e mërkurë, 10 gusht 2011

Muslimani nuk mund ta fyejë Nënë Terezën


Imam Neki Kaloshi

Me Emrin e Zotit Më të Mëshirshmit, Mëshirbërësit

Gjithë Falenderimi i takojn Zotit të Madhërishëm, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të dashurin tonë, Profetin Muhamed a.s. .

Padia e ngritur kundra Imam Shqefqet Krasniqit kasjellë një valë mbështetjeje në mesin e besimtarëve, gjë që tregon bindjen e bashkësisë së besimtarëve në të gjitha trevat shqiptare se kjo padi është sa absurde po aq dhe keqdashëse. Të tilla ngjarje që me të drejtë perceptohen si sulme jo vetëm ndaj imamit të nderuar, por ndaj gjithë bashkësisë, ngjallin shpesh pasione të cilat gjithsesi nuk duhet të mjegullojnë mendimin dhe etikën tonë fetare.


Së pari, është e nevojshme që të qartësohet se nuk ka ndonjë armiqësi të muslimanëve kundra Nënë Terezës si klerike e një feje tjetër ku aderojnë dhe shumë bashkombas tanë, por ka një zemërim më se të përligjur ndaj marketimit politik të Nënë Terëzës nga politika si në Shqiperi e në Kosovë, mënyrë që sjell tensione në vend të harmonisë fetare. Qartësia në këtë dallim është bërë e domosdoshme.

Së dyti, çështja se kush hyn në zjarr dhe kush hyn në parajsë është cështje që i përket Zotit të Madhërishëm dhe nuk është një çështje për të cilën ne si muslimanë na kërkohet domosdoshmërisht të bëjmë klasifikime.

Ne dëshmojmë se ajo nuk e ka lënë këtë botë si pasuese e fesë Islame, e cila është rruga që Zoti na ka kërkuar të pasojmë në këtë jetë, dhe dëshmojmë gjithashtu se fati i çdo njeriu dhe gjykimi mbi veprat e tij i takon vetëm Zotit. Në të kundërt ne nuk jemi obliguar në fenë tonë të përcaktojmë fatin përfundimtar të askujt, por jemi urdhëruar të ftojmë në rrugën e Tij me urtësi.

Në Suren Maide 118 jepet një fragment nga Dita e Gjykimit, ku Isai a.s. i përgjigjet Zotit, për faktin që të krishterët e kanë adhuruar atë si zot:

Nëse Ti i dënon, ata janë robërit e Tu, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti”.

Pavarësisht se çfarë mendojnë muslimanët dhe të krishterët për fatin e pasuesve të feve të tjera në jetën që vjen, kjo nuk pengon marëdhëniet e mira teksa jetojmë në këtë botë. Kurani, në një sërë vargjesh, na tregon se të krishterët gjenden më pranë muslimanëve se të gjithë të tjerët dhe na këshillon të dialogojmë me ta në mënyrën më të virtytshme.

Në suren el Maide, ajeti 82 thuhet:

“Me siguri do të vëresh…. dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo përshkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës)”.

Ndërsa në Suren Ankebut, ajeti 46:

“Diskutoni me ithtarët e Librit [të krishterët dhe hebrenjtë] vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një - dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”.

Zoti i Madhërishëm i ka dalluar pasuesit e Musait (hebrenjtë) dhe të Isait (të krishterët) nga paganët dhe mohuesit, si dhe na ka kërkuar të kemi marrëdhënie të afërta me ta, ashtu siç ka lejuar dhe martesat ndërmjet nesh.

Kështu që mbështetja për Imam Krasniqin nuk duhet të na bëjë të flasim apo deklarojmë qëndrime që nuk ndihmojnë marëdhëniet e mira me bashkëkombasit tanë të besimit të krishterë. Edhe nëse fjala e Imam Krasniqit do kishte qenë një fetva, dhe nga sa është bërë e ditur nga ai, nuk është dhënë ndonjë fetva e tillë, gjithsesi fetvaja, në kuptimin fetar nuk ka nevojë për tifozë.

Si besimtarë ne nuk duhet të lejojmë që të biem preh e atyre qarqeve që dëshirojnë tensione midis muslimanëve dhe të krishterëve në Shqipri sepse veprat tona udhëhiqen nga parimet e fesë sonë. Shumëkush ndihet i lirë të lëshojë fjalë të rënda dhe të mbrohet më pas me argumentin e lirisë së fjalës, por duhet të kujtojmë se feja jonë na vendos në obligimin që të flasim mirë ose të heshtim, të kontrollojmë gjuhët tona dhe të flasim në mënyrë të përgjegjshme. Nga dijetarët tanë na vijnë transmetime se i qoftonin fëmijët edhe kur ata ofendonin kafshët. Ky është morali që duhet të kultivojnë muslimanët.

2 komente:

  1. Artikull me vend. Nje mysliman nuk duhet te ofendoje jo vetem nene Terezen por te gjithe njerezimin. SalaAllau alejhi we Selem u grit ne kembe kur kaloi prane tij xhenazja e nje jahudi. Ne ate kohe SAW ishte presidenti fuqiplote ne Medina. Se dyti ne duhet te dime kuptimin dhe diferencen midis kufr dhe xhahl..

    PërgjigjuFshije
  2. Allahu ta shperblefte Imam Neki Kaloshi per fjalen e drejte e te urte. Te krishteret jane nje pakice ne kombin tone 90% musliman (tradicionalisht) dhe perpjekja per t'u dhene me shume peshe se c'u takon atyre prej elitave te pushtetshme apo prej te huajve, ndihmohet ndonjehere prej agresivitetit te ca aktivisteve muslimane (ku nuk ben pjese imam Krasniqi). Duke i vene ne qender te vemendjes pa novoje te krishteret si te krishtere, ndihmojme kauzat e mbrapshta te atyre qe duan te prodhojne tensione rreth fese dhe te paraqesin te krishteret si viktima. Me dy fjale te nje imami ne Kosove rreth te cilave behet zhurme, duhet te harrojme se ne fakt kulti i Nene Terezes eshte vetem nje teknike per katolicizmin e sferes publike ne Shqiperi e Kosove. Ne nuk kemi kritika per Nene Terezen si murgeshe se Zoti na ka lene te lire te zgjedhim fene qe duam, po kemi pafundesisht kritika per ata qe e perdorin ate per te konvertuar kulturalisht e me pas fetarisht shqiptaret. Keta qe e kane kthyer Nene Terezen ne biznes fitimprures per t'u dukur pro-katolike me maske patriotike, keta meritojne percmim

    PërgjigjuFshije