e martë, 11 janar 2011

76 Xhami, reagojnë kundër ndalimit të simboleve fetare në shkolla


Këshillat e xhamive të Tiranës dhe imamët e tyre të mbështetur edhe nga xhami të qyteteve të tjera të Shqipërisë, shprehin shqetësimin e tyre të thellë për disa interpretime të ligjit për arsimin para-universitar, të bëra publike nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilave ndalohet veshja e shamisë së kokës nga ana e muslimaneve në ambientet e shkollave.

Një propozim për çështjen e “shamisë”


Ermir Hoxha


Pas një leximi të ethshëm të shkrimit me titull “Diktatura e laicizmit” me autor Ergys Mërtirin - një prognozë e shkëlqyer e tij mbi atë se si po udhëhiqet shoqëria jonë prej kastave neokomuniste – më erdhi të bëj një propozim, në thelb pragmatist, për ta “luftuar” me sa mundemi atë palo projektligj të MASH-it që po na krijon kokëçarjen e rradhës, paçka se në pushtet është “ai”, për të cilin, çuditërisht një pjesë e mirë muslimanësh se ç`kanë një veneracion, vështirësisht të kuptueshëm.

e hënë, 10 janar 2011

Diktatura e laicizmit


E. Mërtiri

Projektligji i ri për arsimin parauniversitar, i përgatitur nga Ministria e Arsimit, ka ndezur një debat të gjerë në media në lidhje me laicizmin dhe funksionin e tij në shoqëri. Debati në fakt, shfaq, në një masë të konsiderueshme, mungesë profesionalizmi, dhe shumë pak refleksione serioze filozofiko-juridike shohim të hidhen në diskutim. Kjo tregon që shoqëria shqiptare është kapur gafil në tema të tilla, dhe klasa intelektuale është ende e papërgatitur për ti trajtuar ato me kujdesin dhe mprehtësinë e duhur. Të ndërmarrësh iniciativa të tilla ligjore që prekin dukuri mjaft sensitive dhe delikate siç janë fetë, kërkon që fillimisht shoqëria të ketë pjekur gjykimin e saj mbi dukuri të tilla.

e diel, 9 janar 2011

KMSH-ja ne heshtje ndaj ndalimit te Shamive


Heshtje e plote nga KMSH si dhe disa prej xhamive kryesore, Shteti diktat mbi muslimanet


Shenim redaksional


U be rreth nje muaj qe kur opinioni publik sidomos ai musliman eshte nxehur nga diskutimet e shumta mbi ligjin e arsimit parauniversitar te hartuar nga Ministria e Arsimit, nderkohe qe Komuniteti Musliman ende nuk ka bere asgje konkrete per te penguar kete ligj. Ndonese eshte komuniteti me i prekur nga ky ligj, realisht ky institucion eshte organizmi me i paperfshire ne kete debat i cili eshte shtrire kudo ne opinionin publik. Deri tani, nuk shohim asnje deklarate zyrtare publike, pervec disa njoftimeve te thata ne faqen e tij te internetit, te cilat nuk kane impak as ne vete zyrtaret qe punojne ne kete institucion. E gjithe kjo deshmon per apatine qe ka kapluar kete institucion, duke qendruar i pergjumur, megjithese besimtaret, por edhe i gjithe opinioni publik zjejne. Madje edhe kerkesen qe KMSH-ja i dergon ministrise per ndryshimin e nenit qe ndalon shamite ne projektligj, ben njekohesisht me nje kerkese tjeter per nje Universitet fetar qe kerkon te hape, duke zbehur keshtu peshen e rendesise qe ka lejimi i shamive.

e mërkurë, 5 janar 2011

Ku shkojnë qytetet ?


Intervistë me Olivier Mongin, sociolog : ‘Të krijojmë vende publike kudo që është e mundur’

Intervistoi Vincent Rémy


Bota ndryshon – shtrirje, fragmentarizim, kaos… Për drejtorin e revistës Esprit, autorin e La Condition urbaine [Fati i urbanes], shpërthimi demografik dhe globalizimi ia kanë rrjepur lëkurën qyteteve. Shtrohet si nevojë urgjente rikrijimi i vendeve ku njeriu të gjejë hapësirën e tij. Një intervistë për të ravijëzuar udhëtimin tonë nëpër botën e qyteteve, që nis nga Detroit, Dakar, Mumbai (ish Bombei), etj.

e hënë, 3 janar 2011

Logjikë (in)formale mbi ligjin e arsimit


E. Mërtiri

Gazeta Panorama, para disa ditësh, kishte një shkrim të Mandeta Minxhozit, pedagoge e shkencave sociale në Universitetin e Tiranës, në të cilin mbrohej me forcë ideja se simbolet fetare në shkollat publike duhen ndaluar. Ky debat në fakt, është i rëndësishëm për realitetin shqiptar nëse palët gjykojnë me qetësi dhe maturi, por kur opinionet pozohen në mënyrë arbitrare, duke synuar ti imponohen publikut me arrogancë, kjo e prish klimën e nevojshme për kultivimin e ideve të frytshme. Shkrimi i znj. Minxhozi ishte i tillë, që nuk i shërben kësaj klime. Ai vetëm përpiqej të diktonte qendrimin e vet, duke injoruar idetë e tjera. Madje autorja nuk ngurron as të gjykojë mbi qëllimet që ajo mendon se fshihen pas qendrimeve të atyre që e kundërshtojnë ligjin. Ndër të tjera, Autorja nuk ngurron as që të akuzojë një prej drejtueseve të një OJF-je për të drejtat e njeriut (përtej anonimatit literal që ruhej me cinizëm prej saj, në mënyrë të dukshme kuptohet se bëhet fjalë për Elsa Ballaurin), e cila, sipas saj, del në mbrojtje të simboleve fetare në shkolla me qëllim që të përfitojë fonde prej organizmave ndërkombëtare.

e diel, 2 janar 2011

Kur e vërteta është në anën e Platonit


Justinian Topulli

Kur lexova shkrimin "E dua Platonin, por jo aq sa të vërtetën", të Mithat Hoxhës, Babait të mikut tim Ermirit, vërtetë nuk më erdhi mirë. Kjo, jo sepse ai shprehu opinion e tij të lirë, përkundrazi, por për faktin se e vërteta nuk qëndronte në anën e tij. Me plot gojën do të thoja, duke marrë shkas edhe nga shprehja që ai përdor se: Z. Mithat, e vërteta kësaj here ishte në anën e Platonit.