e martë, 31 maj 2011

Tarik Ramadan, reformatori i Islamit bashkëkohor viziton Tiranën.


Besnik Sinani

Shpesh pyetet ku janë reformatorët e Islamit, shkruan studiuesi francez Olivier Roy në librin e tij Globalized Islam. Nuk është se nuk ka reformatorë të Islamit sot, përgjigjet Roy, duke përmendur intelektualë si Abdul Karim Sorush, Ibrahim Musa, apo Muhamed Arkun, por për idetë e tyre nuk ka treg. Përndryshe, Dr. Tarik Ramadan, i cili po viziton Tiranën ditën e mërkurë si pjesë e një turneu në vende të Ballkanit dhe i ftuar nga Shoqata Ardhmëria në Tiranë, është prej atyre zërave reformatorë të Islamit bashkëkohor, idetë e të cilit lexohen e pasohen nga mijëra muslimanë, vecanërisht në Perëndim.

e hënë, 30 maj 2011

Tarik Ramadan vjen në Tiranë


Tarik Ramadan do të jetë në Tiranë brenda dy ditësh, pas nje turi vizitash ne disa vende te Ballkanit si Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni. I ftuar nga Shoqata Ardhmëria ai do ketë disa takime, si dhe do të mbajë një kumtesë për një audiencë të përzgjedhur në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. Kumtesa do të mbahet ditën e mërkurë në orën 18-00 dhe tema e diskutimit do të jetë: “Muslimanët në Evropë, Sfidat dhe Perspektivat”. Gjithashtu, ai do të ketë një takim me të ngushtë në bar-librari “E për7shme”, ku do të diskutohet më ngushtësisht për probleme të ndryshme të Islamit në Shqipëri. Profesor, Ramadan, është shprehur mjaft i interesuar për të njohur Shqipërinë, duke qenë kohët e fundit mjaft i interesuar për zhvillimet në Ballkan.

e enjte, 26 maj 2011

Gazeta e Berishës fyen popullin e Tiranës dhe fenë Islame.


E-Zani

një artikull të datës 21 Maj në gazetën 55, gazetën gjysëm zyrtare të Partisë Demokratike, Gani Mehmetaj niset të shkruaj për cfarë ai mendon se janë arsyet historike që shpjegojnë situatën e rënduar politike. Debatimi i trashigimisë politike të komunizmit është sigurisht i munguar dhe i nevojshëm dhe Partia Socialiste që u lind nga një kongres i Partisë së Punës duhet thirur që të distancohet qartazi nga krimet dhe trashigimia e diktaturës. Por vetëm sepse deklarohet e djathtë, nuk do të thotë se Partia Demokratike është e përjashtuar nga njolla politike e të kaluarës dhe kreu i saj, Berisha, ish sekretari i Partisë në spitalin ku punonte, është përkujtimi më i qartë për këtë. Megjithatë, cfarë na nxit të komentojmë këtu, është ky fragment nga artikulli i z. Mehmetaj:

e shtunë, 21 maj 2011

Kundër Islamit jodemokratik


Legjitimitet islam pa vullnetin e muslimanëve?

S. Parvez Manzoor


Ndonëse në ditët tona çdokush këmbëngul se vizionet rreth ‘islamit politik’ duhet të luftojnë me çështjet morale dhe pragmatike të kohëve tona, mendimi islamist fatkeqësisht po lëviz në një drejtim që e bën pothuajse të pamundur çfardolloj kompromisi me etosin modern. Ky mendim i koncepton imperativat e angazhimit islam në terma kaq fundamentaliste sa që vetë ideja e një dialogu me agjencitë e historisë moderne duket heretike. Kështu që, paçka gjithë vendosmërisë për ta sjellë Islamin përsëri në krye të historisë, mendimi radikal islamist promovon një botëkuptim që është furishëm antipolitik si edhe përqafon një politikë të ringjalljes islame që është sheshazi anti historike. Përshembull, të kuptuarit e demokracisë nga ana a e islamistëve, dëshmon qartësisht se objektivi përfundimtar i mendimit të tyre nuk është afirimimi i ekzistencës historike të myslimanëve, por refuzimi i ideologjive të gënjeshtërta të Tjetrit të supozuar, d.m.th. perëndimorit të shekullarizuar.

e mërkurë, 18 maj 2011

Si i vlerësuam kandidatët?


