Ngushëllime gjithë besimtarëve myslimanë të tarikatit Bektashi. Më poshtë sjellim biografinë e Baba Reshatit marrë nga faqja zyrtare e Kryegjyshatës bektashiane.
Haxhi Dede Reshat Bardhi ka lindur më 4 mars 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit. Mësimet e para fetare i ka marrë tek hoxha i fshatit. Më pas ka ndjekur një kurs formimi në Medrese të Tiranës. Përdor gjuhën arabe për nevoja të predikimit e të ritualëve fetare. Më 1954 u dorëzua dervish tek Kryegjyshi Botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj. Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës. Pas viteve 1967 ka punuar për 23 vjet me radhë, punëtor në Ndërrmarjen Bujqësore „Gjergj Dimitrov“ në Tiranë.
Më 1991, bën peligrinazhin tradicional islamik në qytetin e shenjtë të Mekës dhe fiton titullin Haxhi. Po atë vit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihap Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton Kongresin e Gjashtë bektashian, ku shpallet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve. Shtatë vjet më vonë, në shtator të vitit 2000, organizon Kongresin e Shtatë të bektashizmit dhe shtator 2005, Kongresin e tetë bektashian. Këto 14 vjeëtt e fundit pas përmbysjes së regjimit totalitar komunist, nën kujdesin personal të Dede Reshatit janë hapur e vënë në shërbim të besimtarëve bektashianë rreth 120 objekte kulti, duke realizuar kështu një ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në vendin tonë. Ka marrë pjesë aktive në konferenca e takime ndërkombëtare kushtuar problemeve të mprehta të kohës, si në Gjermani, Itali, Iran, Turqi, Azerbaixhan, Maqedoni, Kosovë etj. Ka luajtur rol të dorës së parë në ruajtjen e mardhënieve tradicionalisht të mira midis komuniteteve e besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri,duke e vështruar tolerancën fetare si domosdoshmëri jetike dhe porsi hyjnore. Ai është nderuar me titullin „ Pishtar i Demokracisë“; është vlerësuar edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Ë. Bush, në lidhje me qëndrimin e prerë kundër aktit barbar të 11 shtatorit 200 , është nderuar edhe nga Papa Gjon Pali i II gjatë Konferencës Botërore për një dialog ndërkombëtar për të mirën e Paqes. Në këto vite është nderuar në vendin tonë me tituj të ndryshëm si:
Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit, Kukësit, të Krujës, të Bulqizës, të Martaneshit dhe në mars të vitit 2005, me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes nga Presidenti i Republikës iu dha Urdhëri „Naim Frashëri“, i Artë.
Musliman jane bektashite! edhe u beni ngushullime atyre per Reshatin! bektashite besojne ne hyjnitetin e Aliut, te pakten kreret e tyre po, dhe ju u coni atyre ngushullime!
PërgjigjuFshije