Po shfaqen postimet me emërtimin Lindja e Mesme. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Lindja e Mesme. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 8 gusht 2011

Islami dhe Ndryshimet Politike në Botën Arabe


Toni Xhonson

20 Korrik, 2011

Protestat pro-demokracisë në Lindjen e Mesme kanë ngritur pyetjen se çfarë roli do luajë Islami politik në qeveritë e reja në Tunizi dhe Egjipt, apo në qeveri të tjera që mund të lindin si pasojë e trazirave të vazhdueshme. Ebrahim Musa, profesor i fesë dhe studimeve Islamike në Duke University (Karolina e Veriut, ShBA), thotë se, ndërsa Islami do jetë një faktor në qeveritë e pritshme, njerëzit do të kenë kujdes që të mos lejojnë një mjegullim të tepërt të kufijve mes politikës dhe fesë. “Njerëzit janë të zbutur e të bërë esëll nga eksperiencat e të tjerëve,” thotë Musa, duke vënë në dukje atë që ai e quan dështim të shteteve Islamike si Irani dhe Sudani. Musa thotë që ndërsa qeveria e Turqisë nën AKP (Partia e Drejtësisë) po shihet si model, nuk është e qartë se si do përkthehet kjo eksperiencë në kontekste të veçanta kombëtare. Ai gjithashtu thotë se Shtetet e Bashkuara akoma operojnë nën një defiçit të madh kredibiliteti ne rrajon dhe nuk i kanë përdorur siç duhet burimet e mëdha të njohurisë mbi Islamin që posedojnë.

e shtunë, 2 korrik 2011

Izrael-Palestinë: Votë pragmatike apo votë njerëzore


Gjergj Erebara

Një ministër i Jashtëm shqiptar në një televizion lokal u tregua mjaftueshmërisht i kujdesshëm sa Tajvanit t’i referohej si Territori Kinez i Tajvanit. Ndoshta druante se po t’i referohej thjesht si Tajvan, ky ishull i largët – që shumica e shqiptarëve as e dinë se ku bie në hartë – mund të fitonte pavarësinë. Kjo ndodhi para dy javësh dhe përmes kësaj deklarate të kujdesshme, ministri shqiptar e shpëtoi arenën diplomatike ndërkombëtare nga një cunam i përmasave biblike.

e premte, 8 prill 2011

Llogorja e burkas ideologjike.


Besnik Sinani

Në një shkrim mbi një shkrim mbi burkan, pra një debat mbi burkan i futur në burka filtrash gazetarësh, M. Nano, nis të debatojë tre argumentat e Timothy Garton Ash në kundërshti të ligjit francez që ndalon veshjen e burkas – një mbulesë komplete e trupit që lë vetëm sytë zbuluar. Ka shumëcka që mund të debatohet nga ky shkrim dhe pyetjet që ngre z. Nano si kundër-argument i artikullit të Gorton Ash, duken si gola të bëra në pozicjon jashtë – loje. Por vëmendje të vecantë më tërhoqi nocioni i agjensisë personale që përdor z. Nano. Ai shkruan:

e premte, 1 prill 2011

Kush e bëri Revolucionin?

Besnik Sinani

një artikull të kohëve të fundit në gazetën Shqip, Edon Qesari, shkruan:

Nëse është e nevojshme të kuptojmë se ku i ka rrënjët ky dimër i pranverosur kryengritjesh arabe, s'mund ta gjejmë kurrsesi te Tunizia. Edhe ky vend, i pari që vërshoi në rrugë e sheshe për të kërkuar reforma e përmbysje, zanafillën e vet e pat diku tjetër. Kryeministri izraelit Netanjahu, deklaroi se fillimi i vërtetë i furtunës arabe duhej kërkuar në zgjedhjet e manipuluara iraniane të 2009-s dhe te demonstratat që ato zgjuan. Por do të ishte më saktë të prireshim drejt një vështrimi më të thellë në kohë. Në fakt, gjatë një vizite në Kajro (2005), ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condi Rise, bëri një deklaratë të pazakontë për normat klasike të diplomacisë amerikane në Lindjen e Mesme. "Për rreth 60 vjet", theksoi Rice, “vendi im, Shtetet e Bashkuara, parapëlqyen qëndrueshmërinë (stability) e rajonit të Lindjes së Mesme, në këmbim të demokracisë. Por s'arritëm asnjërën prej tyre. Tani, ne po zgjedhim një tjetër rruge: do të mbështesim pra zellin demokratik të të gjithë popujve".

e shtunë, 15 janar 2011

Arabia Saudite; Ruajtesit e Haramejnit apo harem i zullumit ?!


Nolian Seitaj


Arratisja me turp prej Tunizisë e presidentit të saj Ben Ali, vend të cilin e qeverisi me dhunë policore dhe shkelje flagrante të të gjitha të drejtave të qytetareve të saj për mëse 24 vjet, shkaktoji nje vale te pamase gezimi tek ata tunizianë të cilët e vuajtën në lëkurë regjimin e tij për gjithë këto vite. Por irritim te jashtëzakonshëm shkaktoi sidomos lajmi i vone se ky satrap gjeti strehë ne mbetërinë më të madhe të Gjirit Persik, Arabinë Saudite. Pas refuzimit për strehim që ju bë nga Franca, sponsorizuesja kryesore e Ben Aliut gjate diktaturës së tij policore, mikpritja saudite i la pa frymë shumë prej tyre te cilët ende shpresojnë një ballafaqim me drejtësinë për këtë diktator të rradhes.