
Besnik Sinani
Cdo diskutim mbi sekularizmin në debatin publik të Shqipërisë post-komuniste është reduktuar në një diskutim mbi modele të shfaqjes së sekularizmit në Evropë. Kjo qasje e debatit paraqet sekularizmin jo si produkt përherë evolutiv historish, por si një lloj ortodoksie të ngurtë, të imponuar nga një autoritet i lartë nga jashtë. Kjo sjell pamundësinë e shqyrtimit dhe analizës së sekulares si ide po aq sa dhe projektit politik të modernitetit pjesë e të cilit është dhe sekularizmi dhe pamundëson një diskutim se pse vetë sekularizmi si projekt politik në vendet nga origjinon është artikuluar në mënyra të ndryshme.


