Imam Neki Kaloshi.
Bismilah Ar-Rahman Ar-Rahim
Me emrin e Allahut të gjithmëshirshmit mëshirëplotit. Paqja dhe begatia e Zotit qofshin për profetin tone, Muhamedin alejhi selam - i cili u dërgua për të nxjerrë njerëzit nga errësira e injorancës në dritën e dijes - mbi të gjithë shokët e tij dhe dijetarët e Islamit qe i pasuan deri në ditët tona, ata të cilët kontribuan në qartësimin e rrugës së vërtetë dhe ndricimin e saj, në mënyrë qe të jetë sa më e kuptueshme dhe e njohur për të gjithë brezat që do të vijne më pas.Të nderuar vëllezër në besim,
Fatkeqesisht, sistemi i eger komunist me inkuizicionin shekullar ndaj fesë dhe shkollimi pa kriter në vende islame ka bërë që injoranca dhe padija të reflektohen në forma nga më të ndryshmet në vendin tonë. Një ndër frytet të e hidhura të këtyre realiteteve, të cilat na prishin dhe ëmbëlsinë e festave e ditëve ë shenjtëruara nga Zoti dhe krijojnë shqetësime në mesin e besimtarëve është mikrobi i konfuzionit për namazin që falim, për agjërimin që mbajmë dhe për të drejtën dhe autoritetin për të përcaktuar fillimin e Ramazanit apo ditën e Bajramit.