Rezart Beka

Si çdo here, sapo zgjedhjet afrohen jeta xhematore nëpër xhami fillon të elektrizohet. Brenda xhematit ka lëvizje, shqetësim, dinamikë. Kafenetë vlojnë nga diskutime të tejzgjatura rreth kandidatit më të mirë dhe të keqes më të vogël. Diskutimet janë të gjalla dhe plot pasion. Ngrihet zëri, ‘mundet tjetri me argumente’, diskutohen strategji dhe vlerësohen projekte. Shumë ndjehen pjesë aktive e një ndryshimi të ardhshëm të shpresuar.

e hënë, 16 maj 2011

Post-scriptum mbi zgjedhjet jo politike


Anjeza Xhaferraj*

Pasi dëgjuam gjatë gjithë fushatës se vota e zgjedhjeve lokale nuk na qenkësh politike, tashmë dëgjojmë se kjo e bekuar votë na qenkërka në dy versione: popullore/ politike dhe diçka tjetër e papërcaktuar, që, ndonëse nuk artikulohet, i bie të jetë si jopopullore ose jopolitike. Me këtë lloj logjike i bie që qytetarët në ditën e votimit janë paraqitur si njerëz politikë dhe jo politikë në të njëjtën kohë. Pra, pasi kanë dëshmuar vullnetin e tyre politik kur kanë votuar për këshilltarët bashkiakë, janë zhveshur nga ky vullnet dhe kanë votuar për kryetarin e bashkisë, ose anasjelltas, pra kanë qenë të zhveshur fillimisht dhe më pas kanë hedhur petkun politik, gjithmonë në varësi të operacioneve fletë-plotësuese që kanë kryer më parë. Mbetet mister, megjithatë, se pse njëra votë na fut në politikë dhe tjetra na nxjerr prej saj. Dhe për të plotësuar kuadrin (dhe për t’u argëtuar disi) konstatojmë se vota politike është hedhur pikërisht për krahun që bëri një fushatë jo politike, por për “qytetarin”, dhe vota tjetër, ajo jo-politikja, u hodh për atë krah që nuk reshti së bërtituri për rëndësinë politike të këtyre zgjedhjeve.

e diel, 15 maj 2011

Xhamia e re e Tiranës: çoroditje elektorale


Nga: Klodjana Malushaj

Shpërfytyrimi ligjërimor e banalizimi që po i ndodh sot politikes nga partitë politike shqiptare, brenda të cilave shtresëzohen masivisht virusi i klientelizmit, më imponon të shpreh qartë qysh në fillimin distancim e mospërkatësi në totalitet karshi çdo kahje partiake që mëton ta kthejë bërjen e politikës në shesh pazari, ku unë të jap kaq e ti më jep aq; unë të bëj këtë favor dhe ti më bën atë favor; unë të premtoj kaq ndërtime rrugësh, ujësjellësash, kishash apo xhamiash, e ti më premton kaq numër votash elektorati. Pasi, nëse do qëndrojmë në këtë stad “bërje politike”, nuk kemi bërë gjë tjetër veçse, e kemi zhveshur dhe zhbërë subjektit politik integral të Popullit në popull, nga një subjekt politik esencialisht cilësor, në një objekt partiak sasior, i cili nuk rresht së shënjuari brenda kategorisë së numrit, duke humbur kësisoj çdo tipar cilësor të të qenurit politik, për të përfunduar tragjikisht në formë pa përmbajtje të subjektit, sikurse dhe pashmangshmërisht në tëhuajësimin e politikes.

e premte, 13 maj 2011

Shije elektorale


Xhodi Hysa

Çuditërisht këtë vit nuk e kam ndjerë aspak “dhunën” psikologjike që të sjell fushata elektorale në Shqipëri. Kam qenë shumë i ftohtë dhe mospërfillës ndaj një sërë ndodhish dhe ngjarjesh që kanë ndjekur këtë fushatë, e pranoj që kam patur ftesa për të lëvizur apo për të dëgjuar një kandidat apo edhe për tu bërë pjesë e stafit të tij, por realisht nuk kam dëshiruar dhe nuk kam pranuar që t’i bëhem palë ndokujt ndërsa kam shkuar të dëgjoj aty ku e kam parë më të arsyeshme se duhet bërë.

e mërkurë, 11 maj 2011

Imamët dhe Zgjedhjet II


e-Zani

Pas postimit tonë me titull Imamët dhe Zgjedhjet, kemi ndjekur me vëmendje komentet e disa lexuesve në faqe të ndryshme të Facebook ku ky shkrim u postua. Në këto debate kanë marë pjesë myslimanë dhe jo myslimanë, shqiptarë nga treva të ndryshme dhe jashtë vendit si dhe tërhoqi dhe vëmendjen dhe komentet e një politikaneje të njohur të opozitës shqiptare, znj. Ledi Shamku.


Mendojmë se ka vend të shtojmë mendimin tonë mbi disa komente që:


e martë, 10 maj 2011

Sekularizmi jashtë historisë.


