e premte, 1 janar 2010

Zhvleresimi i fjales


E. Mertiri

Kur lexova shkrimin e Besit "Minareja ne thes", u ndjeva vertete mire per nivelin e paraqitur. U ndjeva mire sepse, vertete Besi ka treguar nje nivel qe shkon shume hapa perpara te gjithe analisteve shqiptare qe i jane qasur kesaj problematike. Tek Besi me pelqen forca e argumentit, menyra e trajtimit, stili i te shkruarit, si dhe pasuria e dijes teorike, por edhe njohja e realiteteve politike e historike me te cilat argumentohet. Mbi te gjitha, ajo qe eshte me e rendesishme ka te beje me tezat qe mbron, te cilat, duhet te ishin axhenda jone kryesore ne perfaqesimin publik. Teza te tilla jane jo vetem serioze dhe te pakundershtueshme, por jane edhe te frytshme dhe pozitive si per ne ashtu edhe per shoqerine shqiptare.
Por ajo qe me ben te ndjehem keq jane dy arsye, qe vijne nga dy drejtime te ndryshme.
Se pari, niveli i sharlatanizmit si dhe i injorances qe karakterizon opinionin publik shqiptar, ku analistet tane shkruajne, pa drojen me te vogel, gjithfare mufkash, ku nuk deshmojne asgje tjeter pervec injorances se tyre ne lidhje me tema te tilla. Ne nje realitet te tille paditurie dhe gafleti kolektiv per problemet e shoqerise sone, fjalet e tyre zene vend diku ne subkoshiencen shqiptare per te prodhuar reagime refleksive indinjate ndaj muslimaneve. Si rrjedhim, shoqeria jone polarizohet dhe shkon drejt konfliktualitetit ku palet sulmojne shurdherisht njera-tjetren, ne menyre krejtesisht joproduktive dhe te demshme per shoqerine.
Se dyti, ajo qe me ben te ndjehem keq, eshte fakti qe reagime te tilla si keto te Besit, jo vetem qe jane te pakta, por mbi te gjitha, duket se jane ne minorance ne realitetin musliman shqiptar. Jo se jane ne minorance ne lidhje me njerezit qe i mbeshtesin, por jane te tilla ne lidhje me njerezit qe i promovojne. Shumica e muslimaneve aktive ne realitetet tona, perkrahin teza te tjera qe jo vetem nuk jane produktive, por jane mbi te gjitha te demshme, problematike, qe vetem i kontribuojne polaritetit dhe frymes konfliktuale ne debatin publik shqiptar, duke i dhene sebep grupit te pare (analisteve islamofobe), per te legjitimuar pikepamjet e tyre.
Tek kjo e dyta do te doja te ndalesha pak me gjate, pasi e shoh si me te rendesishme te diskutohet midis nesh.
Ajo qe une verej ne lidhje me zellin e aktivizmit tek pjesa me aktive e muslimaneve shqiptare eshte sindromi i nevojes per te reaguar perpara reflektimit dhe maturise.Problemi eshte se nevoja per ti dale per zot fese sone, e kushtezuar kjo edhe nga boshlleku i elitave qe drejtojne xhematet, ka bere qe gjithkush te ndjehet i obliguar per tu perfshire ne kete sipermarrje, pa menduar realisht se sa aftesi ka per ta bere kete. Ne kete menyre, shohim se sot ka nje mori njerezish qe flasin ne emer te Islamit, pavaresisht sesa te afte jane per ta bere kete. Si rrjedhim, ajo qe karakterizon ligjerimin tone eshte shperdorimi i fjales, vulgarizimi i saj, zhlveresimi apo erozioni i ligjerimit. Gjithkush qe di shkrim e kendim dhe qe ka kohe te lexoje shtypin e perditshem si dhe te ulet perpara nje tastiere per te ofruar reagime, ndjehet i afte per t'i treguar vendin "qafireve" qe nuk e duan Islamin.
Ekziston nje fryme kompleksive, sipas te ciles shumica e muslimaneve ndjehet e persekutuar, e diskriminuar, e perjashtuar, e perdhosur, e shkelur me kembe nga politika dhe inteligjenca shqiptare. Ky lloj kompleksi eshte dukuri tipike per grupet shoqerore devijante, te mbyllura hermetike, te cilat komunikojne me teresine shoqerore vetem ne menyre konfliktuale. Qe ketu jemi gabim, pasi e perceptojme veten si minorance dhe tentojme te mbrohemi duke denoncuar shtypjen qe na ben shumica.
Eshte e vertete qe ka shume qarqe dhe grupe intelektualesh e politikanesh ne kete vend qe nuk i ka fort qef muslimanet. Sigurisht, ka shume prej tyre qe prodhon persekutim, ose me mire, qe tenton te prodhoje dicka te tille. Por, fakti qe muslimanet edhe ashtu cope-cope, te dale nga nje regjim ateist i tmerrshem, shyqyr zotit vazhdojne te mbeten shumice, ben qe shume prej axhendave te tilla te mbeten utopike dhe te parealizueshme. Per rjedhoje, nuk eshte e udhes te ngecim pas gerricjeve te tilla publike dhe te prodhojme nje ligjerim "me te njejten monedhe", ku ne mbesim vertete pak, gje qe na ben te vecohemi nga shumica ku bejme pjese, dhe ku jemi vertete te forte dhe te sigurte.
