e shtunë, 23 janar 2010

Pse nguroj ta coj femijen tim ne Medrese


Nga Furkani

Edukimi i brezave dhe formimi i tyre ne menyre racionale dhe strategjike ka sjell qe shpesh ose mbase gjithmone te ndertohen shoqeri dhe rilindin shtete deri ne superioritet ekonomik dhe kulturor. Investimet kolosale dhe shume strategjike te bera nga vende si Japonia mbas luftes se dyte boterore dhe India se fundi ben qe suksesi i tyre te jete i dukshem ne nje kohe relativisht te shkurter. Sigurisht te investosh ne arsim sot dhe ta kthesh ate ne nje komoditet komercial apo aset te kerkuar ne nje treg global dinamik kerkon ekspertize, tradite, profesionalisem dhe strategji. Nuk eshte cudi qe keto elemente kane bere qe arsimi ne Mbreterine e Bashkuar te jete nje nder burimet kryesore te fitimit dhe jo konsumit ne ekonomine e vendit.

Megjithate edukimi nuk ka si qellim fitimin dhe ky do te ishte elementi i fundit qe mbase duhet permendur, por synimi kryesor i tij qendron ne krijimin dhe formimin e individitit per te perballuar dhe drejtuar problematikat e kohes. Ajo shoqeri qe nuk di ti perceptoje dhe parashikoje drejt kontekstet sociale, politike, por dhe filozofite e zhvillimit, rrezikon te prodhoje injorance te certifikuar, gje qe po rrezikon te ndodhe dhe me edukimin sa publik por dhe privat ne Shqiperi. Ne fakt ky shkrim ka tjeter qellim dhe synon te evidentoje nje tjeter dinamike te problemit te arsimit Shqiptar – ai i arsimit fetar dhe me konkretisht te analizoje medresene shqiptare dhe filozofine e saj nga nje shikim shume i percipte qe me se shumti niset nga nje shqetesim permanent intelektual por dhe social.

Shqetesimi lidhet me reagimin dhe format e reagimit qe sot shume muslimane shqiptare ndermarrin ndaj fenomeneve sociale ne pergjithesi, por dhe te islamofobise ne vecanti. Po e nis analizen e ketij problemi tek Medreseja shqiptare duke ditur se ai brez qe me se shumti reagon sot nuk i perket ketij edukimi por nje brezi me se shumti i edukuar ne menyre sporadike dhe jo te strukturar, pa forme dhe subjekt, me shume i veteorientuar sesa i mirorganizuar, shume pasionant dhe pak racional. Pa dyshim, keto dhe shume faktore te tjere bejne qe reagimet shpesh te karakterizohen nga keqperceptimi, keqinterpretimi i faktoreve dhe aktoreve, mungesen e debatit dhe keqkuptimi per te, mungesa e ndjeshmerise, mos njohja e realiteteve jashte komunitetit, agresivitet dhe shpesh here dhe papjekuri. Sigurisht qe per fenomenin e keqreagimit ka faktore subjektive dhe objektive. Dhe pikerisht ne kete rafsh mungesa e nje edukimi cilesor fetar (e nenvizoj edukim dhe jo kulture fetare) mund te jete nje faktor krejtesisht objektiv.

Kush do te ishte pra nje mekanizem afatgjate qe do te prodhonte nje brez i cili nuk do te bente gabimet e parardheseve te tij. Pa dyshim shkollimi apo medreseja ne rastin konkret do te ishte nje alternative dinjitoze. Kur flasim per reagimin ketu nuk duhen pasur parasysh vetem replikat shkencore, publike apo tifozeria e mendimeve. Reagimi ne kete rast eshte ofrimi i alternativave dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete sipas filozofise dhe metodologjise islame. Nga ana tjeter, keq reagimi (pra mungesa e etikes) eshte pasoje mbi te gjitha qe tregon mungesen e edukimit fetar. Nje handikap te tille do ta mbulonte sado pak nje medrese profesionale.

Dilema qendron, a eshte e afte Medreseja shqiptare qe te themeloje nje brez te tille intelektualesh, mendimtaresh dhe pse jo deri dhe formimin e lidereve sa fetare dhe politike. Kujtojme qe Kryeministri aktual Turk vjen nga nje shkollim i tille. Pa dyshim qe pyetja eshte shume e gjere dhe do te kerkonte nje analize empirike te bazuar ne statistika per ti dhene nje pergjigje sa me te sakte. Por ne situaten qe flasim indikatoret, te bazuar ne nje observim te shpejte, nuk jane shume premtues.

