Legjitimitet islam pa vullnetin e muslimanëve?
S. Parvez Manzoor
Ndonëse në ditët tona çdokush këmbëngul se vizionet rreth ‘islamit politik’ duhet të luftojnë me çështjet morale dhe pragmatike të kohëve tona, mendimi islamist fatkeqësisht po lëviz në një drejtim që e bën pothuajse të pamundur çfardolloj kompromisi me etosin modern. Ky mendim i koncepton imperativat e angazhimit islam në terma kaq fundamentaliste sa që vetë ideja e një dialogu me agjencitë e historisë moderne duket heretike. Kështu që, paçka gjithë vendosmërisë për ta sjellë Islamin përsëri në krye të historisë, mendimi radikal islamist promovon një botëkuptim që është furishëm antipolitik si edhe përqafon një politikë të ringjalljes islame që është sheshazi anti historike. Përshembull, të kuptuarit e demokracisë nga ana a e islamistëve, dëshmon qartësisht se objektivi përfundimtar i mendimit të tyre nuk është afirimimi i ekzistencës historike të myslimanëve, por refuzimi i ideologjive të gënjeshtërta të Tjetrit të supozuar, d.m.th. perëndimorit të shekullarizuar.
Shumë ideologë islamistë kanë deklaruar se demokracia, duke qenë se identifikon më shumë njerëzit se Zotin, si burimin përfundimtar të pushtetit dhe legjislacionit, është forma më e lartë e mashtrimit të njeriut. Në emër të konsensusit dhe qeverisjes ajo shenjtëron arrogancën prometeane të njeriut, i cili proklamohet, jo vetëm si krijuesi suprem i vlerave të veta, por edhe si abritri përfundimtar i sjelljes së vet. Etosi i shenjtë i demokracisë, i cili lartëson autonominë ligjore dhe morale të njeriut, është ateist dhe shekullar. Demokracia, nga kjo prespektivë, shfaqet si doktrina supreme e kufrit, si hyjnizimi i njeriut kryeneç dhe rebel, gjë që është në antitezë me Islamin.
Natyrisht që një delegjitimim metafizik i tillë i demokracisë, edhe në rastet e rralla kur shprehet përmes një sofistikimi të duhur filozofik, është i vlefshëm dhe i justifikuar. Gjithsesi, dekonstruksioni filozofik i demokracisë si doktrinë, si një ideologji e humanizmit arrogant, nuk është dhe nuk duhet bërë një çështje e debatueshme. Sovraniteti i Zotit ndaj njeriut pohohet nga të gjithë besimtarët dhe jo vetëm nga myslimanët, ashtu siç edhe supremacia e morales mbi politiken është parim kardinal i të gjitha ideologjive morale, përfshi këtu edhe atë të të drejtave të njeriut.
Për njeriun moral të çdo ngjyre e rrace, politikja, e cila haset gjithnjë si një regjim detyrues se sa si një shtet papeshë, më tepër si një praktikë imanente se sa një normë transcendente, nuk mund të kërkoj bindje absolute. Kështu që jurisdiksioni i shtetit, autoriteti i tij mbi qytetarin nuk është asnjëherë absolut. Me fjalë të tjera, shteti nuk mund ta proklamoj vetveten ‘sovran’ mbi ndërgjegjen religjioze dhe morale.
