Me 23 dhe 25 prill 2011, në qytetin e Udines në Itali, do të mblidhen për të katërtin vit radhazi muslimanët shqiptar nën kujdesin dhe organizimin e shoqatës më të madhe të shqiptarëve musliman me banim në Itali, UAMI. Takimi në fjale përcillet nën frymën e temës së bashkëjetesës me vlerat e fesë në një kontekst emigrimi dhe integrimi të shoqërisë muslimane shqiptare, në kontekste të ndryshme nga ai i origjinës. Për të shqyrtuar në formë me të plotë një temë kaq të qenësishme, organizatorët kanë ftuar relator si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë saj. Të ftuarit i përkasin sferave të ndryshme nga ajo fetare, tek psikologjia, tek historisë, deri tek politika, me figura të spikatura të fushës. Kjo për të pasqyruar një optikë gjithëpërfshirëse të tematikës qendrore të takimit në fjalë.
Prej vitesh në shumëllojshmërinë intelektuale diskutohet mbi rolin e zhvillimit të formave të reja të bashkëpunimit të organeve shtetërore me institucione të ndryshme fetare që operojnë në fushat e arsimit apo dhe etikës. Ky zhvillim ka marrë formë pikërisht në kontekste shtetesh me tradita të rrënjosura laike, gjë e cila përcjell frymën e një kohezioni dhe ndërveprimi plotësues midis Shtetit, trashëgimtar i Iluminizmit dhe Pozitivizmit, dhe eksperiencës shekullore të akumuluar prej sferës fetare. Kjo e fundit tenton të plotësojë më së miri jo vetëm nevojën e individit për të zbuluar dhe ruajtur një harmoni të brendshme personale shpirtërore dhe psikologjike, por gjithashtu tenton të ofrojë dhe një lloj rrugëtimi jetësor real, i përberë nga një mori normativash të cilat e modelojnë sjelljen njerëzore.
Në një kontekst zhvillimi dhe përcjelljeje të vlerave kulturore, që ço popull ka akumuluar në bagazhin e gjatë kulturor individual të rritjes dhe zhvillimit të tij, transferimi i përshpejtuar i vlerave të popujve të ndryshëm, në kontekstin e globalizimit, ka lindur nevojën e analizës së problematikave të krijuara në kohët moderne dhe, për pasojë, zgjidhjeve të mundshme që mund të shihen në horizont. Të bindur se etika dhe familja janë gurë themeltarë të traditës fetare, të cilat në kohen e sotme më së shumti do t’i vinin në ndihmë një shoqërie në vështirësi rreth vizionit ndaj të ardhmes, takime të tilla kthehen në domosdoshmëri për një shoqëri nën një zhvillim konstant. Kërkimi i vazhdueshëm, njohja dhe ndërveprimi nëpërmjet takimeve individuale ose publike do të luanin një rol thelbësor në zhvillimin dhe përhapjen e vlerave universale në ambiente ku është zgjedhur të jetohet, si në vendlindje ashtu dhe në emigrim.
Takimi vjetor i organizuar nga UAMI, karakterizohet nga një program i larmishëm që ndërthur më së miri aktivitetin shpirtëror, intelektual dhe zbavitës, në një kamping tre ditor.
Ju rikujtojmë që takimi do të zhvillohet në datat 23-25 prill 2011, në fshatin turistik:
GETUR - viale Centrale, 29, 33054, Lignano Sabbiadoro (UD), Itali.
Organizatoret:
Unione degli Albanesi Musulmani in Italia, UAMI
Nuk ka komente:
Posto një koment