René Guénon
Në botën perëndimore është e mdës që Islami të konsiderohet si një traditë thellësisht luftarake, dhe si rrjedhojë, kur kordha ose shpata (es-sejf) është e përfshirë, kjo është marrë vetëm në sensin e saj më literal, pa menduar se si kjo çështje është në realitet. Megjithëse, është e pakundërshtueshme që në Islam ka një aspekt të veçantë në lidhje me luftën, ai gjendet gjithashtu në tradita të tjera, duke përfshirë edhe Krishterimin.
Vetë tradita hinduiste, e cila sigurisht nuk mund të konsiderohet si luftarake përderisa priret t’i lerë pak vend aksionit, megjithatë gjithashtu përmban këtë aspekt, siç duket qartë në leximin e Bhagavad – Gita. Pa u verbuar nga disa paragjykime, është e lehtë të kuptohet që kjo duhet të jetë kështu, sepse në fushat sociale, lufta, për aq sa drejtohet kundër atyre që krijojnë ç’rregullim (ose kaos) dhe ka si qëllim për t’i kthyer ata drejt rregullit, përbën një funksion legjitim, i cili është thelbësisht vetëm një aspekt i funksionimit të “drejtësisë” të kuptuar në kuptimin më të plotë. Megjithatë, kjo është vetëm aspekti më i jashtëm dhe jo fort thelbësor i gjërave. Nga pikëpamje tradicionale, çfarë i jep gjithë vitalitetin e saj, me luftë kuptohet përpjekja që njeriu duhet të kryejë kundër armiqve që ka brenda vetes, një përpjekje që drejtohet kundër të gjithë atyre elementëve të brendshëm që janë në kundërshtim me rregullin dhe bashkimin. Në të dy rastet, qoftë kur ajo i përgjigjet rregullit të jashtëm social apo edhe rregullit të brendshëm shpirtëror, lufta gjithmonë ka për qëllim të vendosë e ekuilibrin dhe harmoninë (e cila shpjegon pse është e lidhur si duket me drejtësinë”) dhe si rezultat për të bashkuar në një farë mase shumëfishsinë e elementëve që janë në kundërshtim midis vetveteve. Kjo do të thotë me thënien që përfundimi normal dhe analizat finale është vetëm raison d’être, është paqe (es-selam), e cila me të vërtetë mund të arrihet me nënshtrimin (el-Islam) ndaj vullnetit hyjnor. Secili element vendoset në vendin e vet në mënyrë që t’i bëjë të punojnë drejt kuptimit të ndërgjegjshëm të një dhe plani të ngjashëm; dhe nuk është e nevojshme për të treguar sesa afër këto dy terma el-islam dhe es-selam janë të lidhura me njëri-tjetrin në gjuhën arabe.
Në traditën islame, këto dy kuptime të luftës, ashtu si edhe marrëdhëniet reale midis tyre, janë të shprehura gjerë e gjatë. Një hadith i Profetit, i përmendur gjatë kthimit të tij nga një ekspeditë kundër armiqve të jashtëm, thuhet: “Po kthehemi nga lufta e vogël tek lufta e më e madhe” (rexhana min el-xhihadi l –esgher ila l-xhihadi l- ekber). Nëse lufta e jashtme është kështu vetëm “lufta e vogël”, ndërsa lufta e brendshme është “lufta më e madhe”, kjo vjen për shkak se e para ka vetëm një rëndësi sekondare në lidhje më të dytën, e cila është vetëm një imazh i perceptuar. Ajo që kalon pa u përmendur që në këto kushte, çfarëdo që i shërben luftës së jashtme mund të merret si simbol i asaj që shqetëson luftën e brendshme dhe kjo veçanërisht është në rastin e shpatës.
Ata të cilët nuk marrin parasysh këtë kuptim, madje edhe nëse ata janë të paditur në lidhje me këtë hadith, të paktën duhet të kishin vënë re se gjatë hytbes hatibi (hoxha), funksioni i të cilit dukshëm nuk ka asgjë luftarake në sensin e zakonshëm të fjalës, në shumë raste mban në duar një shpatë, në mënyrë krejt simbolike – fakti që kjo shpatë zakonisht është prej druri, pra e papërdorshme për luftën e jashtme, përforcon më tepër karakterin simbolik të saj.
Shpata e drejtë, për më tepër, daton prapa tek një e kaluar shumë e largët në simbolizmin tradicional, sepse në Indi ishte një nga objektet që figuron në sakrificën e Vedi-it. Kjo shpatë (sphya) , vendi sakrifikues, Stemja (ose më saktë, boshti, elementi thelbësor) dhe tehu thuhet se kanë lindur nga vaxhra ose rrufeja e Idras.
Kur Idra flakëroi rrufenë ndaj Vitrës, u bë, si flakë e saj, katërfish... Brahmitë përdorin dy nga këto katër forma gjatë sakrificës, ndërsa Kshatrisitë përdorin dy të tjerat në luftë... kur sakrifikuesi valëvit shpatën e drunjtë, është rrufeja që i flaket armikut...
Marrëdhënia e kësaj shpate me vaxhra-n duhet veçanërisht të vihet re për shkak të asaj që ndodh më pas. Në këtë lidhje ne duhet të shikojmë që shpata është përgjithësisht e krahasuar me rrufenë ose e shikuar sikur derivohet nga kjo e fundit. E mirënjohura “shpatë e zjarrtë” e paraqet atë në një mënyrë të perceptueshme, pavarësisht kuptimeve të tjera që shpata mund të ketë në të njëjtën kohë, sepse duhet të kuptohet qartë që simbolet e vërteta gjithmonë përmbajnë një pluralitet kuptimesh, të cilat, pa qenë aspak bashkarisht ekskluzive ose kontradiktore, në të kundërt harmonizojnë dhe plotësojnë njëra tjetrën.
Për t’ju kthyer edhe një herë shpatës së hatibit, ne mund të themi që ajo simbolizon mbi të gjitha fuqinë e fjalës, siç duket qartë, për më tepër ky është një kuptim krejt i zakonshëm i atribuuar shpatës dhe ajo nuk është e huaj as në traditën e krishterë, ashtu siç këto vargje të shpalljes tregojnë qartë: Rev 1:16
Dalja e shpatës nga goja nuk mund të ketë kuptim tjetër përveç këtij,
Përktheu Ardit Kraja
_________________
Marrë nga Symbols of the Sacred Science f. 179-184, përkthyer nga frëngjishtja nga Henry D. Fohr, botuar nga Sophia Perennis, NY
Nuk ka komente:
Posto një koment