e hënë, 14 shkurt 2011

Gëzuar ditën e dashurisë!


B. Sinani

Sipas një pjese të transmetimeve, dita e nesërme përkon me lindjen e të dashurit tonë, Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Teksa për gjenerata myslimanët kanë debatuar legjitimitetin e festimit të kësaj dite, edhe ata që kanë kundërshtuar festimin e mevludit të shenjtë, e kanë bërë këtë duke kërkuar të nderojnë traditën dhe mësimin e Profetit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.


Por myslimanët përgajtë kohëve e lokaliteteve janë bashkuar në nderimin e njeriut që erdhi si “mëshirë për gjithë botët,” duke njohur e pranuar se ai është udhërrëfyesi për në rrugën drejt Zotit.

Kaligrafia e emrit të tij dekoron xhamitë në të katër anët e botës, emri i tij është ndër emrat më të përdorur në botë në emërimin e fëmijve, dhe përgjatë shekujve, poezitë e këngët më të bukura janë kompozuar të motivuar nga dashuria për profetin, dashuri që qëndron në vetë thelbin e traditës fetare të myslimanëve në të katër anët e botës, në shpirtin e spiritualitetit fetar mysliman.


Profeti frymëzon kërkimin tonë për Zotin, na ngushëllon në ankthet e sfidave të egzistencës tonë, motivon përpjekjen tonë për drejtësi sociale, kontributin tonë komunitar si qënie adamike.


Në gjithë mevludet që kam patur fatin të dëgjoj në vende të ndryshme, një nga eksperiencat më mbresëlënëse ka qenë në një mbasdite në qytetin e Tanxhirit, duke kaluar pranë një kafeneje që nuk kishte as emër dhe cdo të enjte, një ansambël muzikantësh mblidhej për të kënduar këngë të traditës spirituale të Marokut, sic është trashëguar nga Andaluzia. Gjithë të pranishmit, duke pirë caj menexhiku, i bashkoheshin zërit të këtyre këngëtarëve që ruanin traditën e muzikës andaluziane dhe këto zëra elektrifikonin ajrin e asaj lulishteje – cajtore pranë hyrjes së kasbës së Tanxhirit.


Ky link është recitim në traditën andaluziane të ruajtur në Marok i poemës së famshme të Imam Busirit, dedikuar të dashurit tonë, Profetit Muhamed.


Gëzuar ditën e dahurisë për të dashurin e Zotit, sejidina ue habibina Muhamed.


“Vërtet Zoti dhe engjëjt dërgojnë përshëndetjet e paqes mbi Profetin. O ju që keni besuar, dërgoni më të mirat përshëndetje paqeje mbi Profetin.”


O Zot dërgo paqe e begati mbi Profetin Muhamed dhe trashigimtarët e Profetit Muhamed, ashtu si dërgove paqe dhe begatove Profetin Ibrahim dhe trashigimtarët e Profetit Ibrahim. Amin.

3 komente:

  1. Eselamu alejkum! Mewlidi eshte bidat, dhe nuk ehste e kerkuar nga feja jone e plotesuar. Per me teper eshte edhe nje perngjasim me te krishteret,(krishtlindjet)!

    PërgjigjuFshije
  2. Sipas nje grupi dijetareve (mes te cileve edhe imam Sujuti, Ibn Haxh etj) Mevludi eshte nje bidat por nje bidat hasan (dmth bidat i mire). Sipas dijetarit te nderuar ibn Haxhr el Askalani festimi i Mevludit pa teprime ne te eshte nje bidat i mire, si argument (nje nga argumentet) merret nje transmetim ku nje sahabi ka pare Ebu Lehebin ne xhehenem edhe ky i fundit i ka thene sahabiut qe denimi i tij lehtesohet vetem diten e hene (qe eshte dita e lindjes se Profetit) edhe se kjo ndodh per shkak se Ebu Leheb kur iu dha lajmi qe lindi Profeti a.s nga gezimi liroj skllaven qe ia solli kete lajm. Selam e me te mira

    PërgjigjuFshije
  3. dhe keto qe thua jane argument per festimin e mevludit?
    cudi si nuk i kishin parasysh keto "argumente" sahabet, tabiinet, kater imamet e dijetaret qe erdhen me pas deri ne shekullin e kater te hixhretit?


    dashuria ndaj Profetit eshte ibadet, salavatet jane ibadet, kujtimi i Profetit eshte ibadet, dhe cdo ibadet qe nuk perputhet me ate cka ka ligjeruar shpallja dhe ashtu si e ka ligjeuar ajo eshte bidat, dhe cdo bidat eshte humbje, keshtu ka thene ai per nder te te cilit behet ky bidat, -salallahu alejhi ue selem-

    PërgjigjuFshije