
Armir Taraj
Në datën 7 Shtator, gazeta MAPO botoi një artikull nga Tonin Gjuraj me titull “Rasti Palestinez dhe si Shqiperia mund te loboje për Kosoven.”
Autori shkruan rreth votës së pritshme këtë shtator në OKB rreth kërkesës, së spekuluar por jo të sigurtë, të Palestinës për njohje si shtet anëtar i kësaj organizate. Gjuraj bën një analizë të situatës në Lindjen e Mesme dhe më pas rreket të nxjerrë një konkluzion se cili do ishte qëndrimi më i mirë dhe më i dobishëm (gjoja për Kosovën) në këtë rast nga ana e Shqipërisë.