Problemi fillon atëherë kur ne e transformojmë këtë fakt moralisht dhe metafizikisht të pakundërshtueshëm në një teori politike, kur vendosim si postulat një premisë ‘jodemokratike’, për të mos thënë antidemokratike, për qeverisjen islame. Në të vërtetë, i gjithë mjerimi dhe varfëria e mendimit islamist është për shkak të faktit se ai ngatërron ‘Islamin’ me ‘qeverisjen’, se vendos një barazi midis besimit dhe regjimit. Ideologët tanë bashkëkohorë nuk e kuptojnë se nëse politikja, në rastin e demokracisë, ndeshet gjithnjë si një regjim detyrues, si një pushtet tokësor, po kështu përjetohet edhe në rastin e teokracisë. Teokracia, me fjalë të tjera, është po ashtu një regjim politik, një rend shtrëngues në vend se të jetë një bashkësi qiellore. Teopolitika nuk e humbet karakterin historik dhe antropologjik thjesht sepse e mbështet autoritetin e saj në një burim transcendent të përtejshëm. ‘Teoria politike’ islame, nëse aspiron të jetë politike në çdo kuptim të fjalës, duhet të marrë parasysh kufizimet e historisë dhe mëkatshmërinë e njeriut. Fatkeqëisht mendimi islamist i injoron këto dy faktorë.
Fakti që besimi Islam mund të ekzistoje edhe pa një teori qeverisëse, se ai nuk kërkon plebishit për të vërtetëtuar pohimet e tij, nuk është një arsye e mjaftueshme, siç bëjnë shumë islamist bashkëkohor, pa modestinë dhe analizën më të vogël, për të pohuar se ‘kriteri legjitimues’ i qeverisjes islame nuk ka të bëj me ‘vullnetin përfaqësues të popullit’. Sipas tyre, ‘vullneti pëfaqësues i popullit’ është krejtësisht i varur mbi të ‘vërtetën e natyrshme të Islamit’. Shteti islam (ose qeverisja, këto asnjëherë nuk dallohën qartësisht nga islamistët!) është ai i cili thjesht i konformohet parimeve të Islamit dhe jo parimeve që i nënshtrohen epsheve të myslimanëve! Meqenëse arsyetimi i lartpërmendur është një bindje e përhapur dhe e sinqertë tek shumë besimtarëve të zgjuar dhe të devotshëm, e shoh të përshtatshme të ndërmerret një analizë më e hollësishme e postulateve ideologjike dhe logjike, ose të pohimeve të nënkuptuara të autoritet që përmban kjo ide, nga një observues më pak i bindur për vërtetësinë e këtij arsyetimi.
Sipas meje, problemi më i madh me pohimin që sheh një ndarje midis Islamit dhe vullnetit të myslimanëve në rendin historik të Islamit, qëndron në faktin se ai ose e kthen ‘Islamin’ në një entitet krejtëisht apolitik dhe të përtejmë (diçka që ai është bërë përmes kapriçove të historisë), ose e transformon atë në një sundim arbitrar (gjë që përputhet me natyren e rendit politik myslimanë të ditëve të sotme).
Në momentin kur deklarojmë se ‘kriteri legjitimues’ në Islam nuk është ‘vullneti përfaqësues i njerëzve’ por disa të vërteta autonome dhe sovrane (haku i qenësishëm), ne i themi lamtumirë projektit të një qeverisjeje islame. Sepse pa dëshminë e një vullneti kolektiv nuk mund të ekzistoj asnjë qeverisje dhe sistem politik. Nëse vullneti mysliman në histori nuk mund të ketë asnjë pretendim ndaj legjitimitetit islam, atëherë Islami nuk mund të jetë një aktor në këtë botë. Një Islam i tillë sovran dhe transcendent, çfarëdo qoftë ai, nuk mund të jetë një bashkësi politike, një bashkësi që e dëshiron të ardhmen e saj në histori. Thëne ndryshe, nëse legjitimiteti islam nuk ka asnjë nevoj për konsensusin e shtetasve, atëherë qeverisja islame si një autoritet publik do të ishte e padallueshme nga dhuna e pastër! Në këtë mënyrë, duke ndjekur deri në fund logjikën e tyre, duke kryer mëkatin capital të reduction ad absurdum, mendimi islamist bie në kundërshtim me vetveten!
