e hënë, 22 shkurt 2010

Ligji kundër diskriminimit dhe synimet e axhendës gay


Fitim Zekthi


Një lobing i madh është duke u organizuar në vend për të miratuar një ligj të quajtur kundër diskriminimit, e që në thelb ka ngritjen e homoseksualitetit në një status të mbrojtur shoqëror. Ligji fsheh tinëzisht qëllimin, pasi kërkon që në mbrojtjen e homoseksualëve, të përfshijë edhe kategori të tjera si, diskriminimi racial, etnik apo edhe fetar. Çështja e të drejtave të homoseksualëve është një problem i njohur në botë dhe Shqipëria është ndër të fundit që po ndeshet me këtë problem, dhe kudo çështja përkrahet nga lobingje të rëndësishme që shpenzojnë shumë pará në këtë drejtim. Miratimi i ligjit të mosdiskriminimit të homoseksualëve është pjesë e asaj strategjie që njihet si “ndryshime të vogla hap pas hapi”. Ky ligj është hapi i parë. Në disa shtete të SHBA ligjvënësit, duke iu trembur përdorimit të një ligji të tillë në gjykata nga organizatat e homoseksualëve, janë
detyruar të shkruajnë në ligj se dispozitat e tij nuk mund të përdoren për ripërkufizuar martesën. Në të vërtetë, megjithëse në këto ligje është vendosur një nen i tillë, Gjykata e Lartë e Massachusetts e ripërkufizoi martesën bazuar në këtë ligj. Gjykata e Lartë tha se duke qenë se homoseksualiteti është çuar në një status të mbrojtur shoqëror, atëherë përkufizimi i martesës midis një burri dhe një gruaje është irracional dhe jo kushtetues. Gjykata e Connecticut- it vetëm pak kohë pas këtij vendimi e ripërkufizoi martesën duke u nisur nga ekzistenca e ligjit që mbronte homoseksualët nga diskriminimi. Profesori i ligjeve në universitetin Yale, William Eskridge, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes gay, thotë se duhet të ndjekim pikërisht këtë taktikë, të miratojmë fillimisht ligje të tilla kundër diskriminimit dhe më pas të shkojmë në gjykatë dhe të fitojmë të drejtën e
martesës së njerëzve me seks të njëjtë. Këtë praktikë kanë ndjekur edhe New Jersey dhe Iowa. Pra, miratimi i një ligji të tillë ka këtë qëllim dhe kjo nuk ka asgjë për t’u fshehur.
Një prej zërave më të thekshëm në mbrojtje të çështjes gay është drejtoresha e qendrës për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri, e cila thotë se ne thjesht po kërkojmë një ligj kundër diskriminimit dhe jo të martesave. Ç’sjell martesa e gay-ve në shoqëri ose ç’ndodh, pasi një e tillë sanksionohet me ligj, siç edhe duket se është duke u shtruar rruga ne këtë vend? Në të gjitha tekstet e shkollave, por edhe në kopshte, fëmijët do të mësojnë se familja bëhet edhe mes një burri e një burri dhe fëmijëve të tyre apo mes një gruaje dhe një gruaje dhe fëmijëve. Do të ketë ilustrime me foto e pamje, do të ketë edhe tregime e vjersha. Kjo do jetë e detyruar. Më pas nuk do të ketë më nevojë për gjykatat që të njohin një divorc apo zgjidhin një martesë, do të hyhet në një epokë të liberalizimit të një licence të tillë bash si e patentave të makinës. Kjo nuk është një fantazi. Axhenda
gay e ka bërë këtë gjë në qytetin e vogël Folsom, pranë Sakramentos në Kaliforni. Folsom është tashmë bota e re që kërkon të ngrejë kjo axhendë. Të gjithë ata që besojë te martesa mes një burri dhe një gruaje duhet të jenë shumë të kërcënuar nga një ligj i tillë kundër diskriminimit, pasi ky ligj e ngre homoseksualitetin në një status të mbrojtur social. Edhe fëmijët e familjeve kundër martesave gay do të kenë tekste, ku të mësojnë se familja është edhe ajo e gay-ve.
Qeveria shqiptare duhet ta shohë si kërcënim këtë gjë dhe jo ta trajtojnë si një modernitet, për më tepër kur flasin për PD si një forcë e djathtë. Të jesh gay nuk përbën objekt për të qenë i mbrojtur me ligj. Me ligj mbrohen vetëm cilësi të pandryshueshme, si ngjyra e raca, etnia dhe besimi fetar. Nuk ka asnjë nevojë të thuhet se mbështetja e një ligji të tillë nga “përfaqësi” të ndryshme myslimanësh (sado të nisur me qëllim te mire, e sado teë verbuar nga keqkuptimi qofshin), është një akt i hatashëm turpi, i pa të dytë në asnjë vend në botë.
Besimi fetar mund te futet në një ligj për diskriminimin, sepse ai i ka sjellë botës paqe dhe qytetërim dhe është trashëguar prej mijëvjeçarësh dhe mbi te gjitha i përket sferave shpirtërore. Homoseksualiteti nuk është besim shpirtëror. Problemi me homoseksualitetin është se axhenda e tyre është materialiste dhe ata duan ta heqin bota familjen, në qendër të se cilës është fëmija. Në një botë konsumi, seksi shet shumë dhe familja e qëndrueshme përbën një kërcënim. Feja është edhe më shumë një kërcënim, për këtë biznes dhe prej ketej buron gjithçka në këtë debat.
Axhenda gay është përpjekur të fitojë pranim duke thënë se homoseksualiteti është i lindur dhe për këtë ka përdorur katedra gjenetike, por ka dështuar. Një nga gjenetistët më mëdhenj, Dr. Dean Hamer, aktivist gay, pas kërkimesh pa fund, tha se nuk mund të thuhet se ka një gjen gay. Psikiatri më influent sot në botë, Jeffrey Satinover, ka shkruar një libër “Homosexuality and the Politics of Truth”, ku e denoncon sajimin se kjo sëmundje është e lindur. Sipas tij, pranimi i sjelljes gay rritet nga 5% në 20%, kur përdoret sajesa orientim seksual. N.q.s miratohen ligje të tilla, edhe mundësia që kjo sjellje të bëhet më e përhapur rritet. Shoqata Amerikane e Sociologëve dhe e Psikiatërve ka ngritur alarmin për këtë gjë. Homoseksualët nuk ka pse t’i diskriminojë askush, por sjellja e tyre nuk duhet kurrsesi të ngrihet në një status të mbrojtur shoqëror me një ligj për diskriminimin. Ky është vetëm
hapi i pare. Më pas vjen martesa e pas saj kërkohet Folsom. Parlamenti shqiptar dhe qeveria nuk mund të mbrojë me ligj një sjellje seksuale të pashëndetshme.

