e enjte, 26 maj 2011

Gazeta e Berishës fyen popullin e Tiranës dhe fenë Islame.


E-Zani

një artikull të datës 21 Maj në gazetën 55, gazetën gjysëm zyrtare të Partisë Demokratike, Gani Mehmetaj niset të shkruaj për cfarë ai mendon se janë arsyet historike që shpjegojnë situatën e rënduar politike. Debatimi i trashigimisë politike të komunizmit është sigurisht i munguar dhe i nevojshëm dhe Partia Socialiste që u lind nga një kongres i Partisë së Punës duhet thirur që të distancohet qartazi nga krimet dhe trashigimia e diktaturës. Por vetëm sepse deklarohet e djathtë, nuk do të thotë se Partia Demokratike është e përjashtuar nga njolla politike e të kaluarës dhe kreu i saj, Berisha, ish sekretari i Partisë në spitalin ku punonte, është përkujtimi më i qartë për këtë. Megjithatë, cfarë na nxit të komentojmë këtu, është ky fragment nga artikulli i z. Mehmetaj:


Po tiransat ku janë? Sepse e gjithë kjo rrëmujë po bëhet për të shaluar Tiranën. Si lejojnë tironsat që fantazmat të qarkullojë lirisht nëpër qytetin e tyre, duke ua rrezikuar jetën, pasurinë dhe të ardhmen. Athua gjërat të jenë ngatërruar aq keq? Qyteti, thonë është ndarë në dysh! Edhe këtu do e bëjmë një digresion historik: askush më shumë se shqiptarët nuk vuajtën nga mizoritë e Perandorisë Turke, por askush sikur shqiptarët nuk e përqafuan më shumë ideologjinë e kësaj perandorie-islamizmin. Këtë gjë bëjnë edhe nipat e Enverit, me ideologjinë majtiste. Pasojat e komunizmit këtu ndjehen më shumë se kudo tjetër. Pesëdhjetë vjet e shkretuan dhe e sterilizuan Tiranën, sollën pinjollët e kastës së tyre, u shtrinë gjithandej, u dhanë privilegjet, u dhanë poste e fuqi, të cilat ata tash kanë frikë se do t’ua marrin, prandaj një pjesë e tyre mbahen shtrengushëm pas flamujve të vjetër punistë dhe pas fantazmave të frikshme. Dhe vazhdojnë të mbajnë në pushtet e në mendësi atë kastë që do të duhej t’i takonte historisë. E tiransat e vjetër ku janë? Sipas “portokallinjve”, tiransat e vjetër kanë mbetë jevgjitë e turko-orientalë, që veç argëtojnë telespektatorët me batuta banale dhe një gjuhë të zvetënuar për probleme banale.


Kriminalizimi i konvertimit në Islam të shqiptarëve është bërë ndërkaq i pranueshëm dhe normalizuar në ligjërimin politik shqiptar duke krijuar kështu klimën e margjinalizimit që detyrimisht po shpie në prishjen e ekuilibrave të kohezionit social të shqiptarëve. Ndërkohë, populli i Tiranës dhe Shqipërisë së Mesme në përgjithësi, identiteti i tyre fetarë, shijet muzikore dhe mënyrat e festimeve, dialekti i tyre dhe frazeologjia janë bërë objekt fyerjeje dhe stereotipesh kulturore. Populli i Tiranës ka qenë objekt i ligjërimit orientalizues, gjë që, sic na përkujton edhe autori i këtij shkrimi, edhe në spektakle të ndjekura gjerësisht si “Portokalli,” këto stereotipe përforcohen. Ky ligjërim ka marë nota islamofobe dhe raciste sic shihet dhe në këtë shkrim ku “përqafimi i islamizmit” i kthen tiranasit në “jevgjitë dhe turko-orientalë.” Sigurisht vetëm në ndytësitë raciste të qenit “jevg” apo “turk” përdoret si ofendim, por duhet vënë re se cfarë i bënë tiranasit “jevgj” dhe “turko-orientalë” është “përqafimi i islamizmit” ku përqafimi i një feje paraqitet si rrëzim në një status më të ulët racor!


Një ligjërim i tillë është tregues i mjerimit të autorëve të tillë, por nuk mund të lihet jashtë vëmendjes që ky ligjërim po propagandohet në veglat mediatike të partisë në pushtet, që në këtë periudhë zgjedhore nuk ka munguar së flirtuari me sensitivitetet e bashkësisë myslimane. Nuk mund të lihet jashtë vëmendjes edhe toni i qartë fetar i gazetës 55, gjysma e të cilës mund të ri-emërohej si “radio Vatikani në shqip.” Kjo gazetë është nga kontribuesit kryesor të evangjilizimit të ligjërimit politik shqiptar. Edhe celebrimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës sipas të djathtës, Lulzim Basha, u soll në këtë gazetë me të njëjtat fjalë të deklarimit të Papës së ri, Habemus Basha si eko e Habemus Papam.


