E-Zani
Në një artikull të para disa ditëve me titull “Aleanca e çuditshme e analistëve, për regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë, nga Panajot Barka tek Olsi Jazexhi, me Artan Fugën në mes,” Katriot Myftari, një autor i njohur si promovues i armiqësisë fetare dhe islamofobisë shkruan:
Por Fuga, Nazarko dhe Lubonja nuk mund të mos mendojnë se përse në krah të Panajot Barkës dhe atyre vetë, është edhe Olsi Jazexhiu, fundamentalisti islamik më në zë në median shqiptare. Pra, përse krahu më radikal i islamikëve në Shqipëri e kërkon regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë. Kjo qartësisht ndodh për arsye se fundamentalistët islamikë mendojnë se kur Shqipëria të federalizohet si pasojë e deformimimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, atëherë bashkësia islame në Shqipëri do të fitojë status shtetformues brenda shtetit federal shqiptar, i cili do të jetë hapi i parë drejt shpërbërjes.
Ky blog ka mbajtur një qëndrim të qartë kundërshtues ndaj qëndrimeve të shprehura nga Olsi Jazexhi, por problemi që vëmë re në pasazhin e mësipërm është përpjekja e paraqitjes së tezave të O. Jazexhiut si një program politik të më shumë se një individi. Olsi Jazexhi paraqitet si përfaqsues i “krahu më radikal i islamikëve në Shqipëri… [dhe] fundamentalistët islamikë mendojnë se kur Shqipëria të federalizohet…”
Fakti që O. Jazexhi nuk është as imam apo lider musliman me pasonjës, apo drejtues i ndonjë projekti poitik që kërkon federalizimin e Shqipërisë vendoset nën hijen e fantazmave të “radikalëve Islamikë” që z. Myftari ka kohë që i prodhon në fabrikën e tij të islamofobisë. Në të kundërt O. Jazexhi paraqitet si përfaqsues i modelit musliman të projektit shovinist grek. Por ndërkohë që projekti grek për të cilin ka kohë që flitet ka histori të njohur, organizata të mirënjohura dhe të fuqishme politike dhe një shtet të tërë nga mbrapa, O. Jazexhiu ka vetëm veten e vet me ndoshta jo më shumë se pesë miq të shpërndarë nëpër botë.
Është përpjekje pa bereqet të synosh deklarimin e të vërtetës në shkrimet e një njeriu si z. Myftari, por kjo përpjekje e amplifikimit të qëndrimeve të O. Jazexhiut si përfaqsuese dhe reflektive të një realitetit më të madh i cili përbën një rezik jetik për Shqipërinë, vihet re edhe në autorë që gëzojnë reputacion më të besueshëm në publik se z. Myftari, si fjala vjen z. Piro Misha, libri i të cilit vazhdon të promovohet si ungjill i shpjegimeve të historisë së Shqipërisë dhe kufirit te thana që i duhet vendosur muslimanëve.
Në librin e tij, “Arratisja nga burgjet e historisë: Cdo të thotë sot të jesh shqiptar,” (Toena 2008) në faqen 309 nën titullin “Tolerancë fetare apo papërgjegjshëmëri,” Misha shkruan:
Të kuptohemi, këtu s’është fjala thjesht për artikujt e një të riu të kthyer nga studimet disavjecare në Malajzi, që në fund të fundit ka të drejtën e tij të botojë atë që mendon. Të ishte me kaq, as që do t’ia vlente të përmendej. Por cështja, për fat të keq, nuk është kaq e thjeshtë. Për kë dëshëron të mësojë dic më tepër për këtë temë e këshilloj të kërkojë në internet. Le të klikojë p.sh., sa për fillim, emrin e Olsi Jazexhiut nga faqja personale e të cilit në internet mund të kalohet në një sërë linkesh që ai rekomandon dhe do të kuptojë se artikulli i mësipërm s’është vecse maja e asbergut, nën të cilit fshihet një realitet më kompleks, plot me të papritura. Do të njihesh p.sh. me një sërë qëndrimesh mjaft aktive (e mesa duket mirë të financuara…
Misha, ashtu si Myftari, ngulmojnë të përdorin një musliman tejet vokal me qëndrime të cilat janë kontraversiale brenda bashkësisë muslimane si përfaqsues qëndimesh e projektesh të mëdha, paralele me shovinizmin grek apo grupeve terroriste si al-Kaeda. Qëndrimet e muslimanëve në cështjen e regjistrimit për të cilin flet z. Myftari janë bërë të qarta nga numrat e besimtarëve që kanë firmosur peticionin e Aleancës Kuq e Zi dhe imamëve që kanë mbështetur këtë lëvizje. Tezat e Mishës rreth “fundamentalizmin islamik” në Shqipëri janë trajtuar më parë në këtë blog, por duhet vënë në dukje se Misha nuk jep kontekstin në të cilin formulohen qëndrimet e O. Jazexhiut ku ka shqiptarë që pretendojnë se të vetmit shqiptarë të vërtetë janë ato bizantinë e të tjerë që mendojnë se të vetmit shqiptarë të vërtetë janë ato katolikë dhe quajnë shqiptarët muslimanë “mbeturina selxhukësh”, “racë aziatike” etj, etj.