Besnik Sinani

Cdo diskutim mbi sekularizmin në debatin publik të Shqipërisë post-komuniste është reduktuar në një diskutim mbi modele të shfaqjes së sekularizmit në Evropë. Kjo qasje e debatit paraqet sekularizmin jo si produkt përherë evolutiv historish, por si një lloj ortodoksie të ngurtë, të imponuar nga një autoritet i lartë nga jashtë. Kjo sjell pamundësinë e shqyrtimit dhe analizës së sekulares si ide po aq sa dhe projektit politik të modernitetit pjesë e të cilit është dhe sekularizmi dhe pamundëson një diskutim se pse vetë sekularizmi si projekt politik në vendet nga origjinon është artikuluar në mënyra të ndryshme.

e shtunë, 7 maj 2011

Xhamitë e Tiranës


Elton Hatibi

Teksa prisja rradhën për t’u shërbyer tek berberhana e lagjes, poshtë grumbullit me gazeta bastesh sportive që sajdisin klientët zakonisht, me kapi dora nje revistë te pazakontë për të tilla ambjente, e titulluar “Ide për qytetin”, botim i forumit “Iniciativa për Tiranën”. Ndërsa kopertina lart punuar me teknika kompiuterike ofronte një imazh të një Tirane historike, poshtë ishin renditur emrat e disa dhjetëra njerëzve me kontribute në jeten publike bashkëkohore kryeqytetase. Idetë dhe sugjerimet mbi të ardhmen e qytetit, të cilat nuk i degjuam qartë prej pjesmarrësve në fillim të herës si pasojë e kakofonisë elektorale, organizatoret i kishin renditur në format të shtypur për t’i mundesuar publikut të njihej më afër me to.

Mbi Projektin e Bashkisë për Xhaminë e Tiranës.


E-Zani

Duke klikuar këtu mund të shihni nëpërmjet VIMEO planin për xhaminë e re të Tiranës që u pranua nga Bashkia. Ky blog ka botuar më parë një artikull nga Elton Hatibi në të cilin ai shkruan:

e premte, 6 maj 2011

Muslimanët përtej ofertës elektorale


E. Mërtiri

Sa herë që afrohen zgjedhjet, shohim sesi politika shfaq afrim të pazakontë ndaj muslimanëve. Politikanë të shumtë nxitojnë të takojnë njerëz nga xhemati, imame, aktivistë, besimtarë të thjeshtë, në të cilat nuk mungojnë shfaqjet e simpatisë së së tyre ndaj fesë. Një gjysh që është falur dikur, i rinxjerrë në kujtesë duke shkundur pluhurin e harresës, një klerik në trungun gjenetik që ekspozohet befas, pas shumë kohësh i fshehur si njollë biografike, një vakëf i dhuruar nga dokush prej paraardhësve, të cilit ndoshta mund t’ia shohim sadopak hajrin megjithë keqardhjen që s’e trashëguam dot, janë jorrallëherë urat e ndërlidhjes së tyre me besimtarët, nëpërmjet të cilave synonet trafikimi i votave që, ndryshe nga c’ndodh rëndomë, nuk peshkohen me premtime elektorale për vepra të mëdha publike, por me ekspozita lidhjesh te fshehta shpirtërore që rreken të krijojnë simpati tek kjo pjese e veçantë elektorati. Pa dashur të merremi me skutat e zemrave, vlen të vemë në dukje se komunikimi i politikës me xhematet ka një raport krejt të ndryshëm, iracional, që nuk përkon me atë që ndodh në përgjithësi në politikën shqiptare, por që nuk përkon as me atë që po ndodh vërtetë në raport me sjelljen reale të politikës me muslimanët. Teksa për katër vjet, muslimanët janë gjithmonë grupi social më i diskriminuar dhe i përjashtuar në Shqipëri, për një muaj ata bëhen bashkësia më e simpatizuar e kandidatëve për postet drejtuese elektorale.

e mërkurë, 4 maj 2011

Reagim ndaj politizimit të Institucioneve fetare muslimane


Forumi E-Zani i Naltë po ndjek me shqetësim zhvillimet që ka marrë fushata elektorale për zgjedhjet vendore në Shqipëri, dhe politizimin e fesë nga të dyja forcat kryesore duke përfshirë edhe instrumentalizimin politik të Komunitetit Musliman Shqiptar (KMSH). Ne vërejmë me shqetësim se Xhamia e re, për ndërtimin e së cilës forcat politike janë vënë në garë, po kthehet në një objekt përplasjesh të pakuptimta politike për përfitime elektorale. Të gjitha këto janë të tepërta dhe jashtë qëllimeve për të cilat ngrihet një objekt kulti.

e hënë, 2 maj 2011

Ndal Urrejtjes!

E-Zani

Një nga administratorët e këtij blogu la një shënim tek faqja online e gazetës Shekulli ku tërhiqej vëmendja ndaj gjuhës së urrejtjes, ofendimit dhe islamofobisë në komentet e artikujve në faqen e tyre. Fjala është për komente si këto (i kërkojmë falje lexuesit që sjellim banalitete të tilla por është e nevojshmë për të ilustruar):

Vritet Bin Laden

Organizatat më të mëdha myslimane në ShBA mirëpresin lajmin e vrasjes së Osama Bin Laden dhe e përshëndetën si akt drejtësie për viktimat e 11 Shatorit.