e shtunë, 6 gusht 2011

Myftinia e Durrësit dhe Ekspozita e Artit.


B. Sinani

Në shumë organe të shtypit është njoftuar këto ditë ankesa e Myftinisë së Durrësit me rastin e hapjes së një ekspozite në hapsirat e saj në të njëjtën ndërtesë ku gjendet xhamia e madhe e Durrësit, hapsirë që manxhohet nga Bashkia e qytetit. Përvec argumentit etik sipas të cilit ekspozimi i figurave nudo është në kundërshti të etikës fetare, Myftiu Redi Quku ka sjellë në vëmendjen e medias edhe faktin se ka një kontratë ligjore sipas të cilës përcaktohen kufizimet në natyrën e ekspozimeve në këtë ambjent.


E megjithatë, në shumë media kjo ngjarje u paraqit si ndeshje e fesë kundra artit; si dorëzim i artit dhe sekularizmit nën presionin e fesë. Sigurisht kjo është një paraqitje e deformuar e asaj cfare ka ndodhur. Bashkësia muslimane nuk po kërkon të imponojë kode morale mbi shoqërinë por po kërkon respektimin e një marëveshjeje ligjore me Bashkinë për mënyrën se si përdoren ambjentet e veta të cilar ja ka lënë për përdorim Bashkisë, pikërisht në mbështetje të artit.

Por dhe më dashakeqase nga këto tabllo të supozuara betejash mes artit dhe fesë, ishte një artikull i z. Mero Baze. Z. Baze shkruan:


“Një ekspozitë në Durrës është detyruar të mbyllet nën terrorin e paralajmërimeve fetare nga autoritetet e komunitetit mysliman në qytet, për shkak të përmbajtjes së saj. Bëhet fjalë për një ekspozitë të rëndomtë nudo nga ato që shumë artistë i kanë eksperimente të zakonshme në karrierën e tyre. Një nga krerët e komunitetit mysliman në Durrës ka reaguar ashpër përmes arsyetimit se ekspozita është hapur afër xhamisë dhe se ky është Muaji i Shenjtë i Ramazanit.”


Të gjithë reportazhet rreth kësaj ngjarjeje sjellin në vëmendjen e publikut ankesën e myftinisë, por asnjë lajm për “terrorin e paralajmërimeve fetare.” Z. Baze nuk është i ri në zanatin e gazetarisë. Nuk është as naivitet që në botën pas 11 Shtatorit të paraqesësh një ankesë të muslimanëve të Durrësit rreth si përdoren ambjentet e tyre si akt paralajmërimi “terrori.” Ku është terrori në cfarë ka bërë myftinia? Asgjëkundi, përvecse në penën e një gazetari dhe qytetari të papërgjegjshëm.

Nuk ka komente:

Posto një koment