Gazetat e të majtës nuk kanë mbetur mbrapa në promovimin dhe riprodhimin e gjuhës së urrejtjes anti-islame, e vlen të kujtojmë këtu artikujt e shumtë të z. Maks Velo në gazetën Shekulli ku gjuha e damkosjes “orientale” dhe “islamike,” u rezervua për kosovarët, ku mëkati kulminant islamik ishte se në vizitën e shtepisë së akademikut Rexhep Qosja, Velos i ishte kërkuar (mbaj frymën, mbahur fort) të heqë këpucët…


Kjo gjuhë e urrejtjes, gjuha e islamofobisë dhe margjinalizimit, ligjërimi orientalist imoraliteti i të cilit është bërë një nga të vërtetat më të pranuara në botën akademike, duhet dënuar dhe nuk i duhet dhënë vend në shtypin që ka respect për veten dhe shtypi që promovon këtë gjuhë urrejtjeje duhet demaskuar.

11 komente:

  1. Gazetes se piset me dy numra dhe dashnores se vet politike i ka djegur shume fakti qe kane vuajtur si rrallehere keto zgjedhje. Vetem 10n vota diference qe i detyroi me pas qe te bejne pirueten me rinumrime. Arsyeja kryesore e kesaj diference alla Formula Uno eshte sepse nje pjese e mire e tironcave denbabaden nuk i honeps dy forcat politike trashigimtare e PKSH-s, dhe vazhdimi llogjik i bastisjes se pasurise se qytetareve te saje.
    Arsyeja e dyte eshte sepse ju eshte thene terthorazi dygermshave, qe xhemati nuk ju voton sepse e keni menderos me islamofobine e shprehur institucionalisht me ligjin per ndalesen e shamise ne shkolla.

    PërgjigjuFshije
  2. Ore atyre mund tu vije inat per cfare te duan po kjo gjuhe vetem ne Shqiperi dhe vetem myslimanet e tolerojne se ne Shqiperi per asnje komunitet fetar nuk guzon te flase kush sic behet ne kete artikull te 55 apo si ne traktatet e urrejtjes qe shkruajne funderrina si Kastriot Islami

    PërgjigjuFshije
  3. Pavarësisht mbështetjes që gazeta 55 i jep prej kohësh qeverisë (siç ia jepte edhe "TemA" dikur), dihet se Berisha as s'ka pasur e as s'ka lidhje me qëndrimet katolikocentriste të Fahri Balliut apo me fondacionin "De Gaspari". Edhe gazeta "...Agon" tani është afër qeverisë, po qëndrimi antimysliman i Frrok Çupit as s'ka pasur e as s'ka të bëjë me Berishën. Kjo provohet lehtë me dallimet në deklarime e në qëndrime.

    Kurse qëndrimi i medieve të PS-së ndaj Islamit dhe myslimanëve, qoftë kur tallin menderen, qoftë kur pompojnë premtime për leje ndërtimi për xhami, është në koherencë me çdo deklarim e qëndrim të Edi Ramës dhe të të gjithë krerëve që kanë qenë në krye të PS-së që nga 8 nëntori 1941.

    Kështu që lidhja "gazeta e Berishës" me "deklarime antimyslimane" është dashakeqe. Gazeta ka emër, ka edhe staf. Mund të përdoren emrat e tyre, pasi ata nuk e marin rrogën te Berisha. Gazeta 55 nuk është "Rilindja Demokratike".

    Për më tepër, përmendja e faktit "biografik" se Berisha ka qenë sekretar I Partisë nuk spitalin ku punonte është përsëritja e klishesë keqdashëse që përjashton informacionin se ai ka qenë shkarkuar nga ky pozicion vetëm pak muaj pas emërimit me motivacionin e "moszhvillimit me konsekuencë të luftës së klasave".

    Propaganda e hershme e Sigurimit të Shtetit për të krijuar tymnajën e trashëgimisë "në të njëjtën masë" të PPSH-së edhe te PS-ja, edhe te PD-ja, nuk është mirë të gjejë vend në faqe forumesh fetare, që së paku kanë detyrimin e një minimumi respekti për PD-në dhe për lëvizjes së saj për lirinë e shprehjes që herë përdoret e herë shfrytëzohet nëpër vetë këto forume.

    Ne shqiptarët kemi disa aforizma "me kalë", por më interesantja është ajo e kalimit të lumit. E pra, s'është mirë të menderoset "kali" pasi është hedhur lumi i lirisë së shprehjes e të besimit.