Se pari, ne pergjithesi sistemi arsimor shqiptar eshte ne nje tranzicion te vazhdueshem dhe kjo gje padyshim ka influencuar dhe ne medresene shqiptare. Se dyti, ka nje inkoherence dhe ndryshim mjaft te shpejte te menaxhimit dhe filozofise se mesimdhenies ne medrese. Nese deri ne vitet 2005 medreseja kishte nje karakter te theksuar fetar dhe pak e orientuar ne shkencat pozitive sot balanca eshte permbysur. Pra medreseja po i ngjan me shume nje kolegji profesional ku nxenesit po mesojne edhe disa lende fetare. Medreseja pra nese ne konceptin e arsimit modern do te konsiderohej nje shkolle profesionale ku nxenesit nder te tjera specializohen ose i referohen me shume nje profesioni te caktuar, duket te jete teresisht jashte ketij pozicioni apo roli shoqeror. Pra shkolla profesionale ka si qellim te plotesoje ato boshlleqe te lena nga pjesa tjeter e sistemi arsimor. Me pak fjale nese ne sistemin publik nuk ka shkolla, lende apo dege per arsmimin fetar kjo duhet te plotesohej nga medreseja.

Se treti, harta e shperndarjes dhe organizimit te medreseve ne Shqiperi te jep me shume pershtypjen e nje konglomerati garnizonesh ku secili ka autonimine e tij sipas bimbashit qe e drejton. Nese shkon ne nje medrese dhe kerkon te shohesh filozofine e saj mos mendo se do te kuptosh strukturen dhe botkuptimin e tjetres. Pra ka mungese origjinaliteti, kohezioni dhe strukturimi te filozofise se mesimdhenies ne teresi.

Se katerti, medreseja nuk ka nje vije lineare ne programin e vet arsimor dhe copezimi dhe pjesezimi i saj ne metoda me karakter me shume gjeografik sesa teorik si metoda arabo egjiptiane, kuvajtiane, saudite, turke (dhe ketu nuk po perfshij grupet turkofile) apo nje kokteil i te gjithave nga pak, pervec faktit qe nuk po arrin te krijoje nje tradite te saj, por po rezikon te prodhoje breza te pa plotesuar, kontradiktor dhe te paqarte per te ardhmen e tyre. Pra me shume gjasa nje medresist mund te kuptoje me mire kontekstin turk apo arab se sa ate Shqiptar. Dhe pa dyshim kjo mund te krijoje frustacione te botkuptimit qe me pas reflektohen ne ndertimin e karakterit te medresistit ne vecanti por dhe te komunitetit te muslimaneve ne pergjithesi.

Se pesti, qe eshte dhe me shqetesuese, eshte pikerisht mesimdhenia apo individet qe zgjidhen te japin mesim ne medrese. Te gjithe elementet qe nga kushtet e perzgjedhjes, formimit pedagogjik, por dhe te lendes, kurrikuluma, eksperienca, integriteti, pagesat dhe perceptimi i sakte i stafit pedagogjik per realitetin formojne amalgamen kryesore te problemit atje.

Se gjashti, disiplina fizike e trupezuar dhe ne nje disiplinim te zhvillimit intelektual duket se po prodhon nje brez apatik dhe konformist. Pra liria intelektuale duhet mbrujtur shume mire ne metodikat e mesimdhenies dhe dhene prioritet. Sot kemi shume nevoje per nje brez me ide, kreative, krenar dhe vizionar ne nje situate te renduar dhe te mbushur me steriotipe ndaj muslimaneve dhe islamit. Do te ishte ideale qe medreseja shqiptare te kishte revisten e saj, gazeten dhe faqen e internetit. Sigurisht do te na gezonte fakti kur nje NGO aktive ne Shqiperi do te drejtohej nga nje ish medresist. Pa dyshim do te ishte shume shpredhenese nese do te shikonim disa medresiste te veshur ne menyre estetike te mernin persiper dhe te reagonin ne menyre shume civile per te drejtat e tyre shoqerore apo dhe bashkmoshatareve te tyre ne shkollat e tjera publike ne Shqiperi. Sot mungojne klubet kulturore, artistike apo dhe sportive ne keto shkolla.

Ne perfundimi, shqetesimi i ngritur ngelet po i tille, dhe komuniteti muslimaneve ngelet teresish jetim ne kaosin e tij ideor dhe social. Dhe ato insitutcione kryesore, sic eshte edhe medreseja nga e cila pritet qe jo vetem te percillet nje ndertim fetar, por mbi te gjitha te ndertohet nje brezi i afte per te perballuar sfidat komplekse, duket te jane ende ne gjetjen e identitetit te tyre. Per kete qellim une nguroj ta coj femijen tim ne medrese.