Për më tepër, duke pohuar se vullneti i myslimanëve nuk ‘mishëron’ të vërtetën e brendashkruar të islamit, ne nënkuptojmë se një tjetër institucion historik bëhet bartës i kësaj të vërtete. Po cili është ky institucion? Natyrisht, ky argument përmban një pohim të nënkuptuar sipas së cilit e vërteta e Islamit – kuptimi i revelates kuranore – është sovrane mbi kapriçot e shumicës; se detyrimi fetar për të ndjekur tekstin hyjnor nuk mund ti nënshtrohet komoditeteve dhe rastësive të vullnetit politik. Me fjalë të tjera, çdo teori e mirëfilltë e qeverisjes islame, duhet të pohoj të drejtën e ndërgjegjes individuale për mospajtim, për të distancuar vetveten nga autoriteti politik. Por kjo do të nënkuptonte nënshtrimin e pushtetit politik (kolektiv dhe publik) ndaj kërkesave të ndërgjegjes fetare (individuale dhe private) në vend të barazimit të të dyjave!
Një tjetër lexim më harmonizues mund të sugjeroj se brenda një konsteksti mysliman, ‘institucionet religjioze’ – organi kolektiv dhe sipërmarrës i dijetarëve (ulema), qoftë në rastin kur këtij i akordohet një strukturë formale dhe organizim hierarkik (si në Shiizëm) apo jo (si në Sunizëm) – është i pavarur nga ‘shteti’, krahu politik i një shoqërie myslimane. Ekziston një dykuptimësi e madhe, në mos pështjellim, në këtë drejtim. Sepse mendimi tradicional mysliman nuk njeh asnj ‘shtet’ në kuptimin modern të fjalës (d.m.th. një entitet ligjor, gati mitik që është ‘sovran’ brenda territorit të tij dhe që qëndron përmbi sundimtarin dhe të sunduarit), por njeh vetëm konceptin e regjimit (devlet).
Fatkeqësisht, teoricienët islamist modern nuk kanë qenë gjithnjë të ndërgjegjshëm për këtë dallim, ose kanë dështuar në theksimin e tij gjatë diskutimeve të tyre të politikës ‘islame’.
Kështu që, nëse kuptohet në mënyrën e duhur, pohimi tradicional i pavarësisë së ulemave nga shteti duhet të nënkuptoj edhe autonominë e tyre përballë regjimit. Sepse ‘shteti’, i cili është gjëja e mirëqenë e diskutimit të tyre, nuk është asgjë tjetër përveçse Islami: ai i paraprin çdo dikotomie të ulemave dhe hukkam-ëve. Islami formon strukturën e trupit politik (shteti), ndaj të cilit regjimi (devleti) luan thjesht rolin e kujdestarit.
Megjithëkëtë, edhe mbi këtë bazë, autonomia e dijetarëve (ulemave) përballë regjimit nuk duhet parë si një argument për anullimin e vullnetit të popullit. Sepse burimi i kësaj autonomie, arsyeja kryesore për të pretenduar këtë të drejtë, ishte simbioza e tyre e ngushtë me ‘njerëzit’. Ulematë ishin kujdestarët e fesë por edhe udhëzuesit dhe të besuarit e popullit. Një Alim (dijetar) që nuk konsiderohej i tillë nga populli do të kishte qenë me siguri një kontradiktë në terma! Me pak fjalë, nuk ka asnjë precedent në islamin klasik për të anashkaluar vullnetin popullor: ky tundim është një herezi moderne, qoftë edhe kur përligjet në emër të Islamit! Vetëm në mendimin fundamentalist Islami reduktohet në nivelin e regjimit– në vend se të jetë matrica dhe themeli i tij– shteti në ligjërimin modern të këtij termi.
