Në datat 28 dhe 29 tetor do të zhvillohet në qytetet Milano dhe Trento seminari me titull, Ballkani: lindja e nacionalizmit dhe shpikja e Tjetrit. Ky event organizohet nga UAMI (Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali) në bashkëpunim me ‘Osservatorio Balcani e Caucaso’.
Referuesit te këtij seminari janë:
Artan Puto, profesor historie në universitetin Marin Barleti, në Tirane
Nathalie Clayer, kërkuese në CNRS - laboratoire études turques et ottomanes – autore e studimeve të ndryshme mbi Ballaknin ndçr të cilët edhe libri Aux origines du nationalisme albanains. La naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe, Karthala, Paris 2007.
Luisa Chiodi, drejtoreshë e qendrës ‘Osservatorio Balcani e Caucaso’.
Luigi Bruti Liberati, profesor historie bashkëkohore në universitetin e Milanos.
Ndër të ftuarit është dhe një përfaqsues i konsullatës shqiptare në Milano.
Takimi do të zhvillohet të enjten më 28 tetor 2010 në orën 17:00, salla 304, fakulteti i drejtësisë, Rr. Festa del Perdono 3, Milano; të premten më 29 tetor në orën 17:00, në ambientet e fakultetit të Letërsi-Filozofisë- Santa Chiara, Rr. Santa Croce 65, Trento.
Me rrespketAltin Braka
p.s. te bashkengjitur ne e-mail gjeni komunikatin per shtyp, te plote.
UAMI - Unione degli Albanesi Musulmani d'ItaliaUnioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali
Via: Beretta, 11. Brescia 25123 Italia
Tel. Fax (+39) 0461510914Mob.: (+39) 3201840233
E-mail: uamiassociazione@yahoo.itWebsite: http://www.uami-online.it/
Nuk ka komente:
Posto një koment