 qershor 2011

Kryqtarët e Politikës Shqiptare.


E-Zani


Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku – Shkreli, pyetur nga Mustafa Nano në blogun Respublica se në “Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?,” u përgjigj:

“Në mbrojtjen e Kostandinopojës. Besoj rënia e saj ka qenë ngjarja që shenjoi thellë shorten e këtij vendit tonë.”


Le të shtojmë këtu se në përgjigje të së njëjtës pyetje nga Nano, deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku u përgjigj:


“Në mbrojtjen e Konstandinopojës.”

e mërkurë, 15 qershor 2011

Skënderbe i ri me paragjykime të vjetra dhe mesazhe të reja


Doan Dani

Në Evropë, nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII, filloi të eksperimentohet faza e kërkimit të memories kolektive, e depozituar në të ashtuquajturën kulturë e ulët, e mishëruar nga popullsia rurale e atyre zonave mundësisht më të izoluara, sa më të largëta me kontaktet e kulturës urbane. Një herë që zbulohen gjuha, traditat dhe epopetë heroike, vihen në lëvizje mjetet përhapëse të ideve që përmblidhen në mënyrë perfekte tek sistemi arsimor dhe, tashmë, kultura e standardizuar kombëtare merr rrugën e pashmangshme të masivizimit. Me gjithë vonesën e kushtëzuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, elitat shqiptare, nëpërmjet imitimit, arritën të krijonin diçka kombëtare dhe ta hidhnin në tregun popullor, por do të ishte regjimi komunist ndërtuesi dhe rrezatuesi i rreptë i kulturës kombëtare standarde, nëpërmjet sistemit arsimor. Ashtu siç kishte një lloj buke, djathi, veshjeje, kënge, pallati, rruge – mund të vazhdojmë në pafundësi –, po ashtu do të nxirrej nga furra një lloj mendimi: PKSH-ja e shpëtoi Shqipërinë, njeriu vjen nga majmuni, shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, Skënderbeu luftoi i vetëm për Kombin kundër “barbarit lindor”, etj, janë disa nga kallëpet që i jepnin formë mënyrës si shqiptari socialist duhet të raportohej me realitetin ose të kaluarën.

e martë, 14 qershor 2011

Xhami e gjelbër në Gjermani


Ai i dërgon erërat si lajme të gëzuara…”

(Araf:56)

Një bashkësi e vogël myslimane në veri të Gjermanisë ka vendosur të ndërtojë një xhamie nga e cila do të prodhohet energji e pastër. Nuk bëhet fjalë për terma spiritualë New Age, as për energji të pastër në kuptimin mediatik të fitores së ndritshme të rrymave të moderuara mbi forcat e errëta obskurantiste, por për energji elektrike të mirëfilltë, të rinovueshme e cila do të prodhohet nga turbina ere të instaluara… në minaretë e xhamisë.