Por Mishës i duhet gjithashtu të sqarojë nëse në mendimin e tij Jazexhiu është përfaqsues i fundamentalizmit apo agjent i sigurimit kundra muslimanëve. Në një e-mail privat që Jazexhiu ka bërë publik, Misha ka akuzuar Jazexhiun për kërcënime të dërguara në internet dhe i shkruar Jazexhiut se do i bëjë publike lidhjet e tij me sigurimin e shtetit që do e vinin në pozitë para muslimanëve të tjerë. Misha asnjëherë nuk ka mbështetur të tilla akuza por dikush është vështirë të jetë edhe fundamentalisti musliman i përkushtuar, sic akuzohet dhe bashkëpuntori i sigurimit që punon kundra tyre. (Falenderojmë ata që na kontaktuan dhe kërkuan që të heqim tekstin e e-mailit privat midis z. Misha dhe z. Jazexhiu.)
Ne shpresojmë që Misha ashtu sic ka premtuar të marë hapat që ka premtuar duke qenë se Jazexhiu nuk i ka kërkuar falje, sic ka kërkuar z. Misha. Por sido që të jetë, le të mos kthejë z. Jazexhi në mulli ere. Ne e kuptojmë që marëdhënia e z. Misha me z. Jazexhi, është, të themi, … e komplikuar. Por le ta mbajë private me z. Jazexhiu e le t’i dalë gjer në fund nëse beson se ka të drejtë, por mos na kthejë problemet e veta personale me z. Jazexhiu në përpjekje për të përgjithësuar qëndrime e projekte muslimane që nuk egzitojnë. I apelojmë që të ngrihet në një qëndrim më të lartë se ai i z. Myftari se tek e fundit nuk është nivel i vështirë për tu ngritur mbi të.
Kush eshte autori?!!!!!!! i ketij shkrimi?
PërgjigjuFshijee crendesi ka kush eshte autori i shkrimit? apo qe ta marre vesh Olsi dhe te filloje nga te sharat e tij perverse deri ne familje dhe ne nder!
PërgjigjuFshijeof of u knaqa. Antiolsi
PërgjigjuFshijeArtikulli pa autor eshte i pa vlere
PërgjigjuFshijeeshte i pavlere aq sa eshte i pavlere anonimi qe te thote te verteten
PërgjigjuFshijeKomenti u hoq nga administratori i blogut.
PërgjigjuFshijee paska share nga gruaja!!! nje musliman e shan nga gruaja nje musliman tjeter!!! po ky paska qene i bute qe e paska duruar se po te isha une e ti do tia kisha thyer brinjet kushdo te kishte qene, jo Olsi,por edhe nje 1000 here me mire se Olsi te ishte! Subhan Allah! Profeti thote se nderi juaj, pasuria juaj dhe jeta juaj jane te paprekshme sic eshte ky vend (Meka) ndersa ju po e mbroni Olsin me justifikime pa vlere.
PërgjigjuFshijeKomenti u hoq nga administratori i blogut.
PërgjigjuFshijeSi ka mundesi qe ka trashesi kaq te madhe ne qarkullim? Ky artikull po akuzohet nga analfabetet se sulmoka Jazexhiun personalisht. Po ta lexosh artikullin, duket se shkruesi PERPIQET TE KONTEKSTUALIZOJE idete problematike te Jazexhiut, duke kerkuar nga AKUZUESIT e tij qe te kuptojne se idete e Jazexhiut jane pjese e nje skeme kunderveprimi te tij ndaj ekstremizmave islamofobe. Ftoj analfabetet te lexojne sa me poshte vijon:
PërgjigjuFshije"Tezat e Mishës rreth “fundamentalizmin islamik” në Shqipëri janë trajtuar më parë në këtë blog, por duhet vënë në dukje se Misha nuk jep kontekstin në të cilin formulohen qëndrimet e O. Jazexhiut ku ka shqiptarë që pretendojnë se të vetmit shqiptarë të vërtetë janë ato bizantinë e të tjerë që mendojnë se të vetmit shqiptarë të vërtetë janë ato katolikë dhe quajnë shqiptarët muslimanë “mbeturina selxhukësh”, “racë aziatike” etj, etj."
Pra, sipas artikullshkruesit, Jazexhiu eshte bere agresiv thjesht nga perplasja me ata qe fyejne muslimanet si kolone te huaj, apo ata qe pretendojne se vetem te krishteret jane shqiptare te vertete. Ky ne fakt duket si justifikim i idiotesive te Jazexhiut, por kjo eshte hipoteza e artikullshkruesit, te cilen ai e mbeshtet ne observimet e veta.