Megjithate, shume prej muslimaneve shqiptare, nuk duan te shohin pak me larg dhe te ndertojne ligjerimin e duhur ne kete drejtim. Reagimet e tyre jane refleksive, njelloj si ato te nje boksieri, qe pasi ka marre nje goditje, nxiton te jape nje kundergoditje te atyperatyshme, me c'rast harron ruajtjen e pozicionit te tij duke dale zbuluar perpara kundershtarit. Ne fakt realiteti yne nuk eshte domosdoshmerisht i perbere vetem nga dy pale qe ndeshen midis tyre. Duhet thene se realiteti shoqeror ne Shqiperi eshte i larmishem dhe nuk perbehet vetem nga proislamiste dhe antiislamiste. Kjo lloj retorike qe e ndan sferen publike ne miq dhe armiq, eshte fiktive, joreale dhe si rrjedhim, e demshme. Shoqeria shqiptare perbehet nga nje mori grupimesh nga me te ndryshmet, ku edhe qendrimet ndaj muslimaneve jane po kaq te larmishme. Nese ne do te prodhojme ligjerim vetem per grupet me agresive dhe raciste, nuk kemi bere gje tjeter vetem se e kemi defaktorizuar vetveten per ta shtyre drejt hapesirave me banale dhe te pabereqetshme te opinionit publik, ku gjallerojne vetem akuzat dhe kunderakuzat. Pra, e kemi spostuar aktivitetin tone vetem neper shkallet e pallateve te sportit, dhe e kemi ngushtuar veprimtarine tone vetem neper ringje. Ky eshte vertete nje pozicion i papershtatshem pasi duhet te kuptojme se shumica promuslimane ne kete vend, nuk ka ngene te na behet tifoze. Ajo qe perben vertete emergjence per realitetin tone, eshte dalja nga kjo lloj psikoze dhe vendosja ne qender te zhvillimeve kulturore shqiptare, ku kemi mjaft kontribut per te dhene. Problemi thelbesor eshte se njerezit nuk e njohin Islamin, dhe Islamofobia ndikohet ndjeshem edhe thjesht per faktin se njerezit frikesohen gjithmone nga ajo qe nuk e njohin. Paresore per ne eshte, tu deshmojme njerezve qe prania jone ne shoqeri eshte e dobishme, madje e domosdoshme, dhe jo thjesht te demaskojme persekucionin qe na behet, duke shurdhuar debatin publik me akuza te ndersjellta pa vlere. Detyra jone ne kete vend eshte, tu sqarojme njerezve se cilat jane modelet tona, se cilat jane projektet tona per shoqerine tone, dhe cfare do tu sjellim ne atyre. Nese njerezit kuptojne kete, i gjithe ligjerimi islamofob ne kete vend, del vete jashte loje, pasi behet i pakuptimte. Por ne nuk bejme kete. Ne bejme krejt te kunderten. Ne u deshmojme njerezve konlfiktualitet, agresivitet, grindavecllek intelektual. Ne u tregojme njerezve qe Nene Tereza eshte ne xhehenem. Ne u tregojme njerezve qe Skenderbeu eshte kaurr dhe si te tille duhet t'ia zhdukim te gjitha permendore. Ne u tregojme njerezve qe homoseksualet duhen denuar me vdekje. Ne u tregojme atyre se shoqeria jone eshte e degjeneruar dhe meriton denimin e Allahut. Ne u tregojme atyre qe viti i ri eshte haram te festohet. Ne u tregojme njerezve se e urrejme Gjergj Fishten pasi ai ka qene kaurr antimysliman, agjent i Vatikanit dhe i perandorise Austro-masonike. Ne u tregojme atyre se heroi yne kombetar duhet te jete Haxhi Qamili dhe projekti yne eshte "rikthimi i babes". Ne u tregojme atyre se edhe ata hoxhallare qe kane luftuar me mish e me shpirt per ndertimin e ketij vendi si Hafiz Ali Korca, Vehbi Dibra, Hafiz Ibrahim Dalliu etj., jane thjesht te genjyer apo tradhetare te cilet me apo pa dashje kane bashkepunuar me aleancat kaurro-cifute qe kane projektuar per me teper se 100 vjet kaurrizimin dhe degjenerimin e ketij vendi.
Ajo qe do te duhet te bejme ne kete vend eshte ne rradhe te pare te ndertojme komunikimin tone me pjesen tjeter shoqerise, i cili sot eshte totalisht i nderprere. Duhet te ndertojme projektet tona serioze, qe kontribuojne per nje shoqeri te shendetshme dhe te paqshme, ku muslimanet jane faktor i domosdoshem zhvillimi. Gjetja e ketyre rrugeve per te dhene kontributin tone ne shoqeri eshte e domosdoshme, dhe mbrotja e Islamit prej akuzave duhet te jete vetem nje dege dytesore apo tretesore, e cila merr vlere vetem pasi kemi ndertuar trungun e perfaqesimit tone. Por edhe kjo, nuk duhet bere thjesht me agresivitet dhe prepotence, ashtu sic shohim se po ndodh tek shumica e muslimaneve, por vetem pasi te kemi parashtruar tezat tona te dobishme per shoqerine.
And here is the rest of it.

Nuk ka komente:

Posto një koment