
Natasha Kandic*
Beograd, Serbi.
Arrestimi i Ratko Mladic më 26 Maj më gjeti të papërgatitur. Nuk mund ta besoja. Shtrëngova grushtet duke u përpjekur ta mbërtheja me duart e mia. Së fundi mora frymë e lehtësuar.
Por më pas dëgjova fjalimin e presidentit serb, Boris Tadic. Për të, arrestimi i z. Mladic përfaqson mbylljen e një kapitulli të errët në historinë tonë dhe heqjen e një njolle turpi që ka njollosur popullin serb prej dy dekadash. Por nuk u zunë në gojë kaq fajtorë të tjerë të gjenocidit gjatë viteve 1990 apo përgjegjsia që shteti serb mban për ato krime. Edhe një herë tjetër, me sa duket, ne humbëm një mundësi për të hapur një debat të dhimbshëm por të nevojshëm për të kaluarën tonë.
