e mërkurë, 10 mars 2010

Trusti i viktimizimit fetar



Bota intelektuale ne Shqiperi karakterizohet nga nje therrmim gjithnje e me i madh i grupeve shoqerore duke e komplikuar jashtëzakonisht skemen e ideve qe paraqiten ne opinionin publik. Rrjedhimisht kemi nje intensifikim po kaq te madh te interesave qe përfshihen ne debatin publik, gje qe e ben ate te paafte per te krijuar nje orientim te qarte per shoqerine. Paaftesia per te menaxhuar diversitetin, qe karakterizon ne pergjithesi pjesemarresit ne debatin publik ne Shqiperi, ka bere qe jeta intelektuale te ndikoje ndjeshem ne dobësimin e solidaritetit shoqeror. Nje faktor i rendesishem qe sa vjen dhe merr me teper peshe ne kete realitet eshte edhe feja. Ndryshe nga c’do te duhet te ishte, nje pjese e konsiderueshme brenda grupeve kryesore fetare, e shikon debatin publik, si nje ceshtje konkurrence dhe fare pak si nje detyrim per te kontribuar ne permiresimin e jetes shoqerore. Kjo ben qe veprimtaria e pjeses me te madhe te tyre te jete ne kundershtim me vete misionin e feve, duke i penguar ato nga realizimi i rolit qe ato kane ne shoqeri. Debati fetar ne Shqiperi, eshte bere ne nje mase te konsiderueshme, burim i nje polarizimi te panevojshem dhe te demshem i cili, jo vetem qe nuk i sherben solidaritetit shoqeror, por qe ne rradhe te pare demton vete komunitetet fetare. Shume prej aktoreve te jetes fetare ne Shqiperi, e shohin shoqerine me teper si nje truall pa zot ndaj te cilit ata rivalizojne per ta pushtuar sesa si nje terren ku ata jane te detyruar te sherbejne duke mbjelle vlerat shoqerore, kulturore e shpireterore qe mbart besimi i tyre.
Zerat me aktive ne kete fenomen jane ata qe ofrojne politizimin e fese, qofte ky ne rastet kur politika e perdor fene per interesat e saj, qofte edhe kur feja e perdor politiken ne funksion te interesave revanshiste e fundamentaliste. E keqja eshte se zera te tille esktremiste, ndonëse jane te margjinalizuar, arrijne te ndikojne ne grupet prane tyre, duke i tërhequr pjestaret e bashkësive te tyre drejt prirjeve konfliktuale. Konkretisht, vitet e fundit po shohim nje intensifikim te ndjeshem te prirjeve fundamentaliste ne komunitetin katolik, te cilet po përpiqen ta vecojne komunitetin e tyre mbi te tjeret. Pikepamjet e tyre i rezervojne katolicizmit nje vend te privilegjuar ne shoqeri, duke u mbeshtetur ne nje sere konstruktesh ideore, te tilla si, nevoja per integrim ne nje bashkesi kulturore katolike (sic presupozohet prej tyre se eshte Evropa), nevoja per rikthimin ne “fene e te pareve”, apo edhe nevoja per te zhdëmtuar nje komunitet, qe perceptohet si objektivi kryesor genocidal i diktatures komuniste. Ne fakt, ky eshte nje debat i gjere qe nuk mund ta trajtojme ketu, por po përpiqemi te prekim vetem nje aspekt te kësaj dukurie.
Gjithkush eshte dëshmitar i zhvillimit te nje ligjërimi me mjaft peshe ne opinionin publik, i cili synon ta paraqese komunitetin katolik si komunitetin me te persekutuar nga diktatura komuniste. Nje sere botimesh, analizash, opinionesh televizive, materilesh filmike, aktivitetesh perkujtimore, përpiqen te na ofrojne imazhe dhe informacione te cilat synojne ta vecojne kete komunitet nga te tjeret, duke na thene se lufta kunder fese u be ekskluzivisht per te goditur ate. Nuk kane munguar as zerat qe e shohin komunizmin si nje konspiracion te madh kunder kishes katolike, madje nje pjese e kësaj literature nuk ka ngurruar ta percaktojne persekutimin ndaj klerit katolik, jo si nje prej hapësirave te ushtrimit te veprimtarise kriminale te regjimit, por si ushtrimin e nje “gjenocidi” i orientuar ngushtësisht ndaj katolizmit.
Per te mos u mjaftuar me kaq, ne mjaft raste shkohet deri aty sa, synohet qe komunitete te tjera te tregohen me gisht si te rradhitura përkrah persekutoreve. Zerat me ekstreme ne kete rast, te cilet nuk jane aspak zera marxhinale, por i përkasin personazheve mjaft te njohur te jetes kulturore publike, jane përpjekur qe ne viktimizimin e popullit shqiptar, te shohin elemente te viktimizimit te nje feje prej nje tjetre. Kjo përpjekje tenton te dalloje përtej luftes se klasave, edhe nje nenshtrese (ne mos qofte qellimi final) te nje lufte nderfetare, duke viktimizuar njeren pale e duke inkriminuar tjetren. Ndaj pikëpamjeve te tilla qe rreken te rezervojne per vetveten kurorat e dafinave te rezistences, ndersa i adresojne tjetrit faturen e inkriminimit, nuk ka nevoje per koment. Ketu po ndalemi ne problemet morale qe batin teza te tilla, si dhe rrezikshmerine qe ato paraqesin ne lidhje me polarizimin e klimes fetare ne vend.

