e mërkurë, 26 janar 2011

Efekti Davutoglu


Raport special për Turqine


Politika e jashtme e Turqisë ka qenë e thjeshtë. Që kur Ataturku solli vendin në botën moderne duke zbuar sulltanin, adoptuar alfbetin latin dhe pezullimin e kalifatit islam, vendi ka anuar nga perëndimi. Qysh nga Lufta e Dytë Botërore, kjo do të thoshte ti bashkangjiteshe NATOs (në 1952), të mbështesje Perëndimin kundra Bashkimit Sovjetik dhe të aspiroje ti bashkoheshe projektit evropian. Ashtu si Amerika, Turqia ishte gjithashtu në mënyrë konsistente por izraelite.


Përgjithësisht Turqia nuk vriste mendjen për rajonin, që përfshinte vende që kishin qenë dikur pjesë të Perandorisë Osmane. Në librin e tij “The New Turkish Republic”, Graham Fuller, akademik dhe ish analist i CIAs, kujton se i kish thënë një mikut të vet turk si ishte ekspert për Lindjen e Mesme dhe ishte pyetur prej tij: “ateherë pse gjendesh në Turqi?” Në të njëjtën mënyrë, diplomatët turq u tregonin kolegëve perendimorë se “ne jetojmë në lagje të keqe” dhe se “i vetmi mik i një turku ishte një turk tjetër.”


Gjatë këtyre viteve të fundit e gjitha kjo ka ndryshuar. Në vend që ti dhimbset vetja për shkak të rajonit të ashpër ku gjendet dhe nga mungesa e miqve, Turqia kan një politikë të re të të paturit “zero probleme me fqinjët.” Nuk po i qaravitet më Amerikës për akuzat për genocid më 1915 apo duke u ankuar “per thikën mbas shpine” të Arabëve nëpërmjet mbështetjes për britanikët në vitet 1917-18. Në të kundërt po kultivon miqësi të reja në rajon duke ofruar ndihma, tregti e liberalizim vizash. Jo më që nuk mbështet ushtarakisht dhe ne rrugë diplomatike Izraelin, por është bërë dhe kritiku kryesor i tij.


Njeriu më së shumti përgjegjës për inxhinjerimin e këtij ndryshimi dramatik është Ahmet Davutoglu, ministri i jashtëm i Turqisë qysh më 2009. Më parë ai ishte këshilltari për marëdhëniet me jashtë i z. Erdogan. Në 2001, përpara se të vinte në fuqi qeveria e AK, z. Davutoglu botoi një libër, “Strategic Depth” i cili paraqet një politikë të re angazhimi në rajon. Ai mohon akuzat se është “neo-Otoman” e megjithatë doktrina e tij përfshin rikrijimin e lidhjeve përreth ish Perandorisë Osmane.


Z. Davutoglu është person që të angazhon, i dhënë pas librash dhe me një njohuri mahnitëse të historisë. Ai mendon se Turqia ka gabuar duke neglizhuar rajonin për kaq gjatë dhe është i bindur se strategjia e saj e re e afirmimit të interesave të saj, në rajon dhe në botë, e bën vendin e tij jo më pak, por më shumë tërheqës për Perëndimin. Asgjë nuk e zemëron më shumë se artikuj në botimet perëndimore që sugjerojnë se Turqia ka anuar nga Lindja, apo që pretendojnë “se ne e kemi humbur Turqinë.” “Kush është ‘ne’” pyet ai? Mos harojmë se Turqia ka ushtrinë më të madhe të NATOs pas Amerikës; është e përfshirë në Afganistan dhe në rajone të tjera problematike; dhe po negocion hyrjen në BE. Në fjalët e z. Davutoglu, “Turqia nuk është cështje; është aktor.” Ai pretendon se vendi i tij tani është më i rëndësishëm se kurrë për Evropën dhe Perëndimin.


Sigurisht politika e re e z. Davutoglu po jep rezultate. Në Irak, për shembull, Turqia ka interesa të fuqishme komerciale dhe diplomatike. Dikur zona kurde e veriut të Irakut i sillte kokëcarje të mëdha, por tani Turqia po luan një rol primar për stabilizimin e vendit duke përfituar bashkëpunimin e rajonit dhe Bagdadit kundra PKKsë. Marëdhëniet me Sirinë, e cila për shumë vjet ka qenë një vend problematik për Perëndimin, po lulzojnë si kurrë më parë. Po kërkon të ndërtojë marëdhënie më të afërta me vendin tjetër edhe më problematik, republikën Islamike të Iranit, gjë që irriton Amerikën.


Turqia është gjithashtu aktive në vendosjen e prezencës në Ballkan, vecanërisht në Bosnje dhe Kosovë. Marëdhëniet greko-turke, të cilat u përmirësuan mjaft qysh para ardhjes në pushtet të partisë AK në 2002, mbeten përgjithësisht harmonike, edhe pse cështja e Qipros mbetet problematike. Turqia po i kushton më shumë vëmendje edhe Afrikës; ka hapur dhe po planifikon të hapë 12 ambasada të reja.


