e shtunë, 4 qershor 2011

Replikë me një sulm kundra Dr. Tarik Ramadan në gazetën 55.


E-Zani.


Në një shkrim të botuar në gazetën 55 me datë 3 Qershor, me titull “Një Intelektual Ekstremist në Shqipëri,” sulmohet Dr. Tarik Ramadan, akademiku dhe aktivisti musliman që këto ditë vizitoi Shqipërinë në vazhdën e një turneu në disa vende të Ballkanit. Kritikat ndaj një intelektuali publik si Dr. Ramadan janë pjesë e natyrshme e llojit të angazhimit të tij, por shkrimi i z. Lavdrim Lita vuan nga pasaktësi, supozime që z. Lita as nuk përpiqet të krijojë pretendimin t’i mbështesë dhe nga sulme ad hoc që në fakt tregojnë se z. Lita as nuk është lodhur të gjurmojë mbi subjektin për të cilin shkruan.


Z. Lita fillon sulmin që në titull duke etiketuar Dr. Ramadan si “intelektual ekstremist,” por në tërë shkrimin e tij nuk ofron asnjë ilustrim nga qëndrimet e Dr. Ramadan që do justifikonte këtë lloj etiketimi negativ. Ai cilëson Dr. Ramadan si “mësues i keq” që teksa promovon demokracinë “mbështet qëndrime myslimane që nuk pajtohen me vlerat perëndimore,” por nuk afron asnjë shembull të këtyre qëndrimeve e aq më pak nuk shpjegon se cilat janë këto vlera perëndimore dhe cfarë i bën ato perëndimore. Në fakt është interesante se mbi cfarë premisash z. Lita ndërmerr t'i tregojë një zvicerani, pedagog në Universitetin e Oxfordit si dhe në shumë universitete të tjera elitare të Evropës, se cfarë janë vlerat perëndimore?


Z. Lita shkruan se Dr. Ramadan kritikohet ashpër nga intelektualë perëndimorë pa na thënë se cilët janë këta intelektualë dhe për cfarë qëndrimesh kritikohet por pa thënë gjithashtu se Dr. Ramadan ka marë vlerësime nga shumë më tepër intelektualë perendimorë nga sa e kritikojnë.


Z. Lita përmend tre tituj nga mbi 20 vepra të Dr. Ramadan dhe dukshëm ai nuk ka lexuar asnjërën prej tyre, gjë që na shtyn të pyesim se mbi cfarë kriteresh z. Lita mer përsipër të shkruajë për qëndrimin e një intelektuali, punën e të cilit ai nuk e njeh?


Ai pretendon se vepra e Dr. Ramadan “që pak a shumë rravgojnë mbi skenarët e mundshme të së ardhmes së Europës mund të përmblidhen në dy ekstreme: evolucioni i një Europe islamike…”

Z. Lita është i lutur të na tregojë se në cilën vepër e në cilën faqe Dr. Ramadan ‘rravgon(!)’ evolucionin e një Europe islamike, “në të cilën institucionet dhe kultura myslimane zëvendësojnë institucionet dhe kulturën laike dhe kristiane?!”


Si njohës të veprës së Dr. Ramadan po i sugjerojmë të mos lodhet se nuk ka për ta gjetur. Z. Lita ia ka futur kot, por gjithsesi, ai le t'i hyjë punës po të dojë. Dr. Ramadan ka dedikuar veprimtarinë e tij promovimit të ekumenizmit dhe bashkëpunimit ndërfetar apo atij me njerëz pa besim fetar.


Z. Lita vazhdon, “Punimet e tij hedhin supozime të tilla se në mënyrë që islamizmi të lulëzojë, ai duhet të kontrollojë të gjithë hapësirën e vet politike, shoqërore dhe kulturore.” Përsëri, ai është i lutur të citojë se ku i gjen këto qëndrime përvecse në skutat e paragjykimeve të veta. Një nga gjërat që Dr. Ramadan theksoi në intervistën e tij ishte qëndrimi kundër imperializmit kulturor.


Z. Lita shkruan se Dr. Ramadan u ndalua të hyjë në Francë por nuk thotë se ndalimi u hoq brenda një kohe shumë të shkurtër, se akuzat për të u provuan të pavërteta. Z. Lita shkruan, gabimisht, se “Departamenti për Sigurimin e Atdheut e ndaloi atë kohët e fundit të hynte në Shtetet e Bashkuara për të marrë një titull prestigjioz profesori nga Universiteti i Notre Damit. Për herë të parë Z. Ramadan i është refuzuar në vitin 2004 të hynte në Amerikë, në bazë të ligjit Patriot Act.” Në fakt Dr. Ramadan u ndalua të marë një pozicion në Universitetin e Notre Dame në 2004 (universiteti që i kish ofruar punësimin është një universitet katolik, informacion i nevojshëm ky për një gazetë si 55 ku gjysma e lajmeve janë përkthime nga Radio Vatikani). Por me ardhjen Obamës në Shtëpinë e Bardhë, sekretarja e shtetit Klinton hoqi ndalimin dhe Dr. Ramadan u ftua të këshillojë Departamentin e Shtetit Amerikan mbi politikat amerikane në Lindjen e Mesme. Prej mëse dy vjetësh Dr. Ramadan ka kryer disa turne në Amerikë.


Artikulli i z. Lita, i cili mund të komentohet rresht për rresht për pasaktësitë që ka, së fundi pretendon se “edhe prezenca në Shqipëri e z. Ramadan lidhet me kërkesën që ai të jetë ambasador i myslimanëve të Shqipërisë në Europë. Është një absurd, por këto intelektualë jetojnë me absurdin.”