Te deshmosh te kaluaren, te deshmosh vuajtjet, tmerret e nje regjimi kriminal si ai qe kaluan shqiptaret, eshte nje pune e shkelqyer. Eshte nje detyre qe brezi i vuajtur duhet ta kryeje doemos per tu lene nje mesim te vyer atyre qe le pas. Ajo qe i mungon shoqerise shqiptare eshte pikerisht kujtesa historike, dhe ketu, ne myslimanet duhet te bejme shume, pasi duket se ne vuajme po aq nga kjo lloj skleroze kolektive, fatale per zhvillimin e nje shoqerie. Ne kete drejtim, katolikeve u duhet thene bravo u qofte, qe jane shume te kujdesshem dhe te zgjuar ne ate qe synojne te percojne tek brezat e tyre pasardhes, dhe mbi te gjitha ne shoqerine shqiptare. Por, ne planin moral, kjo deshmi e gjymtuar e vuajtjes se shqiptareve nen diktature le shume per te deshiruar. Te deshmosh vuajtjen kerkon mbi te gjitha nje nivel te larte moral. Njeriu mund te beje kompromise te shumta, po keshtu edhe grupet shoqerore, por nuk mund te beje kompromis mbi plaget e trupit dhe te shpirtit, mbi ndergjegjen morale te tij. Ne kete menyre, deshmia e vuajtjeve te perbashketa, e treguar per gjysem, perben nje lloj amoraliteti i cili e shkel mbi vete gjakun dhe vuajtjen e tyre. Ne fakt, duhet thene se gjithsesi kjo nuk i perket te gjithe katolikeve te angazhuar ne zbardhjen e se shkuares komuniste. Ka mjaft zera qe jane te hapur dhe e deshmojne te plote tablone e kësaj pjese te historise sone, duke permendur edhe krimet e komunizmit te bera ndaj muslimaneve. Ne kete menyre, duhet te dime te bejme dallim ndermjet zerave fundamentaliste e katolikocentrike, me ata katolike qe e respektojne te verteten dhe i përmbahen asaj me korrektese.
Ne historine e katolicizmit, verehet nje prirje e hershme e nje psikoze te vuajtjes, e deshmuar kjo ne nevojen per heronj, per martire, per sakrifica. Ky lloj dramaticiteti e ka shoqeruar perhere kaltolicizmin, duke konstruktuar tek ndjekesit e tij me te devotshem, njefare manie te te ndjerit te persekutuar, njefare ndergjegjeje qendrese qe trashegohet ne nje perballjeje pa fund me shtypjen. Jo me kot, ishin murgjit katolike, ata qe pergjate mesjetes shpiken nje zhaner te caktuar, origjinal deri ne ate kohe, te historiografise qe perbehet nga kronikat, te cilat fillimisht kishin ne qender te fokusit heroizmat e martireve shenjtore. Gjithashtu, pjesa me e madhe e trashegimise se hershme letrare katolike ne Shqiperi, eshte mbrujtur nga psikoza e rezistences ndaj "shtypjes osmane", dhe, ne njefare menyre, tulatjen e tyre te brendshme ia kane faturuar dhunes myslimane te ardhur prej perandorise. Nje gje e tille, duket se po ndodh sot edhe tek muslimanet. Paftesine tone per te qene atraktive dhe ndikues ne shoqeri, po ia mveshim ekspancionit katolik, perendimor apo islamofob, i cili sado qe ekziston dhe sjell efektet e veta, nuk eshte determinant ne gjendjen ku ndodhemi.
Keshtu, duket se katolicizmi kerkon kudo dhe kurdohere heronj, dhe kur nuk i ka (kur nuk ka shtypje ndaj tyre), ata do ti shpikin. Ligjerimi i disa fanatikeve te sotem qe protestojne ndaj asaj qe ata e quajne perjashtim te katolikeve nga qeverisja e sotme "muslimane" e Berishes, eshte nje dukuri qe rrjedh nga kjo mendesi.
