e diel, 9 janar 2011

KMSH-ja ne heshtje ndaj ndalimit te Shamive


Heshtje e plote nga KMSH si dhe disa prej xhamive kryesore, Shteti diktat mbi muslimanet


Shenim redaksional


U be rreth nje muaj qe kur opinioni publik sidomos ai musliman eshte nxehur nga diskutimet e shumta mbi ligjin e arsimit parauniversitar te hartuar nga Ministria e Arsimit, nderkohe qe Komuniteti Musliman ende nuk ka bere asgje konkrete per te penguar kete ligj. Ndonese eshte komuniteti me i prekur nga ky ligj, realisht ky institucion eshte organizmi me i paperfshire ne kete debat i cili eshte shtrire kudo ne opinionin publik. Deri tani, nuk shohim asnje deklarate zyrtare publike, pervec disa njoftimeve te thata ne faqen e tij te internetit, te cilat nuk kane impak as ne vete zyrtaret qe punojne ne kete institucion. E gjithe kjo deshmon per apatine qe ka kapluar kete institucion, duke qendruar i pergjumur, megjithese besimtaret, por edhe i gjithe opinioni publik zjejne. Madje edhe kerkesen qe KMSH-ja i dergon ministrise per ndryshimin e nenit qe ndalon shamite ne projektligj, ben njekohesisht me nje kerkese tjeter per nje Universitet fetar qe kerkon te hape, duke zbehur keshtu peshen e rendesise qe ka lejimi i shamive.


Jo vetem kaq, por duke emeruar ne poste te larta edhe ata pak zera publike qe ishin ne qarkullim, si imame xhamishe apo edhe ndonje drejtues shoqate, tashme KMSH-ja ka mundur te imponoje heshtje ne cdo qelize te xhematit musliman ne Shqiperi. Pervec nje deklarate pa shume peshe te Lidhejs se Hoxhallareve te Shqiperise, asnje reagim tjeter, asnje qendrim zyrtar e publik, nuk eshte mbajtur prej muslimaneve. Kupola drejtuese e KMSH-se ka detyruar edhe imamet e xhamive, te heshtin dhe te mos aktivizohen per te penguar ndalimin e shamive ne shkolla, dhe kjo ndoshta perben situaten me te erret qe muslimanet shqiptare kane patur ndonjehere ne kete vend, pas komunizmit. Tek sa shohim qe per kete ligj jane shprehur intelektuale e OJQ te ndryshme, te painteresuar drejtperdrejte ne efektet e ketij ligji, perfshire ketu edhe Kishen Katolike, Komuniteti Musliman, i cili e ka jetike nje gje te tille, hesht dhe ben sehir.

Nderkohe, xhemati i Tiranes, ka filluar perpjekjet qe me mundesite e veta te organizohet per te mos e kaluar ne heshtje kete situate. Xhamite e Tiranes jane mbledhur disa here dhe kane hartuar nje plan pune per te vene ne levizje disa faktore qe do te mund te pengojne sadopak ligjin. Ata kane marre takim me drejtues te larte ne KMSH, duke kerkuar qe institucioni qe perfaqeson interesat e muslimaneve ne Shqiperi te beje detyren dhe te mbroje kete ceshtje. Mesohet se drejtuesit e KMSH-se jane shprehur se ky institucion i ka dorezuar Ministrise se Arsimit sugjerimet e veta, per te mospenguar frekuentimin e shkollave prej vajzave muslimane me shami, por deri me sot ende nuk ka nje pergjigje prej ministrise. Ne takimet e tyre, xhamite e Tiranes kane kerkuar qe KMSH-ja te beje transparente cdo veprim qe ndermerr, dhe te dale ne publik, per te deklaruar qendrimet e veta. Sipas perfaqesuesve te ketyre xhamive, nuk duhet te kete asnje veprim te pazbardhur per publikun, pasi e vetmja garanci qe mund ta vere ne levizje Ministrine e Arsimit, eshte opinioni publik. Realiteti ka treguar qe, Ministria e ka genjyer KMSH-ne, kur iu shpreh nen ze se ligji nuk ndalon shamite, por ndalon shkollat te ekspozojne simbole fetare, nderkohe qe vete Ministri si dhe Zevendesministrja e Arsimit, u shprehen disa dite me vone se shamite do te ndalohen ne shkollat publike. Zera nga KMSH-ja bejne te ditur se ky institucion nuk deshiron te “beje zhurme” duke u ballafaquar me shtypin, per shkak se jemi perpara zgjedhjeve dhe kjo do te shfrytezohej politikisht. Nderkohe, logjika e do se, fakti qe jemi ne nje moment parazgjedhor, perkundrazi perben nje situate te favorshme per mbrojtjen e te drejtave tona, pasi efekti publik do te kishte kosto mbi ate qe do te synonte te ndalonte shamite. E gjithe kjo tregon se KMSH-ja, eshte nje institucion i kapur teresisht prej shtetit, dhe se nuk e mbron dot te drejten e vet, pa ia lejuar kete vete shteti. Kjo tregon per shkeljen me te madhe qe mund ti behet laicizmit ne kete vend, duke bere qe shteti te fuse hundet ne punet e brendshme te fese, dhe te perdore Komunitetin me te madh fetar ne vend, per interesat e veta, madje edhe te shkele fort mbi interesat jetike te tij, duke i kerkuar edhe qe te mos nxjerre ze. E gjithe kjo eshte nje situate e papranueshme, qe demton rende pozitat e muslimaneve ne kete vend.