Islami klasik, ndonëse plotësisht i vetëdijshëm për dallimin midis tekstit dhe interpretimit, nuk ka shfaqur asnjë frikë në lidhje me shprehjen e ‘vullnetit popullor’. Reciprociteti ndërmjet besimit transcendent dhe bashkësisë historike ka qenë gurëthemeli i botëkuptimit të tij. Në fakt, ishte konsensusi (Ixhma) i bashkësisë, dëshmia historike e unisonit të ndërgjegjeve individuale, ai që përbënte argumentin kryesor në favor të integritetit të traditës dhe të forcës bindëse të pohimeve të saj. Është mëse e vëretë se ajo ka qenë një kohë ku politikja nuk e kishte ende deklaruar pavarësinë e saj nga fetarja, as ithtarët e rendit shekullar nuk e kishin fituar zotërimin mbi botën historike. Kështu që, uniteti i besimit dhe historisë, identiteti i transcendentes me politiken, ishte intelektualisht dhe praktikisht më pak i vështirë për tu ruajtur. Nuk ka dyshim se detyra jonë është shumë më e mundimshme dhe e impenjative. Megjithëkëtë, të thërrasësh në autoritetin e ‘Islamit’ pa llogaritur dëshminë e myslimanit, nuk ofron asnjë zgjidhje ndaj problemit tonë.
Për ta përmbledhur, problemet e mendimit islamist antidemokratik burojnë nga pohimi i dikotomisë midis ‘vullnetit përfaqësues’ dhe ‘të vërtetës së qenësishme të Islamit’, e më pas transportimi i kësaj teze në kohët tona me qëllim për të ndërtuar një teori politike brenda matricës së rendit të sotëm botëror! Rezultati i këtij veprimi është se jo vetëm që Islami, kushtetuta e ‘shtetit’, interpretohet si i ndarë nga vullneti i myslimanëve, por edhe se ‘sundimi islam’ protretizohet si një formë jo përfaqësuese e qeverisjes. Nga ana teologjike, kjo nënkupton (ndonëse nuk pranohet asnjëherë) se myslimanët nuk janë në një gjendje imani, kështu që atyre nuk mund ti besohet drejtimi i punëve të tyre!
Edhe kjo mund të tolerohej nëse ithtarët e këtyre pohimeve skandaloze nuk do të vazhdonin më tej dhe do të kënaqeshin vetëm me këshillimin e myslimanëve për rikthim drejt një forme më të pastër dhe më të vërtetë besimi. Por jo, çfarë ata propagandojnë ne emër të ‘së vërtetës së qenësishme’ të Islamit nuk është liria e ndërgjegjes, e drejta e individit për ta distancuar vetveten nga shteti dhe pushteti politik, por një doktrinë të pastër anarkie dhe dhune të pashtershme. Sepse, një arsyetim i tillë dikton se, duke qenë se nuk ka një bazë përfaqësuese të legjitimetit islam, lidershipi i bashkësisë – dhe e drejta për të përdorur dhunën– i përket të gjithë myslimanëve të devotshëm dhe të ditur (Ata janë mëse të sigurtë për devotshmërinë dhe dijen e tyre, e rrjedhimist edhe per të ‘drejtën për të komanduar’!)
E drejta për davet, mandati për të predikuar dhe konvertuar, e kjo duhet theksuar, i jepet çdokujt. Por ndërgjegja islame kërkon që autoriteti për të detyruar, për të përdorur fuqinë dhe dhunën, duhet të ushtrohet vetëm me pëlqimin e bashkësisë, përmes ndërtimit të një pushteti legjitim. Nëse nuk do të ishte kështu, sundimi islam nuk do të kishte asnjë kuptim tjetër përveç anarkisë dhe terrorit individual! Paçka gjithë kufizimeve të tij, islami tradicional arriti të kuptonte se për mbajtjen e një norme transcendente ishte e nevojshme ekzistenca e një autoriteti imanent. Ose thëne ndryshe, pagabueshmëria e normës dhe kushtetutës nuk është garanci për pagabueshmërinë e përvetësimit të saj në histori. Ose, sic ka thënë një poet, hija gjendet midis idesë dhe veprimit.