Z. Lita ose duhet të tregojë se ku është kjo kërkesë që bëjnë "këto" intelektualë, ose atij i duhet thënë se është mashtrues. Ai vazhdon “Paqartësia e pozicionit të Z. Ramadan i lënë shteg besimit se islamizmi europian nuk është gjë tjetër veçse një vazhdim i totalitarizmit islamik.” Cilat janë këto paqartësi që i lënë shteg një besimi të tillë? Nuk ka totalitarizëm islamik përvec në fjalorin e propagandistëve të islamofobisë si z. Lita, argumenti i të cilit duhet mbështetur në mashtrime, gjysëm të vërteta të manipuluara dhe në spekullime, se nuk kanë ku mbështeten tjetër. Nuk është për t'u cuditur që në këtë artikull nuk ka asnjë fjalë për intervistën, nuk ka asnjë citim të mirëfilltë nga qëndrimet e Dr. Ramadan. Për z. Lita nuk mund të ketë “islamizëm europian,” sepse kaq i ngushtë është gjykimi dhe njohja e tij që nuk e lejojnë të njohë kontributet e kulturës, mendimit, artit spiritualitetit islam mbi të cilat ngrihet tradita e Mesdheut europian. Është kjo ngushtësi që nuk e lejon të shohë se shqiptarët muslimanë, me shekuj tradite të trashëguar, janë dëshmi për këtë.

10 komente:

  1. Per fat te keq ne Shqiperi ekzistojne tipa si L.Lita sa te duash. Vetem per te rene ne sy te "disave" ose thjesht per shkak te fobise ndaj Islamit mundohen te gjuajne me gure çdo peme qe jep fruta te shijshme por qe ata nuk i hane dot per shkak te patologjise qe kane ne perceptimin e shijes dhe mentalitetit servil te tyre.
    Per ta mjafton te hedhin balte kunder nje muslimani te cilin e vetquajne "ekstremist", por se çfare thone nuk ka rendesi. Per ta mjafton qe kur te kerkohet ne Google, prane emrit T.Ramadan ose thjesht fjales musliman te dali edhe epiteti "ekstremist". Keta tipa jane plerat e verteta qe prodhon "demokracia liberale". Allahu e shperblefte vellain T.Ramadan dhe i udhezofte keta tipa si L.Lita.

    PërgjigjuFshije
  2. MESA DUKET KY ZOTERIA PASKA LEXUAR VETEM BIOGRAFINE E PARAQITUR NE WIKIPEDIA MBI TARIK RAMADANIN DHE PASKA MARR KOMPETENCAT TE KRITIKOJE MBI TE

    PërgjigjuFshije
  3. Gazeta 55 prej koheshe ka axhende te saje sulmin e cdo gjeje islame ne Shqiperi. Veshtire se do te shkruante ndokush nga stafi i saje per Z Ramadan, nese ai nuk do te vizitonte trojet shqiptare. Ne raste te tjera do te mjafohej vec me perkthimin e ndonje islamofobi nga shtypi perendimor. Por turfullimi me autor shqipetar eshte vetem pasoje e kesaj vizite. Shqetesuese eshte se bashke me vrerin islamofob, gazeta ne fjale bashke me zhgarravitesit e saje eshte trumpeta me e fuqishme ne shtypin e shkruar ne duart e PD. Mos distancimi i kesaj force politike nga nje gazete te tilla agresive fashiste e implikon rende edhe ate, dhe eshte nje kenbane alarmi per shoqerine shqiptare. Eshte e papranueshme per mendjet e shendosha qe te besh nje ndarje me thike midis ketyre dy entiteteve.
    Zoti i mbrofte shqiptaret.

    PërgjigjuFshije
  4. Gazeta 55 dhe L. Lita vazhduan edhe sot me sulmet kundra Dr. Ramadan.
    http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinion&artikulli=20636
    Po te njejtat dizinformime, gjysem te verteta, e manipulime duke cituar figura te komprometuara.

    PërgjigjuFshije
  5. Po nuk bëhet gazetari hulumtuese duke cituar njerëzit e dehur në kafene apo prostitutat në rrugë apo pedofilët dhe islamofobët e krishter e ateistë se çfarë mendimi kanë për islamin. me gjasë pikërishtë këtë e ka bërë ky far gazetari i mendermethënshëm i gazetës 55. Islami është e ardhmja e njerëzitmit dhe sa më e pamundur që të duket ky fakt aq më afër është që kjo edhe të ngjajë, ngase mrekullit e Zotit ndodhin pikërishtë kur shumica e njerëzve bien në dëshpërim ndërsa Zoti nuk harron lutjet e atyre pak njerëzve që nuk u thyen në besim dhe që zemrat e tyre nuk u luhatën.

    PërgjigjuFshije
  6. si s'pertove qe u more me 55, do thoja

    PërgjigjuFshije
  7. me 55 eshte per me u more deri aty, sa te dalin dy gazeta me emrin 5

    PërgjigjuFshije
  8. Keti mendergazetari LITA i them: Shko ke lokali, ulu ke kendi me copa te kuqe, porosit nje caj jasemini me qumesht dhe mundohu te kalosh kohen ne menyre icik me interesante: eshte hallall te ndjehesh mire!!!

    PërgjigjuFshije
  9. ...lexova intervisten e Dr. Ramadn... u mrekullova me mesazhet njerezore, qe shpaloste...

    PërgjigjuFshije
  10. ...i drejtohem gazetarucit Lita:KOHA DO TE KERKOJE NE TE ARDHMEN STUDIUES PER ISLAMIZMIN BOTEROR, SEPSE KERKOHET SHPETIMI I NJEREZIMIT

    PërgjigjuFshije