    PërgjigjuFshije
  4. Edvin u irritova fillimisht kur lexova komentin tend po eshte thjesht per te qeshur. Do i uroja cfaredolloj robi ti kushtonte kaq besnikeri ndonje kauze me te rendesishme se Berisha se Berisha nuk eshte kauz. Sa per "dashakeqsine" me te cilen po na damkos artikullin nuk eshte per tu impresionuar.

    PërgjigjuFshije
  5. Edvin, shifi mire lajmet ne televizor. Qendrime me katolikocentriste se Berisha nuk ka mbajtur asnje lider europian i krishtere i deklaruar.Harroje ti qe Sarkozija me gjithe Karla Brun, Berluskomi, Huan Karlosi, etj te thone ne publik ate qe Berisha e cjerre me ze sa here qe i jepet rasti. Herr Sali thote shprehimisht; "...filani(klerik katolik) besonte Zotin, Jezu Krishtin..." Me rregullat e shqipes, qe duhet ti dish mire, ne menyre eksplicite Berisha cilson kush eshte Zot, dhe qe per nje politikan laik kjo eshte e patolerushme edhe ne vendet 97% katolike jo me tek ne.
    Dallkauk dhe dallavere me te madhe se ky person nuk gjendet ne faqene e truallit shqiptar. Edhe katoliket e dijne mire qe ky person keto qendrime servile i ka syefaqsi, por pune e madhe, e rendesishme eshte qe eshte i perdorshem deri ne maksimum per interesat e tyre.
    Berisha ka qene nji derr komunisti dhe kete nuk e lu as Topi.

    PërgjigjuFshije
  6. Gazeta 55 ka plot nje dekade qe e tepron me urrejtje e sulme kunder Islamit e muslimaneve shqiptare, qe ne kohen kur botoi fleterrufene e Oriana Fallacit e deri sot kur boton perdite hutbet e Papes per rrenjet kristiane te Europes. Vete Europa e pohon qe rrenjet e saj jane pak me te komplikuara se kaq, po per Fahriun ne Shqiperi jane te qarta punet-ata qe kane lekun dhe shkopin, patjeter qe kane edhe rrenjet. Shihni pak librat qe boton Fahri Berisha, "Janko Huniadi-Mbrojtesi i Krishterimit", "Komploti Kunder Kishes", bestsellerat e Papes etj. Praktikisht Fahriu ka nje institut poltikash katolike, me kolanen kishtare te botimeve per ta paraqitur PD-ne ne imazhin e JOzefina Topallit. Pra PD merr votat e myslimaneve (ortodokset ia ka fal PS-se) dhe ben duane e katolikeve. Ne fakt duhet te marre votat e te gjitheve-myslimane, ortodokse e katolike e te ruaje drejtesine e te mos tallet me laicitetin e as me ndjenjat e qytetareve. NOstalgjikeve te PD-se qe u ka mbetur koha ne vitin 1991, te hapin syte e te shohin se po perdoren. Le t'ia dergojne nostalgjiket e PD-se Doktorit llafin e t'i thone t'i terheqi pak veshin Fahriut, po ia gjeti, se breshkat nuk kane veshe,

    PërgjigjuFshije
  7. Un per vete nuk ja di per nder Doktorit "dhuraten" e fjales se lire. Per here te pare qe te shaje regjimin lirshem ne diktature nuk kam degjuar Doktorin, as ndonje me pardesy te bardhe. Personi qe e shante rregjimin publikisht ka qene Ivi i 21-shit. Ne tironcve te brezit te ri ai na i ka hap syte. Ndonje diversion te vogel e bonte edhe Gezim Kulufi.

    PërgjigjuFshije
  8. O Tiku mos na fut Gezim Kulufin ne nje fjali me Ivin se Ivi ishte ikone e personazh i nje tjeter kalibri. Sa per keto me pardesy c'me thone...

    PërgjigjuFshije
  9. Zim Kulufi e permena per difesifikim, me tregu qe ka pas dhe ne ate kohe disa nivele disidence thjesht me thone qe lirine nuk na e prune pardesyt e shplame.

    PërgjigjuFshije
  10. Ne ate kohe, kur u shperndane pardesyt me autorizim,Bari Falliut i qelloi nji qe i rrinte shum e vogel. Keshtu qe boni nji ankese te Komiteti i Partise. Po ato ja priten shkurt dhe i than ne dac perdore, ne dac prit partine tjeter. Bari Falliu preferoje te boje durimm.....dhe i doli qari me nji gjo tjeter.

    PërgjigjuFshije
  11. Per Bari Falliun duhet kujtuar sic ai nuk mungon se kujtuari qe e ka promovuar Kadareja per tu bere gazetar i Zerit te Popullit se e pa qe ishte i talentuar. Tani mere vesh ti kete pune qe media e djathte eshte prone e ish gazetareve te ZP-se.

    PërgjigjuFshije