e diel, 10 korrik 2011

Dijetari Shuajb Arnauti sot në Tiranë.

E-Zani

Drejtuesit e xhamisë së Dine Hoxhës në Tiranë kanë njoftuar se sot pas faljes së Akshamit do kenë nderin të mirëpresin si vizitor një nga dijetarët më të njohur të shekncës së hadithit sot në botë, sheh Shuajb Arnautin.


Sheh Shuajb Arnauti ka lindur në Damask më 1928, dy vjet pas emigrimit të babait të tij nga qyteti i Shkodrës nga ku emigroi për arsye të kufizimeve fetare gjatë regjimit të Mbretit Zog.

Ai është dijetar i hadithit, shkollës Hanefi, ekzegjezës kuranore, gramatikës arabe dhe leksikologjisë dhe ka edituar shumë nga veprat klasike dhe manuskriptet e vjetra. Studioi në Damask jurisprudencën e shkollës Hanefi me dijetarë si Abdul Razak el Halebi, Nuh Albani, Sulejman Gavoci e të tjerë si dhe terminologji hadithi me Abdullah el Habashi, Sheh el Kalas dhe Salih el Farfur me të cilin, përgjatë shtatë viteve, lexoi gjithashtu tetë volumet e Hashija rad el muhtar të shkollës Hanefi të Ibn Adedinit si dhe komentarët kuranorë të Zamahsharit dhe Nasafiut.


Një nga studiusit më të famshëm të fushës së tij, ai ka edituar, përmbushur me shënime dhe gjykuar hadithet e më shumë se tetëdhjetë punimeve ndër të cilët, ndoshta më i njohuri është Zad el Mead i Ibn Kajim el Xheuzisë edhe pse mendohet se kontributi i tij më i rëndësishëm skolastik gjendet tek editimi i tre veprave: Sharh el Sunna i Imam Bagauit, Sharh mushkil el athar të Imam Tahauit, dhe El Ihsan fi takrib Sahih ibn Hiban. Përgtitja e këtyre punëve, secila prej tyre me gjashtëmbëdhjetë volume, nuk ka qenë thjesht punë edituese. Për shembull, vepra e Ibn Hiban ka tetë volume dhe shehu me shënimet dhe komentarët e tij shtoi tetë volume të tjera.

Teksa numri i dijetarëve të kualifikuar për të dhënë mësim këto vepra klasike të shkencave islame bëhet gjithnjë e më i pakët, shehu shpreson se këto botime të zgjeruara do i shërbejnë nevojave të muslimanëve që do i lexojnë ato.

Ai jeton aktualisht në Aman të Jordanisë dhe drejton punën kërkimore dhe bibliotekën e shtëpisë botuese Muesasa el Risala.


Shpresojmë që vizita e shehut të nderuar të jetë një hapje në ritjen e dijes dhe dritës profetike dhe lusim Zotin ta bekojë atë me jetë të gjatë e të begatë.

Nuk ka komente:

Posto një koment