Turqit kanë bërë dhe një përpjekje të pjesëshme për të përmirësuar marëdhëniet me Armeninë, një proces që nisi kur presidenti Abdullah Gul vizitoi Yerevan në fund të 2008 për të ndjekur një ndeshje futbolli. Pas vzitës të dy palët firmosën protokolle bilaterale pët të normalizuar marëdhëniet dhe për të rihapur kufirin tokësor, mbyllur mbas luftës së Armenisë me Azerbajxhanin për Nagorno-Karabakut në fillim të viteve 1990. Falë, pjesërisht, insistimit të z. Erdogan, për të lidhur protokollet me progresin në cështjen e Nagorno-Karabakut, protokollet nuk janë ratifikuar ende.


Turqia ka shfrytëzuar maksimalisht të qënit një koridor energjie midis Lindjes dhe Perëndimit. Si importues i rëndësishëm energjie me një marëdhënie tregtare në ritje të shpejtë me Rusinë, është drejtëpërdrejtë e interesuar në këtë cështje. Të gjitha palët kanë mësuar nga një dekadë përplasjesh midis Rusisë e Perëndimit për naftë e vecanërisht gaz, që të vlerësojnë vlerën e Turqisë si vend i ndërmjetëm. Tubat e naftës dhe gazit ndërkohë gjarpërojnë përgjatë Turqisë duke ardhur nga Azerbajxhani nëpërmjet Gjeorgjisë. Turqit kanë firmosur projektin ambicioz të tubave të naftës Nabucco, që ka për qëllim të anashkalojë Rusinë – edhe pse shumë rusë pyesin se prej nga ku do vijë gazi për Nabucco-n. Diplomacia e energjitikës shpesh përfundon në zero rezultate, por do jetë vështirë të anashkalohet Turiqia në cfarëdolloj marëveshjeje të ardhme.


Z. Babacan, zv. Kryeministër, thotë se është gjëja e duhur që Turqia të ketë një sens përgjegjsie globale. Atij dhe z. Davutoglu gjithashtu u pëlqen tu thonë kolegëve evropianë se duke luajtur një rol më aktiv në rajon, përfshi Ballkanin, Turqia po tregon se sa e vlefshme do jetë si anëtare e BE-së.


E megjithatë, z. Davutoglu dhe z. Babacan nuk po janë tërësishtë të sinqertë. Sigurisht që influenca e Turqisë në rajonin e vet i bën të mundur të pretendojë të jetë një partner i dobishëm dhe interesant. Por në anën tjetër kanë parë se Lindja e Mesme është kaq komplekse saqë një politikë me zero probleme me fqinjët nuk mund të mbahet përgjithëmonë. Nuk është e lehtë të kesh një dialog miqësor dhe me Perëndimin dhe me armiqtë e tij.


Diplomaci spontane.


Irani është shembulli më i mirë. Meqë është vend fqinj, prodhues i madh nafte dhe gazi dhe një partner tejet i rëndësishëm tregtar, turqit kanë arsye të forta që kërkojnë marëdhënie më të mira me të. Kjo është një nga arsyet pse, së bashku me Brazilin, turqit u munduan të provojnë diplomacinë e tyre spontane nukleare me Iranin në fillim të 2010. Kjo është dhe arsyeja pse ata janë natyrisht kundra sanksioneve më të ashpra kundra Iranit, aq më shumë kundra sugjerimeve për luftë.


E megjithatë, diplomacia nukleare iraniane është sa delikate dhe egërsisht e komplikuar. Plani turko-brazilian, kur doli fillimisht, dukej më i butë ndaj Iranit se gjithë planet e propozuar nga negociatorët perëndimorë. Kur, pak kohë më pas, një rezolutë për sanksione të mëtejshme u soll pranë Kësillit të Sigurimit të OKB – së në Qershor, Turqia vendosi të votojë kundra për të mbajtur hapur dialogun me Iranin (edhe pse z. Davutoglu pretendon se përdori influencën e vet diplomatike për të bindur Libanin të abstenojë dhe Bosnjen që të jetë në favor). Nuk është për tu habitur se Amerikanët ishin tejet të zemëruar.


Izraeli shërben si ilustrim edhe më i mirë i problemeve të mbartura në politikën e re të jashtme të Turqisë. Në Maj, flotilla me civilë e udhëhequr nga turqë, me në krye Mavi Marmara, u përpoq të cante rrethimin izraelit të Gazës. Gaza ka qenë një pikë tensioni për Turqinë që pas pushtimit izraelit në Janar të 2009 – kjo dhe për shkak se kur nisi sulmi, turqit ishin thellësisht të impenjuar me tratativat diplomatike për nisjen e negociatave të paqes midis Sirisë dhe Izraelit. Pak kohë më pas, z. Erdogan u largua nga një platëformë ku gjendej sëbashku me presidentin izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Botëror të Davos, duke thirur me zë të lartë se Izraeli dinte sit ë vriste njerëz.


