Po shfaqen postimet me emërtimin Egjipti. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Egjipti. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 23 mars 2011

Lëvizjet Politike Islame, Revolucionet Arabe dhe Modeli Turk.

Besnik Sinani.

Kur Evropa Lindore dhe Qendrore u përfshi në valën e transmormimeve politike që do sillnin rrëzimin e bllokut lindor, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe fundin ideologjik të socializmit si alternativë ndaj modelit perendimor ishte e qartë se kush ishte modeli që këto vende do emulonin: demokraci liberale dhe ekonomi e tregut të lirë. Francis Fukuyama, një studiues i shkencave politike në ShBA, në atë kohë shkroi rreth fundit të evolucionit politik të shprehur si fundi i historisë, ide që reflektonte besimin e epokës se ky model demokracie liberale, tregu të lirë dhe përqafimi të globalizmit është i vetmi model i mundshëm drejt të cilit herët a vonë do avancojnë të gjitha shoqëritë.