E-Zani
Një nga administratorët e këtij blogu la një shënim tek faqja online e gazetës Shekulli ku tërhiqej vëmendja ndaj gjuhës së urrejtjes, ofendimit dhe islamofobisë në komentet e artikujve në faqen e tyre. Fjala është për komente si këto (i kërkojmë falje lexuesit që sjellim banalitete të tilla por është e nevojshmë për të ilustruar):
“Kur u larguan turqit thane "ne po ikim po mutin po e lame mbrapa"Ti mor faton kta hoxhallart kane ka 7 gra,ca do me permend morain ketu ti,po ti e shoket tuj ju pashi "hajrin" xhamiave dhe krejt Shqipnise se afganistani dyte po bahet shpejt”
Gazeta Shekulli nuk postoi komentin tonë. Ditën pasuese, gjë që nuk është aspak përjashtim nga e zakonshmja, një tjetër komentues shton:
“Ju hengert mortja me islamizimin e Shqiperise, murtaje qe shkaterron cdo komb qe perkrah ate besim.”
Faqja e Shekullit moderon komentet dhe shpesh fshin të tilla për arsye, sic njofton kjo gazetë, etike. Kjo na bën të kuptojmë që komentet e mësipërme janë etikisht të pranueshme për standartet e Shekullit.
Kjo nuk përbën asgjë të habitshme. Të gjitha faqet aktive online në shqip janë përplot me komente e qëndrime islamofobie, urrejtjeje, ofendimi, përjashtimi e racizmi. Faqja Peshku Pa Ujë kontribon nga prurjet më të shumta në këtë aspekt. Ka faqe të tjera si Zemra Shqiptare, dekoruar në balloren e vet me fotot e dy klerikëve të njohur katolikë dhe ku rëndomë postohen shkrime fyese ndaj islamit dhe myslimanëve, ku bëhet thirje e hapur për eleminim fizik të individëve myslimanë si Olsi Jazexhiu.
Ky blog ka bërë të qartë në shumë raste kundërshtinë e vet për qëndrimet dhe idetë e z. Jazexhiu, por këto thirje për eliminim fizik janë të papranueshme:
“Olsi është armik i kombit shqiptar prandaj kushdo që ia shuan jetën e tij fizike e pastron shpirtin e vet dhe ia zbardhëë fytyrën nacionit shqiptar.”
Asnjë organizatë observatore e medias, asnjë grup intelektualësh, asnjë politikan, asnjë iniciativë qytetare nuk ka ngritur zërin ndaj një retorike të tillë urrejtjeje që nuk do tolerohej në Shqipëri ndaj asnjë feje tjetër. Në të kundërt gjithë armata e intelektualëve dhe politikanë vazhdojnë recitojën refrenin e “tolerancës fetare.” Kjo retorikë është bërë pjesë e diskursit mediatik sic është parë në botimet e figurave të tilla si Maks Velo e Kastriot Myftari. Politikanë të rëndësishëm si Ben Blushi po kontribuojnë letërsi llogoresh që përshkruajnë islamin si “kafsha që na hyri në shtrat.” Presidentë si z. Moisiu kanë deklaruar se shqiptarët janë të gjithë “në thelb” të krishterë. As klerikë si Dom Anton Kcira nuk kanë mbetur mbrapa në konributin e urrejtjes fetare, islamofobisë, e përcarjes mbi baza fetare.
Këto qëndrime duhen demaskuar dhe faqet mediatike që ofrohen si forume për të tilla qëndrime janë përgjegjëse për përhapjen e kësaj retorike urrejtjeje. Kjo faqe i bën thirrje lexuesve të vet që teksa të jenë vigjilentë ndaj urrejtjes islamofobe, të vazhdojnë dedikimin ndaj civilitetit, respektit për traditat e tjera fetare që është pjesë e porosisë profetike që ne mëtojmë të pasojmë dhe mbi të gjitha të jetojnë këshillën e Profetit tonë, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, që mos pasohet e liga me të ligë, por të pasohet e liga me të mirë dhe me virtyt.
Nuk ka komente:
Posto një koment