1 koment:

  1. Do ta vleresoja kete perpjekje si shkendijen e pare te nje diskursi me te gjere
    ne çeshtjen e edukimit te muslimaneve ne Shqiperi. Autori me mprehtesi ka
    analizuar pikat kryesore te ngerçit institucional te cilat si emerues te
    perbashket kane apatine e pergjithshme qe karakterizon ne pergjithesi shoqerine
    tone.
    Personalisht jam partizan i mendimit qe po nuk arritem te restaurojme
    autoritetin si komunitet asgje nuk ka per te na ecur ashtu siç duhet.Pra
    anarkia e pergjithshme qe karakterizon muslimanet shqiptare shprehet dukshem ne
    çdo fragment te jetes komunitare dhe kjo nuk eshte e veshtire te evidentohet(
    ketu mjafton ti hedhim nje sy vetem aktiviteteve online ku jane mbi dhjete
    grup-lista ku secili i gezohet idese se vet pa deshiren me te vogel te
    koordinimit me te tjeret). Ajo e cila neve na mungon qe ne baze eshte nje
    funksionim normal i strukturave te Komitetit Muslimar Shqiptar me ne krye Haxhi
    Selim Muçen.
    Gjate ballafaqimit te dy projekt statuteve te ketij komuniteti ku njeri i
    perkiste ne mos gaboj vitit 1924 dhe tjetri vitit 2002 na la pa fryme fakti se
    statuti i 1924 es ishte ku e ku me i mire pra me i hapur dhe meritokrat sesa
    projekt statuti i vitit 2002. Kesaj ne nuk arritem ti gjenim asnje shpjegim
    tjeter perveç atij se ata te 1924 es kane qene muslimane te sinqete kurse keta
    te 2002-shit...nuk e di???
    Nese shtete si Amerika , Gjermania , Japonia, Franca etj kane bere progrese te
    qenesishme ne fushen e edukimit e rrjedhimisht ne shume aspekte te jetes
    materiale kjo ka ardhur vetem per faktin qe ne keto shtete kriteret baze ne
    funksionimin e gjerave synohet te jete MERITOKRACIA dhe DREJTESIA.
    Atehere sa jane keto dy elemente baze te progresit te aplikuara ne sistemin
    tone organizativ? Une do te thoja shume pak per te mos thene aspak.Une nuk
    mendoj qe ne mesin e muslimaneve nuk ka njerez me kapacitet te admirueshem ne
    menaxhimin e puneve por nepotizmi dhe taraflleku qe ka kapluar çdo qelize te
    shoqerise sone dhe per rrjedhoje edhe ata struktura jo shume te sinqerta te
    komunitetit musliman jane pengesa kryesore e permiresimit te puneve. Ndersa
    strukturave shteterore jashte nesh nuk kemi seç u bejme drejpersedreti reagimi
    yne ne institucuionet qe na perfaqesojne apo qe kane mare persiper qeverisjen
    tone si muslimane duhet te jete prezent kjo me forcen e moralit. Nuk kemi si te
    rregullojme te tjeret po nuk rregulluam dot veten.Jam i ndergjegjshem qe keto qe
    po them nuk jane gjera qe mund te rregullohen as brenda nje muaji e as brenda
    nje viti mbase as edhe brenda nje dekade por pasiviteti yne ne rregullimin e
    puneve do ta shtyje kete proces rregullimi ne pafundesi.
    Une nuk jam dakort me nismat qe jane nderrmare ne te shkuaren per krijimin e
    strukturave paralele apo marrjen me menyra te "çuditshme" te kontrollit te
    komunitetit musliman nga ana e disa aventuriereve te frymezuar nga metodologjite
    marksiste-leniniste-kutubiste por pa dyshim qe duhet filluar nje levizje bazike
    me xhematet dhe keshillat e xhamive.
    Duket sikur po dal pak jashte teme por per mendimin tim keto pune jane aq te
    nderlidhura dhe hierarkike saqe asgje qe ne mund te ideojme nuk mund te kete
    sukses te plote pa restaurimin e autoritetit.
    Pengesat jane te shumefishta e per kete jam mese koshient dhe dy sfidat tona
    kryesore mbeten unifikimi i hoxhallareve dhe vetefinancimi,pasi pa unifikim nuk
    ka autoritet e pa vetefinancim nuk ka pavaresi nga metodologjite
    turko-arabo-egjyptiano-kuvajtjane.
    Ky ishte vetem nje reflektim i shkurter dhe jo shume i studiuar pasi qe ti bejme
    nje studim te mirefillte ketij problemi mbase na duhet formulimi i shume
    librave. Te menaxhosh do te thot te kufizosh e te kufizosh do te thote te
    institucuionalizosh.Anarkia dhe atrofia kane per te na gangrenizur te gjitheve.

    PërgjigjuFshije