e enjte, 24 dhjetor 2009




Në emër të Një-shit
Jo në vend të parathënies
Nisma për të nxjerrë një revistë kulturologjike, pashmangshëm dhe gjithaq lehtazi, me sa duket, lidhet me një pyetje me shumë presion përbreanda: si duhet të jetë një revistë kulturologjike, ose si nuk duhet të jetë? Përgjigjja më e qenësishme, dhe që për mendimin tonë i sintetizon të gjitha përgjigjet e mundshme - të paktën nga një këndqasje - është se nuk duhet të shkaktojë zhurmë, sepse do ishte largmendsh që një organ a një veprim(tari) që mëton të përçojë kulturë, të shkaktojë ndotje akustike, siç ndodh rëndom në kontekstin tonë ku njerëzia bombardohet intensivisht nga të katër anët nga forma pa përmbajtje. Vetëm kjo, kryesisht, është frika jonë: të mos bëjmë zhurmë; të mos shqetësojmë askënd. Nëse do e përblidhja në pak fjalë, thelbi i kësaj reviste është thjeshtë dhe vetëm mëkëmbja e një alternative krahas shumë syresh, për të hyrë kështu drejt një dialogu të matur si e vetmja mënyrë e kërkimit të vlerave parake të cilat përplotësojnë njeriun si të tillë, prandaj dhe revista nuk është fokusuar te një disiplinë e caktuar, por rreh të përfshijë disa të tilla, duke qenë se vlerat nuk janë ekskluzivitet i asnjërës syresh.
Mëkëmbja e një fryme të qenësishme intelektuale nga intelektualët, për t’u futur në marrëdhënie po me këta të fundit, ja dhe një përkufizim i mundshëm i qëllimit tonë; por natyrisht relativ, pasi qëllimi si i tillë nuk mund të shkronjëzohet.
Mendoj që nuk kam arsye të zgjatem më shumë, dhe si rrjedhojë s’më mbetet gjë tjetër vetëm se t’i uroj revistës jetë të gjatë, dhe ju miq lexues, lexim të mbarë nëse ju mbetet pakëz kohë e “parëndësishme” për t’i hedhur një sy!
Kryeredaktori

Përmbajtja

Në emër të Një-shit / Edison ÇERAJ 5
Filozofi & Sociologji
Për kohën / Rudian ZEKTHI 9
Shekullarizmi, imanenca dhe dekonstruksioni / Abdelwahab EL-MESSIRI 31
Drama e intelektualit të ri në letërsinë e viteve ‘20-’30 / Enis SULSTAROVA 55
Studim
Gëtja dhe Orienti / Fawzi BOUBIA 71
Përkthimi si sistem dallimesh paragjuhësore / Dr. Agron TUFA 86
Estetikë
Arti dhe metafizika / Edison ÇERAJ 105
Histori
Historia e shekullarizimit në Shqipëri / Nuredin NAZARKO 113
Politologji
Ç’farë dimë ne / Noam CHOMSKY 143
Diplomacia Publike dhe Marrëdhëniet Publike në Ballkan / Alban BALA 160
Analizë
Historia që nuk mund të rishkruhet / Ergys MËRTIRI 169

Nuk ka komente:

Posto një koment