Këto ditë u mbajt në qytetin e Fezit në Marok Samiti i Fezit. Disa nga ulematë dhe mendimtarët më të njohur në botën islame u mblodhën për të diskutuar disa nga sfidat e muslimanëve sot, vecanërisht në Perëndim, në dritën e principeve bazë të Islamit: ato të mëshirës, paqes, bashkëjetesës dhe drejtësisë , me qëllim që të përforcojë dhe të sjellë në vëmëndje zërin dominant të Islamit, i cili qëndron kundra cdo forme ekstremizmi, anarkie dhe kaosi.
Ky samit është pjesë e programeve të iniciativës The Radical Middle Way, që prmovon zërin dhe interpretimin tradicional të Islamit. Video-klipe nga Samiti mund të shihen duke klikuar ketu.
Nuk ka komente:
Posto një koment