e shtunë, 16 prill 2011

Personi më i mrekullueshëm që kam takuar ndonjëherë.


Peter Oborne

Komentatori kryesor politik i Daily Telegraph.

Këto kohë cmimi Nobel u jepet personazheve te cuditshme, sic u tregua nga cmimi tepër i parakohshëm që ju dha Presidentit Obama. Por është dikush që më së shumti do e meritonte por që gjer më sot është neglizhuar. Ai është Abdul Sattar, një punonjës social nga Pakistani, të cilin pata privilegjin ta takoj kur po bëja një film mbi dhunën në Karachi.


Pak minuta pasi pash z. Edhi kuptova se isha në prezencën e madhëstisë morale dhe shpirtërore. Ai është njeriu më i mrekullueshëm dhe më madhështor që kam takuar ndonjëherë dhe jam i bindur se gjeneratat që do vinë do e nderojnë si shenjtor. Filmi ynë nuk është për z. Edhi, por për shërbimin e ambulancës që ai themeloi që shpëton kaq shumë jetë sot. Fondacioni Edhi është gjithashtu përgjegjës për jetimore, shtëpi për të sëmurët mendor dhe një oqean me punë të tjera humanitare. Unë shkrujta rreth profilit të tij në numrin e fundit të së dielës të Telegraph –it.

Katërmbëdhjetë vjetë më parë, z. Edhi botoi një autobiografi, me identitet fshehur bukur nga Tehmina Durrani. E lexova këtë libër kur isha në Karachi; disa pjesë janë aq të thella dhe të vërteta saqë lexohen si tekste të shenjta apo poezi madhore. Pjesë të tjera janë një komentar intensive social rreth dështimeve të klasës politike në Pakistan.

Teksa lexoja librin e tij, e gjeja veten vazhdimisht duke nënvizuar fjalët e tij. Për ata që nuk kanë dëgjuar kurrë për z. Edhi dhe dëshërojnë të kuptojnë ca më shumë rreth tij dhe thellësinë e gjykimit të tij, po sjell një përzgjedhje të mendimeve të tij, të cilat i kam ndarë në kategori. Në disa vende kam shtuar pak fjalë shpjeguese apo kontekst.

(Artikullin të plotë në origjinal mund ta gjeni duke klikuar këtu.)

Nuk ka komente:

Posto një koment