Nderkohe, kjo heshtje, eshte imponuar edhe ndaj imameve prej KMSH-se, duke bere qe edhe ata imame qe deri dje ishin te paret qe, mire apo keq, reagonin ndaj shkeljeve te te drejtave te muslimaneve, sot te jene krejtesisht ne heshtje. Mesohet se, nismes se xhamive te Tiranes per te koordinuar veprimet e tyre ne kundershtim te ligjit nuk i jane pergjigjur dy prej xhamive te rendesishme ne kryeqytet: Xhamise se Tabakeve dhe asaj te Xhures. Keto xhami, imamet e te cilave jane integruar ne pozita te larta drejtuese ne KMSH, kane mbetur jashte nismes per te reaguar ndaj shkeljes se te drejtave te muslimaneve, duke mbetur ne hije ne perpjekjet e bera ne kete drejtim.

2 komente:

  1. Mendoj se eshte me vend kritika per mefshtesine e KMSH-se dhe udhheqesve te xhamive ne pergjithesi, por thjesht per ceshtje kredibiliteti mendoj se nuk eshte e sakte te thuash se kane qene totalisht te heshtur. Para pak ditesh gazeta Mapo njoftonte se KMSH kundershtonte projektiligjin dhe Gazeta Shqiptare pati para pak ditesh ne web faqen e vet nje interviste live me hoxhallaret Elvis Naci, imam i xhamise se Tabakeve dhe drejtor ne KMSH, dhe hoxhes Sabaudin Jashari. A eshte kjo e mjaftueshme, a ka ndermare KMSH-ja hapa te perfshirjes ne kete debat te sa me shume segmenteve, sensibilizimin e opinionit etj etj, te gjitha keto jane te rendeishme te diskutohen.

    PërgjigjuFshije
  2. Eshte e vertete qe ka pasur nje prononcim te Nacit, por (duke e lene menj'ane Sabahudin Jasharin, pasi nuk eshte pjese e hierarkise zyrtare te KMSH-se) se pari prononcimi i Nacit eshte individual dhe nuk ka qene prononcim i institucionit dhe e dyta, prononcimi i Nacit ka ardhur nje muaj pas ndezjes se debatit, por edhe ketu reagimi nuk ka qene ne termat e duhura. Vec te tjerash, ne raste te tjera, keta imame kane qene tejet aktive, dhe nje prononcim i thate i Nacit aty nuk eshte kurrgje.
    Nga ana tjeter, gjate ketyre diteve jam informuar se televizione si psh. Vizion Plus, kane kembengulur per te marre nje prononcim ne KMSH dhe pasi nuk kane mundur dot te gjejne askend qe tu pergjigjet, kane kontaktuar me Neki Kaloshin, imamin e xhamise se Laprakes, te cilin KMSH-ja nuk e njeh per imam, per ti shkeputur nje qendrim. Gjithashtu edhe ne debatet televizive nuk ka pasur asnje prej KMSH-se qe te paraqese qendrimet e veta, por jane detyruar te dalin njerez te tjere pa tager perfaqesues, duke dale deri tek Ermir Gjinishi, i cili eshte perjashtuar me ceremoni prej KMSH-se. E gjithe kjo eshte pak te thuash black out informativ prej KMSH-se, e cila po ia ruan mire namuzin elektoral PD-se, duke e vendosur kete mbi interesat e veta jetike sic eshte shkollimi i besimtareve, i cili ne fakt po behet i mundur ligjerisht pikerisht prej kesaj force politike. Nuk na intereson ketu askush prej forcave politike, por ajo qe na intereson eshte shkollimi i motrave tona, te cilat po penalizohen padrejtesisht prej qeveritareve tane, nderkohe qe institucioni yne po kujdeset me teper qe te pengoje zerat reagues sesa po perpiqet te beje detyren e vet.

    PërgjigjuFshije