2 komente:

  1. shume mire e keni thene, inshallah po ju degjon kush...

    PërgjigjuFshije
  2. Miratimi i ligjit antidiskriminim dhe perfshirja e mbrojtjes se shamive ne te, ishte nje deshtim i madh moral per te gjithe ne, nje nga me te medhenjte e ketyre 20 vjeteve. Sic e mendoj une kete pune, deshtimi yne kete rradhe vjen nga te dyja aspektet, se pari, per vete faktin qe miratimi i nje ligji te tille qe merr ne mbrojtje sjellje te patolerueshme per etiken e nje muslimani, sic jane ato homoseksuale dhe se dyti, per vete faktin se ky ligj na fut ne te njejten kategori me ta ne perfitimin e meshires shteterore. Ne fakt, ne dolem edhe me shemtuar, sepse, nese per komunitetin e pashfaqur gay ne Shqiperi ky ligj ishte fitore e madhe e nje kauze te fuqishme ndonese te bere pa u dukur, per ne, "fitorja", erdhi thjesht per hater te tyre, dhe nuk na mbetet tjeter vetem se t'u themi "bofshi hajer". Nuk mund te kishte ofendim me te rende per vajzat tona qe, te pakten ne dukje, pretendojne te sfidojne boten e imoralitetit dhe felliqesise qe na rrethon. Kjo ishte forma me e perfekte sesi kauza e vajzave me shami, te perbaltej deri ne shperfytyrim.

    PërgjigjuFshije