Po shfaqen postimet me emërtimin reagim. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin reagim. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 6 korrik 2011

Shteti kleptoman, u vjedh Zotin besimtarëve

Arbër Fetiu

Qyteti i Venedikut, prej nga edhe po i shkruaj këto linja, është një qytet i kulturës se lartë, kryeqytet i tregtisë në mesjetë. Kjo hapësirë pat lindur shumë njerëz interesantë, prej Marko Polos e deri tek Kazanova. Por ky qytet, si disa te tjerë, njihet po ashtu për një sens të veçantë të pranimit të tjetrit. Me shekuj, Venediku ka qenë udhëkryq ku janë gërshetuar kulturat dhe fetë e tregtarëve te ndryshëm prej të gjitha këndeve të botës. Pak minuta nga qyteti, në Ponzano, sot të premten, në njërën nga kishat e qytetit, u fal namazi i xhumasë nga besimtarët myslimanë. Ka tash 6 vite, që në mungesë të xhamisë, myslimanëve besimtarë të Venedikut të krishterë, u ofrohet hapësira e Kishës së Zonjës Sonë, që këta të performojnë ritualet e tyre islame, deri sa të gjendet alternativë për ta. “Më i mirë një mysliman që lutet, sesa një i krishterë që nuk lutet”, - tha Don Aldo, prifti i qarkut. Me ndihmën e qytetit të Venedikut, ka më shumë se dy vite që punohet në projektin unik të “xhamisë lundruese”, e cila do të lundrojë në ujërat e qytetit të vjetër, kaq të bukur!

e shtunë, 2 korrik 2011

Izrael-Palestinë: Votë pragmatike apo votë njerëzore


Gjergj Erebara

Një ministër i Jashtëm shqiptar në një televizion lokal u tregua mjaftueshmërisht i kujdesshëm sa Tajvanit t’i referohej si Territori Kinez i Tajvanit. Ndoshta druante se po t’i referohej thjesht si Tajvan, ky ishull i largët – që shumica e shqiptarëve as e dinë se ku bie në hartë – mund të fitonte pavarësinë. Kjo ndodhi para dy javësh dhe përmes kësaj deklarate të kujdesshme, ministri shqiptar e shpëtoi arenën diplomatike ndërkombëtare nga një cunam i përmasave biblike.

e enjte, 30 qershor 2011

Greqia në agoni gjunjëzon shtetin shqiptar


E-zani
Parlamenti shqiptar kaloi për miratim me procedur
ë të përshpejtuar projektligjin për kryerjen e regjistrimit të popullsisë ku do të përfshihet edhe regjistrimi i fesë dhe etnisë. Megjithë reagimet e shumta nga shoqëria civile, intelektualë të ndryshëm, si dhe aktorë të ndryshëm politikë, megjithë reagimet qytetare, të cilat nuk ishin aspak të vogla duke pasur para sysh një vend apatik si ky që nuk di ta ushtrojë të drejtën e protestës, përsëri, veshi i qeverisë shqiptare mbeti i shurdhër. Qeveria shqiptare nuk mori para sysh as ndjeshmëritë qytetare e kombëtare, as argumentet e shumta kundra këtij vendimi, as realitetin problematik me të cilin lidhet ky regjistrim, duke ruajtur me kokfortësi dhe pa argumente vendimin e saj. Ndryshe nga ç’ndodh normalisht, kur qeveria ka nuk ka hezituar të shfaqë gjithmonë oportunizmin e saj, për t'i plotësuar kërkesat, kur ato kthehen në një kauzë publike, kësaj rradhe, duket se vendosmëria e saj është e paluhatshme përballë çdo presioni qytetar.

e martë, 28 qershor 2011

Tiranë, manifestim proteste ndaj Ministrit të Jashtëm Izraelit

Sot ka mbërritur në Tiranë, Ministri i Jashtëm i shtetit të Izraelit, Avigdor Lieberman, i cili do takohet nesër me autoritetet kryesore të vendit tonë. Vizita e tij në Shqipëri është e para e një sërë vizitash në vende të ndryshme të botës. Lieberman po lobon në emër të shtetit të Izraelit që të mos njihet Shteti i Palestinës nga vendet që marrin pjesë në OKB.

e shtunë, 4 qershor 2011

Replikë me një sulm kundra Dr. Tarik Ramadan në gazetën 55.


E-Zani.


Në një shkrim të botuar në gazetën 55 me datë 3 Qershor, me titull “Një Intelektual Ekstremist në Shqipëri,” sulmohet Dr. Tarik Ramadan, akademiku dhe aktivisti musliman që këto ditë vizitoi Shqipërinë në vazhdën e një turneu në disa vende të Ballkanit. Kritikat ndaj një intelektuali publik si Dr. Ramadan janë pjesë e natyrshme e llojit të angazhimit të tij, por shkrimi i z. Lavdrim Lita vuan nga pasaktësi, supozime që z. Lita as nuk përpiqet të krijojë pretendimin t’i mbështesë dhe nga sulme ad hoc që në fakt tregojnë se z. Lita as nuk është lodhur të gjurmojë mbi subjektin për të cilin shkruan.

e premte, 6 maj 2011

Muslimanët përtej ofertës elektorale


E. Mërtiri

Sa herë që afrohen zgjedhjet, shohim sesi politika shfaq afrim të pazakontë ndaj muslimanëve. Politikanë të shumtë nxitojnë të takojnë njerëz nga xhemati, imame, aktivistë, besimtarë të thjeshtë, në të cilat nuk mungojnë shfaqjet e simpatisë së së tyre ndaj fesë. Një gjysh që është falur dikur, i rinxjerrë në kujtesë duke shkundur pluhurin e harresës, një klerik në trungun gjenetik që ekspozohet befas, pas shumë kohësh i fshehur si njollë biografike, një vakëf i dhuruar nga dokush prej paraardhësve, të cilit ndoshta mund t’ia shohim sadopak hajrin megjithë keqardhjen që s’e trashëguam dot, janë jorrallëherë urat e ndërlidhjes së tyre me besimtarët, nëpërmjet të cilave synonet trafikimi i votave që, ndryshe nga c’ndodh rëndomë, nuk peshkohen me premtime elektorale për vepra të mëdha publike, por me ekspozita lidhjesh te fshehta shpirtërore që rreken të krijojnë simpati tek kjo pjese e veçantë elektorati. Pa dashur të merremi me skutat e zemrave, vlen të vemë në dukje se komunikimi i politikës me xhematet ka një raport krejt të ndryshëm, iracional, që nuk përkon me atë që ndodh në përgjithësi në politikën shqiptare, por që nuk përkon as me atë që po ndodh vërtetë në raport me sjelljen reale të politikës me muslimanët. Teksa për katër vjet, muslimanët janë gjithmonë grupi social më i diskriminuar dhe i përjashtuar në Shqipëri, për një muaj ata bëhen bashkësia më e simpatizuar e kandidatëve për postet drejtuese elektorale.