Problemi moral ne zbardhjen e krimeve te komunizmit, ne rastin konkret eshte se katolicizmi, ose me mire katolikocentrizmi shqiptar, synon te paraqese nje realitet pergjysem ku viktimat kryesore te komunizmit jane kleriket katolike, ndersa ka zera qe rreken te na bindin qe diktatura komuniste kishte ne ndergjegjen e saj nje kostum islamik, te shfaqur jo vetm ne prejardhjen e diktatorit, por edhe ne flirtet e tij me vendet e botes se trete, ku perfshihen edhe disa prej vendeve problematike te botes arabe.
Te mohosh apo te heshtesh ndaj viktimizimit te bashkevuajtesit tend eshte jomorale. Ajo shkel mbi vete vuajtjen, gje qe te zbeh rrespektin per te. Kjo do te thote te mos kesh respekt per gjakun tend. Dhe akoma me keq, tendenca per ta veshur bashkevuajtesin me uniformen e xhelatit, perben nje krim moral, ne te njejtin nivel me ate te xhelateve te vertete.
Pa u marre me tezat ekstreme, ajo qe vlen te thuhet ketu eshte nevoja per te denconcuar nje tendence te tille, qe synon ti rezervoje dafinat e rezistences antikomuniste vetem per nje njesi te ngushte shoqerore, dhe kjo per arsye te vockela te nje rivaliteti fetar te stisur, krejt inferior ndaj vleres kolosale qe bart deshmia e perballjes dramatike fetare me komunizmin. Edhe tendenca per te sajuar terma te tille si "genocid ndaj klerit katolik" deshmon nje nevoje mjerane per te monopolizuar viktimizimin. Ngushtimi i rrezes se veprimit genocidal e ben regjimin te mos duket i tille duke ia zbutur kriminalitetin diktatures. Regjimi komunist ishte vertete genocidal. Por fokusi i tij nuk ishin fete ne menyre te drejtperdrejte. Fokusi i tij ishte shfarosja klasore. Me teper shfarosja e njeriut historik shqiptar, per llogari te krijimit te njeriut te ri. Shfarosja e nje menyre historike dhe tradicionale te te jetuarit, menduarit, sjellurit per te sjelle nje te re, ku natyrisht feja eshte e perjashtuar, si nje prej faktoreve kryesore qe garanton nje jete normale, te pangurtesuar neper kallepet ideologjike si ato te laboratoreve utopike qe perfaqesonte kjo marrezi. Per kete arsye, feja (cilado qofte ajo) luftohet si nje prej pengesave kryesore per te fabrikuar njeriun e ri, si dhe per te legjitimuar pushtetin e klases sunduese qe garanton mjedisin social ku vegjeton ky biçim njeriu. Kleriket jane masakruar dhe persekutuar per arsyen e thjeshte se ata u mesojne njerezve sesi te mbajne gjalle shpirtin, virusin me destruktiv te kesaj qenie njerezore robotike te prodhuar ne seri nga materializmi dialektik dhe historik. Kryqezata ateiste ndaj fese dhe tadites, nuk perben gje tjeter vetem se nje tendence per te nenshtruar natyren, duke krijuar keshtu kushtet laboratorike, mjedisin e pershtatshem per denatyrimin njerezor qe kerkon qenia e re.
Megjithate, ajo cka na vlen ne si muslimane nga ky debat, eshte nevoja per te plotesuar gjysmen tjeter, ate qe shume te tjere perpiqen ta lene ne harrese, apo perpiqen ta verbojne me britma emocionale akuzash bajate. Do te duhet patjeter qe muslimanet ti bejne te ditur njerezve mbi perpjekjet dhe sakrificat e bera nga paraardhesit tane qe nga Lidja e Prizrenit e deri me sot, ne menyre qe njerezit te qartesohen ne lidhje me vlerat tona, si dhe qe ne te mos shihemi si delja e zeze qe na ka shemtuar grigjen pergjate gjithe historise. Eshte e domosdoshme qe shoqeria muslimane te krijoje ndergjegjen e saj historike dhe te deshmoje te kaluaren e vet. Kjo eshte nje detyre fetare dhe shoqerore, te cilen ia kemi borxh jo vetem shoqerise shqiptare, por edhe femijeve tane, qe, dashte Zoti do te trashegojne fene tone ne kete shoqeri.

E. Mertiri

Nuk ka komente:

Posto një koment