Kur ushtria izraelite ndaloi flotilën turke në ujëra ndërkombëtare, ushtarët u habitën kur u sulmuan fizikisht në Mavi Marmara. Ata u përgjigjën duke hapur zjarr e duke vrarë tetë qytetarë turqë dhe një me qytetari të dyfishtë, turko-amerikane. Turqit ishin tejet të zemëruar. Z. Davutoglu thotë se kjo është hera e parë në historinë e republikës së Ataturkut që civilë të pa-armatosur u vranë nga forcat ushtarake të një vendi tjetër. Z. Erdogan dhe z. Davutoglu kërkuan një investigim të drejtuar nga OKB dhe kërkesë ndjejse nga Izraeli. Në Shtator, këshilli i të drejtave të njeriut të OKB – së me të drejtë kritikoi Izraelin, por izraelitët refuzuan të pranojnë konkluzionet e tij dhe kanë refuzuar që të kërkojnë ndjesë. Z. Davutoglu insiston se marëdhëniet me Izraelin nuk mund të jenë kurrë si më parë.


Por kjo ka patur koston e vet. Izraelitët nuk kanë reputacion të mirë tek shumë popuj këto kohë, por ata ende kanë miq në Washington D.C. Duke e kthyer Gazën në qendër të politikës së saj të jashtme dhe për më tepër, duke treguar haptazi simpati për Hamasin që drejton Gazën, Turqia ka fituar miq të rinj në botën arabe, por ka larguar aleatët në Perëndim. Ishte incidenti i Mavi Marmara dhe reagimi turk që shkaktoi prurjet masive të komenteve se Perëndimi kish humbur Turqinë. Mund të ketë dhe pasoja më serioze. Për shembull, Kongresi Amerikan është tashmë më i prirur për të adoptuar një rezolutë që dënon genocidin armen të 1915 që sillet cdo vit por që gjer më sot turqit ja kanë dalë ta bllokojnë.


Sic tregohet nga incidenti i Davos dhe shembja e marëveshjes me Armeninë, karakteri impulsiv i z. Erdogan nuk ja lehtëson Turqisë mbarëvajtjen e një politike të jashtme koherente. Në 2004 – 05, dy herë, ai për pak sa nuk rrezikoi shanset e Turqisë pët të hapur negociatat për anëtarësinë e Turqisë në BE. Semih Idiz, një gazetar për gazetën Milliyet, bën shaka me politikën e jashtme turke duke thënë se: “Davutoglu bën gjërat, Erdogan i thyen, dhe Gul mbledh copat.”


Opinioni publik turk shton komplikimin. Turqit e zakonshëm kanë dallueshëm një mendim të ulët për Amerikën. Në vitin 2000, sipas Pew Global Attitude Project, 52% e turqve mendonin pozitivisht për Amerikën, më ulët se Gjermania dhe Britania por po aq sa Spanja. Kjo ndryshoi me luftën e Irakut, vecanërisht kur parlamenti turk votoi në Mars të 2003 kundra lejimit të trupave amerikanë për të hapur një front të dytë të mundshëm. Në 2007, falë luftës, më pak se 10% e turqve kishin një opinion të favorshëm për Amerikën. Kjo shifër pati ngritje kur Barack Obama u zgjodh president, por është gjithsesi më i ulët se në pjesën tjetër të Evropës. Një sondazh bërë nga German Marshall Fund konstatoi se aprovimi për z. Obama kish rënë dukshëm nga 50% në 2008 në 28% në 2010.


Në Evropë, politika e re e jashtme e Turqisë shpesh është përftuar jo më mirë se në Amerikë. Z. Davutoglu dhe kolegët e tij pretendojnë se përpjekjet diplomatike turke në rajon dhe më tej, ashtu si roli kyc në energji dhe ekspertizën ushtarake, bëjnë të qartë se sa e vlefshme mund të jetë Turqia si anëtar i BE – së. Por kjo nuk shihet në këtë mënyrë nga kundërshtarët e antarësisë së Turqisë në BE.


Këta oponentë gjetën konfirmim si në përfshirjen amatoreske të Turqisë në Iran, ashtu dhe në incidentin e Mavi Marmara. Sipas tyre, këto raste provojnë se Turqia është e prirur të avancojë përtej hezitimeve perëndimore e të kënqë ekstremistët islamistë – por jo gati për solidaritet me politikën e përbashkët të jashtme të BE – së. Ata pretendojnë se BE nuk mund të akomodojë një aspirues për rol global me interesa kaq të ndryshme nga të Evropës, vecanërisht kur ky aspirues është kaq i madh. Ky pretendim dëgjohet më shumë tashmë me frenimin e negociatave për antarsinë e Turqisë.


The Economist, 21 Tetor 2010.

Nuk ka komente:

Posto një koment