Mendimi islamist duhet të kuptoj se ngulitja e një vizioni politik nuk është thjesht një veprim i fisshëm në përpjekje për të sqaruar vlerat dhe normat, por ai është njësoj, për të mos thënë më shumë, një përpjekje e përunjur për ndërtimin e procedurave dhe mjeteve mbrojtëse. Të zotërosh një tekst do të thotë, gjithashtu, të kesh një mori variantesh dhe interpretimesh rivale. Njësoj siç kushtetutat kanë nevoj për tu riinterpretuar vazhdimisht nga një gjykatë kushtetuese
Ideologët islamist i kanë kushtuar pak rëndësi dinamikës së autoritetit, fokusi qëndror i diskutimit ligjor në kontekstin bashkëkohor. Sidoqoftë, ata duhet të kuptojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të eleminuar faktorin njerëzor nga praktika aktuale e qeverisjes, qoftë kjo sekulare apo teologjike. Kështu që, midis imperativës së tekstit hyjnor dhe zbatimit të tij në histori, do të ketë gjithnjë vend për ndërgjegjen e bashkësisë.
Pa pranuar autoritetin e ummetit (bashkësisë), jo vetëm në aspektin metahistorik dhe të shenjtë, por gjithashtu edhe brenda konfuzionit të politikës mundane, nuk mund të ketë një vizion bindës të regjimit Islam, apo një dialog me historinë apo afirmim të angazhimit të myslimanëve ndaj transcendences. Në kontekstin modern veprimi do të nënkuptonte– pavarësisht kufizimeve apo joshjeve të demokracisë Perëndimore – zhvillimin e ndonjë sistemi të përfaqësues qeverisës për myslimanët. Sepse çdo diskutim i legjitimitet islam pa dëshminë e vullnetit të myslimanëve është hipokrizi e paster, ose çmenduri e plotë!
Me pak fjale e ka qa
PërgjigjuFshijeMe pelqeu vecanerisht fakti qe autori arrin ne perfundimin se nje sistem islam i vene ne zbatim ka nevoje per perfaqesim te vullnetit te popullit (demokraci perfaqesuese), nisur jo thjesht nga nje manover taktike e momentit per te pajtuar Islamin me demokracine, por mbeshtetur ne nje analize llogjike te shendoshe.
PërgjigjuFshijeMe pak fjal e ka nxi....po mundohet me e nda politiken, udheheqjen e shtetit me Islamin. Nese eshte kshtu qysh po thot autori, le te pergjigjen ne kete pytje: Qysh e ka udheheq Halifatin Muhamedi alejhisselam, Hulefa-e-rrashidinet [Allahu qfote i knaqur me ta] si dhe halifet tjere te drejte..?!
PërgjigjuFshijeKjo tendenc e autorit me e nda shtetin nga feja apo fen nga shteti eshte shume ide e rrezikshme...Allahu e di me se miri
Profeti ka udhehequr sic eshte keshilluar nga Zoti ne Kuran, ne baze te konsultimit. Pas largimit te tij, paqja dhe bekmi i Zotit qofte mbi te, bashkesia zgjodhi Ebu Bekrin midis disa kandidateve. Le te mundohemi te lexojme pertej nje leximi tejet simplicist te teksteve dhe te kuptojme se nganjehere po imponojme mbi veten gjera qe nuk jane imponuar nga feja. Nje lexim kaq literalist eshte ne fakt demtim i fese e jo kuptim i saj
PërgjigjuFshijeNga ana tjeter do shtoja une, shkrimi ne thelbin e tij nuk merret me trajtimin e ndarjes se shtetit nga feja, por diskuton rendesine e perfaqesimit te vullnetit te njeresve ne nje shtet te mbeshtetur ne parimet islame. Ideja sic e kuptoj une eshte se nuk mundet nje njeri ose nje grup njerezish me pushtet t'i imponojne shumices se shoqerise te kuptuarit e tyre rreth ceshtjeve fetare ose jo, pa patur nje mandat per ta bere kete.
PërgjigjuFshijeI lumt autorit, po ia paska prishur idetë utopiste e djallëzore wehabive injorant...
PërgjigjuFshije